Mikrobi Francez: Përtej një teorie të thjeshtë konspiracioni

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mikrobi Francez: Përtej një teorie të thjeshtë konspiracioni

Përkundrazi Alinos, do të thoja që shqiptarit i shkon më shumë për shtat liberalizmi francez sesa konservatorizmi anglo-sakson. Megjithatë edhe këtu nuk mundemi të përgjithësojmë pasi edhe në Shqipëri i gjejmë të dyja rrymat.
Ajo që Zeneli nuk ka arritur të analizojë është pikërisht shqiptari, që është një qenie tepër e veçantë, të paktën në Europë.
Pra Zeneli para se të tentojë të bëjë krahasime mes politikanëve shqiptarë dhe mendësive franceze, ai duhet në radhë të parë të shtjellojë mendësinë shqiptare nga ku kanë dalë këta politikanë.

Dhe së fundi, do isha dakort me ty sikur Zeneli të mos e kishte shtyrë më larg analizën e tij duke folur me buzët vesh më vesh për stilin anglo-amerikan. Aty del qartë se ai nuk po kërkon të tregojë largësinë apo imitimin e keq të mendësisë franceze nga shqiptarët por pikërisht ndikimin e madh që kjo mendësi ka patur tek inteligjenca shqiptare. Këtë fakt ai e kundërshton dhe ofron si alternativë shumë më të mirë (kjo tregohet nga mënyra poetike me të cilën ai e përshkruan) stilin anglo-amerikan.
 

MLK

Primus registratum
Re: Mikrobi Francez: Përtej një teorie të thjeshtë konspiracioni

Alinos,
Eshte normale qe personat qe kane jetuar apo jetojne ne vendet frankofone te jene me kritike (ne sencin kritik te fjales) ne lidhje me temen pasi askush nuk mund te njohi Francen dhe francezet me mire se keta persona.
Nese nje pjese e madhe flasin me njohurite qe kane mar nga televizionet apo librat, ata qe jetojne ne France kane mundesine te njohin francezet dhe Francen nga afer.
Duke qene se vet jetoj ne France, mendoj se ju a njoh shume me mire zakonet e menyren e te jetuarit apo te sjellurit se profesori ne fjale qe ndoshta ka qen kalimtar ne France.
E kam then dhe me siper qe shkrimi eshte teper siperfaqesor dhe eshte larg realitetit.
Do te isha i lumtur sikur te kishim mar qofte dhe 10% nga francezet pasi nuk do ishim ne kete gjendje qe jemi sot, problemi eshte se ne jemi turqeni e skemi gje te perbashket me te qenit francez.

Ps. Me kete nuk dua te them qe Franca dhe francezet jane referenca boterore por bejne pjese ne eliten e vendeve qe kane bere zhvilluar boten e civilizuar. Te meta e gabime, pjese te zeza ne histori kane sa te duash, por artikulli ska lidhje fare me keto.
 

Nakenak

Primus registratum
Re: Mikrobi Francez: Përtej një teorie të thjeshtë konspiracioni

dembelizëm kolektiv

Nuk e di sesi ndiheni ne kete pike, por mua me duket me e rendesishmja. Per te folur per kete pike mendoj se:

1. Ne shqiperi dembelizmi vjen si shkak i papunesise.

2. Ne france dembelizmi vjen, sepse shteti francez paguan social te gjithe te papunesuarve, qe eshte pothuajse i njejte si atyre qe kane nje pune fillestare.

Eshte e vertete se sociali ekziston ne cdo vend se edhe ne shba por ketu te japin para sa per te mbijetuar. Populli shqiptar e ka tradite punen, nuk e di qarte cfare behet ne europe, por ketu shqipetart jetojne aty ku jeton miu, punojne dy tre pune, per te kursyer ca para per te bler ne shtepi ose per te paguar shkollen e femijeve. (dhe kete nuk e them une por te huajt). Flitni hapur nqs e kam gabim per shqipetaret e amerikes. Dembelizmi ekziston ne cdo vend te botes, por nuk eshte dembel ai qe nuk ka pune.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Mikrobi Francez: Përtej një teorie të thjeshtë konspiracioni

Ketu s'ka ngelur me gje pa thene nga te tjeret qe ta them une. I vetmi koment qe kam eshte ne formen nje kurioziteti nese ky Zeneli s'ka pune tjeter me te mire me se te merret ne vend qe te shkruaje dokrra per paralelizmin e shqiptareve me francezet apo te listoje te metat e "frankofonise" per t'u lene vendin trumbetave anglo-saksone. Me mire mos merremi me problemet e Frances dhe francezeve se ashtu sic tha zog me lart, eshte kafshate qe s'e kaperdijme dot, madje as te udhehequr nga Zeneli. Si qe ideja, dembele, fanatike. Thuaja more Zenel keto gjera Napoleonit, apo Gustav Eiffel-it, veper e te cilit eshte dhe Statuja e Lirise ne New York!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Mikrobi Francez: Përtej një teorie të thjeshtë konspiracioni

zeneli e ka gjetur po pastaj e ka humbur perseri kur ka kaluar PERTEJ nje teorie te thjeshte konspiracioni.

Do te kish qene me i besueshem si kur te permendte vetem 3 emra

enver hoxha
sali berisha
edi rama

Do te kisha besuar me teper ne nje ndikim nga DIKUSH sesa ne nje ndikim nga DICKA (qe askush me pak mend ne koke nuk e mohon por edhe nuk e ngre aq lart)
 

99999

Primus registratum
Re: Mikrobi Francez: Përtej një teorie të thjeshtë konspiracioni

Nje shqiptar dhe nje francez nuk mund te diskutone se bashku me shume se tre minuta. Ketu duket ngjashmeria e shqiptarit me nje francez.
Francezet jane njerez te mbyllur,hipokrite, s'mund te thuhet e njejta gje per shqiptaret.
Por ka dhe dallime:
Te dyja palet jane punetore, por francezet jane shume me te organizuar.
Ne te dyja vendet ecet me klane, me grupime familjare qe tek ne ndoshta quhen ilegale. (te punosh ne kinematografine franceze duhet te besh pjese ne grupe mafioze qe kane pushtuar kete lloj aktiviteti).
Te dy popujt jane trima.
Te dy popujt pelqejne privilegjet, ndoshta francezet jane me indiferente ndaj me te dobeteve.
Te dy popujt jane gjak nxehte.
 
Top