Milan, ky ekip dështak

Milan, ky ekip dështak

AcmilanPSP-150x150.jpg
Paraqitja e Milano-s nuk mund të quhet ndryshe, veq katastrofë. Kjo është skuadra më e dobët në 25 vitet e fundit, ska dyshim aty. Zëvendës presidenti i rossonerëve Adriano Galliani ka bërë të ditur se është bërë pishman që në skuadër ka mbajtur pleqtë. Atmosfera në Milanello është bërë e zymtë dhe tani po kërkohet rrugëdalje nga kjo krizë e thellë. Presidentit Berlusconi veq telasheve politike i ka dalur edhe kjo me klubin e zemrës, të cilin vet e quajt të dështuar. Asnjëherë në histori të shtatë herë kampionit të Evropës nuk ka ndodhur që të shitet një lojtar kyç. Problemet financiare e shtynë yllin e rossonerëve brazilianin Kaka drejt Real Madrid-it.Ky doli të jetë vendimi më i gabuar i drejtuesve nga San Siro. Futbollistëve si Jankulovski, Kaladze, Ambrosini dhe Seedorf iu ka kaluar koha. Ajo qw wshtw mw e keqja te Millano, mungon njw Akademi e fuqishme e cila prodhon lojtar kualitativ. Ndwrsa kapakun e dështimeve padyshim e përmbyll dikur lojtari më i mirë në botë braziliani Ronaldinho, së cilit siç duket i ka ardhur koha për rikthim në vendlindje.Më së keqi në këtë tollovi e kanë pësuar tifozët kuq e zi tw cilwt po e braktisin stadiumin San Siro me tw madhe. Milano-s i ka mbetur ti kujtoj ato ditët e bukura nën drejtimin e Arrigo Sachit, Fabio Capellos dhe Carlo Ancelottit.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23425. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23425
 
Top