alinos
Forumium maestatis
Mikrobi Francez: Përtej një teorie të thjeshtë konspiracioni

Publicisti rreket t’i shkojë deri në fund idesë së tij, që struktura intelektuale-politike shqiptare ka aromë franceze. Lista e tij fillon me countdown nga Kadareja dhe mbaron te diktatori komunist Enver Hoxha. Shembulli i tij ka një konkluzion të qartë: nga Franca…duhet të marrin dhe pozitivet
Nga Bernard Zeneli
Kishte kohë që mendoja për një tipar të përbashkët me të cilin mund të karakterizohet elita politike dhe intelektualët shqiptarë. E gjeta krejt papritur teksa shfletoja një libër. Propozimi im është që ka shumë më tepër se ç’duhet aromë franceze në kulturën tone politike. Po propozoj një listë të shpejtë:
Novelisti më i njohur shqiptar Ismail Kadare - bërë i famshëm në Francë dhe ka jetuar atje.
Sopranoja më e mirë shqiptare Inva Mula, jeton dhe punon në Francë
Media më e fuqishme, Klan - ka drejtues një francez dhe për më tepër dy eksponentë të fuqishëm të saj Andi Bushati dhe Arjan Çani kanë qenë studentë të frëngjishtes. Ky i fundit emisionin e tij të suksesshëm “Zonë e Lirë” e ka një kopje të përsosur të emisionit që transmetohet në kanalin France2. Edhe regjizorja Vera Grabocka, qe bashkëpunon me këtë television është specializuar në Francë.
3 rektorët e fundit të Universitetit të Tiranës kanë qenë të specializuar dhe të arsimuar në Francë.
Koncepti shqiptar i shkollës së lartë është një kopje e keqe e asaj në Francë. Shkolla shqiptare e filozofisë është totalisht nën ndikimin francez edhe me autorë si Fuga apo Sinani.
Në përgjithësi shkolla shqiptare, ende është totalisht në hullinë alla-franceze, që shtroi Skënder Gjinushi që kur u kthye nga Franca në vitet 80. Fatkeqësisht ne ende përdorim një sistem të studimit të matematikës, të cilën e kanë nxjerrë jashtë përdorimit edhe vetë francezët.
Një pjesë e mirë e shpurës këshilluese të kryeministrit aktual janë produkt i drejtëpërdrejtë i shkollës franceze, e në fakt asaj të majtë, siç është Universiteti Paris 8.
Një pjesë e mire e ministrave janë kualifikuar në Francë me në krye vetë Dr. Sali Berishën si kryeministër.
Edhe presidentët shqiptarë, që i kanë paraprirë këtij aktualit, i takojnë shkollës franceze. Po ashtu edhe kryetarët e parlamenteve, që i kanë paraprirë Znj, Topalli e cila zgjodhi Francën si vendin për të filluar vizitat si Kryetare e Parlamentit kanë qenë të ndikuar fuqishëm nga Franca. Edhe kryetarët e dy partive më të mëdha në vend, Rama dhe Berisha shihen si produkt francez.
Për ta mbyllur këtë listë do të doja të mos harronin, që edhe diktatori jonë Enver Hoxha ka jetuar e studiuar në Francë.
Shqiptarët që e kanë marrë mikrobin e kulturës franceze i gjen kudo nëpër Shqipërinë politike dhe intelektuale. (Ia vlen të theksohet fakti që jo të gjithë mikrobet janë të këqija.) E kam fjalën për njerëzit, që si puna e të lartpërmendurve që kanë patur një lidhje shumë të rëndësishme me Francën dhe frëngjishten, e cila me apo pa dashje ka lënë një gjurmë të thellë në formimin e tyre. Ndikimi i tyre në jetën tonë dhe mënyra se si ata e mendojnë, bëjnë apo luftojnë politikën ka diçka franceze. Fillimisht do të doja të theksoja se me përjashtime fare të pakta nga kjo listë e personave që kam rreshtuar, të gjithë kanë një stil autoritativ emocional të drejtimit qoftë në art apo politikë. Kjo është karakteristikë tipike e kulturës politike në Francë. Autoritarja që në disa raste shkon në kryeneçësi tipike franceze apo kokëfortësi allashqiptare e ka karakterizuar udhëheqjen shqiptare në shekullin që hodhëm pas e si duket do të jetë karakterizuese edhe për këtë shekull.
