Kondrapedali
Kondrapedali
Re: Mikrobi Francez: Përtej një teorie të thjeshtë konspiracioni
Përkundrazi Alinos, do të thoja që shqiptarit i shkon më shumë për shtat liberalizmi francez sesa konservatorizmi anglo-sakson. Megjithatë edhe këtu nuk mundemi të përgjithësojmë pasi edhe në Shqipëri i gjejmë të dyja rrymat.
Ajo që Zeneli nuk ka arritur të analizojë është pikërisht shqiptari, që është një qenie tepër e veçantë, të paktën në Europë.
Pra Zeneli para se të tentojë të bëjë krahasime mes politikanëve shqiptarë dhe mendësive franceze, ai duhet në radhë të parë të shtjellojë mendësinë shqiptare nga ku kanë dalë këta politikanë.
Dhe së fundi, do isha dakort me ty sikur Zeneli të mos e kishte shtyrë më larg analizën e tij duke folur me buzët vesh më vesh për stilin anglo-amerikan. Aty del qartë se ai nuk po kërkon të tregojë largësinë apo imitimin e keq të mendësisë franceze nga shqiptarët por pikërisht ndikimin e madh që kjo mendësi ka patur tek inteligjenca shqiptare. Këtë fakt ai e kundërshton dhe ofron si alternativë shumë më të mirë (kjo tregohet nga mënyra poetike me të cilën ai e përshkruan) stilin anglo-amerikan.