Gjetja e rrugës së mesme duke patur parasysh se ç’mund të jetë më e mira për vendin apo kombin aq tipike për stilin anglo-amerikan të udhëheqjes nuk ka gjetur aplikim në politikën shqiptare dhe ditëve të fundit duket se është rasti edhe për politikën franceze. Kthimi i dukurive në kriza (kushtet e këqija të emigrantëve në Francë dhe kolapsi energjitik në Shqipëri) e trajtimi emocional i tyre janë një tjetër karakteristikë e përbashkët për politikën dhe mënyrën se si bëhet ajo në të dy vendet. Në Shqipëri dhe Francë metoda për të bërë politika publika është në funksionalitetin me dramacitet të tejskajshëm të krizave të politikës e jo me mërzitinë aspak interesante por gjithmonë të sukseshme të evitimit të krizave. Duket se ekzaltimet emocionale si pozitive dhe negative e udhëheqin politikën mesdhetare ndërsa arsyetimi pa ngjyra si edhe vetë moti përbëjnë modelin e politikës anglo-amerikane - gjithmonë e ftohtë, gjithmonë me hapa të llogaritur mire.
Kultura politike shqiptare shfaq dukshëm një problematikë të shumë të ngashme me kulturën politike franceze. Një autor si William Safran në librin e tij The French Polity (Longman, 5th Edition) në faqen 54 sintetizon në këtë formë karakteristikat e kulturës politike franceze:
lezeti i rehatisë
instinkt të kultivuar për pronën private
dembelizëm kolektiv
këndvështrim shumëkëndor i realitetit
dëshirë për t’i bërë gjërat abstrakte
admirim për intelektualin dhe mungesë respekti për tregtarin
paprekshmëria e së “kaluarës” - një shenjtërim i pikëpamjeve tradicionale përsa i takon historisë dhe rezistenca për të ndryshuar atë
orientimi drejt botës në miniature: mëhalla, familja, individi
kujdesi i jashtwzakonshëm për formën dhe pamjen e jashtme të gjërave
palëvizshmëria e bazuar te frika e kontaktit me të huajt.
Lista ka të bëjë me Francën e ju siguroj për këtë. Sigurisht që si autori dhe të gjithë e kuptojmë problemin me këto lloj listash. Shpesh ato kanë problemin themelor të qasjes së kulturës politike në studimin e politikës, si theksimi i negatives apo të bazuarit në përgjigjet e marra nga pyetsorë që shpesh mund të jenë jashtë kontekstit. Sidoqoftë unë nuk mund të rrija pa e ndarë këtë listë me lexuesit dhe pa bërë këtë lloj lidhje. Ngjashmëritë në karakteristikat e kulturës politike që po t’i shtoj edhe evazionin skandaloz fiskal, moskryerjen e shërbimit ushtarak dhe të qënit të pakënaqur me ligjet, karakteristika franceze këto nuk do të dukeshin të tilla për një shqiptar. Ma merr mendja që secili prej nesh do e gjente veten duke e përshkruar pikërisht kështu kulturën tone politike. E pra, nuk është thjesht çështja për një teori konspiracioni. Po të shtoj këtu që edhe një vend si Rusia ka një ngjashmëri pothuajse identike me problematikën e paraqitur më lart, pamja sikur komplikohet pak më tej. Për mua një gjë është e qartë. Ka ardhur koha që nga Franca të marrim edhe pozitivet që shoqërojnë sistemin e atjeshëm demokratik e ndoshta meqë popullsia shqiptare është e re të mendojmë për të dalë nga ngërçi i një politike me emocion e pa mendim.
ABC nr.12-Bernard Zeneli
18.11.2005
http://www.abc.com.al/