Migjeni qe nuk eshte kuptuar asnje here

qero

Primus registratum
Migjeni qe nuk eshte kuptuar asnje here

Njëri ndër poetët më të shquar shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, ashtu sikur pati fatin e keq në jetën e tij të shkurtër, ashtu vazhdon ta ketë fatin e keq jo vetëm krijimtaria e tij e shkëlqyer, por edhe bustet dhe emri i tij. Indiferenca, keqinterpretimet dhe satanizimi që po i bëhet Migjenit dhe krijimtarisë së tij, nga disa qarqe në Shqipëri dhe në Kosovë, vë në pikëpyetje të madhe ndërgjegjen intelektuale shqiptare në përgjithësi e në veçanti papërgjegjësinë e organeve relevante shtetërore, arsimore dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat në 95-vjetorin e lindjes dhe 68- vjetorin e vdekjes së poetit anashkaluan manifestimet për të.

Asnjë institucion arsimor apo kulturor në Shqipëri nuk ka njoftuar zhvillimin e ndonjë aktiviteti përkujtimor më 13 tetor, ditën e 95-vjetorit të lindjes së poetit të madh shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, ka bërë të ditur gazeta ‘Shekulli”. Asnjë njoftim nga Ministria e Kulturës, Lidhja e Shkrimtarëve, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Teatri Kombëtar…, ndërsa derdhen para për lloj-lloj aktivitetesh. Emri i Migjenit duket se është harruar mes projekteve të lëna sirtarëve të institucioneve.

Nuk ka faj Migjeni pse kishte emrin Millosh dhe për shkak se ishte pjesëtar i fesë ortodokse. Nuk mund t’i vihet faj sot, sepse paska qenë ateist, kur nuk dihet mirëfilli se a ishte i tillë në jetë, dhe për më tepër kishte mbaruar një shkollë fetare ortodokse. Nuk ka faj Migjeni pse ishte keqinterpretuar poezia dhe proza e tij nga disa kritikë të realizmit socialist.
Mjerisht, “Migjeni duket shumë fatkeq vetëm sepse ka lindur shqiptar”. Po të kishte lindur në Hungari, do të ishte si Shandor Petëfi, ose Adi Endre. Po të kishte lindur në Rusi do të ishte i njohur si Jesenini apo Majakovski. Po të kishte lindur në Greqi do të ishte një Janis Ricos. Mirëpo fakti se ai ishte shqiptar, ortodoks me përkatësi fetare, tash në periudhën e këtij farë pluralizmi pa fre, ka bërë që të sulmohet nga të gjithë, e sidomos nga kritika fundamentaliste fetare në përgjithësi, e në veçanti nga disa fundamentalistë krishterë të Shkodrës.

Migjeni, dikur i interpretuar me të drejt si poet uragan i papërmbajtur, tash duket edhe më fatkeq, sesa ishte realisht në jetë. Padrejtësia që po i bëhet këtij gjeniu të letrave shqipe është një damkë e madhe në ndërgjegjen e vërtetë intelektuale, sepse letërsia shqiptare njeh një Migjen, një poet e prozator realist, që barazohet me të drejtë me poetët më të mëdhenj të letërsisë botërore, të periudhës së realizmit. E tërë krijimtaria e Migjenit është krejtësisht e angazhuar dhe në shërbim të njeriut, në shërbim të shqiptarit të kohës, kur jetoi poeti. Vepra dhe jeta e tij ishte njëzuar në një protestë të mirëfilltë shoqërore, protestë e cila nuk e bëri më të mirë Shqipërinë e kohës së regjimit të Ahmet Zogut, por diagnostifikoi sëmundjen e vërtetë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve të asaj kohe, të asaj Shqipërie aq të vockël, sa nxënësit e tij mezi e gjenin në hartën e botës.

Duke parë vuajtjet e skamjen e shumicës shqiptare, duke qenë edhe vetë bashkëvuajtës e bashkëskamor, Migjeni arriti jo vetëm të identifikojë shkaktarët e vërtetë të mjerimit, por edhe t’ i satanizojë dhe t’ i diskreditojë me aq sa mund të bënte këtë punë një poet, te i cili rrihte delli i gjenit të pastër njerëzor e kombëtar.
Asnjë poet tjetër i kombit shqiptar nuk ka qenë aq diskret në përshkrimin realist të gjendjes shoqërore të Shqipërisë, në kohën kur jetoi dhe krijoi Migjeni.
Ai nuk ishte një uragan, që mund të ta bënte më të mirë Shqipërinë, nuk ishte një “Pontifex maximus”, as një Papë, sikur thotë për veten e vet, por ishte një poet guximtar, që i nxori në sipërfaqe të palarat, prapambetjen, injorancën, fudullëkun, bajraktarizmin e pse jo edhe mungesën e shprehur të qytetarisë në shoqërinë e kohës, të asaj kohe të zezë kur ai jetoi. Ishte një grusht pothuajse i vetmuar që donte ta godiste “malin që nuk bëzante”, ndërsa mali nuk tundej dot, për më keq ai heshtte ndërsa poeti vuante dhe në vuajtje do të vdiste.

Migjeni ishte i vetëdijshëm se fjala e tij e guximshme do ta dëmtonte dhe do ta rrezikonte, por ai nuk e tradhtoi ndërgjegjen, sikur bënë shumë poetë të asaj kohe, veprat e të cilëve nuk prekin dot nivelin artistik dhe përmbajtjen e fuqishme të krijimtarisë së Migjenit, edhe pse kritikë të ndryshëm mundohen t’i paraqesin si vepra të arrira.
Migjeni ishte një gjeni tipik shqiptar, ndoshta edhe me tipare tipike të intelektualit ballkanik, për kohën kur jetoi. Ai me kohë dhe në mënyrë autentike kishte zbuluar gënjeshtrën, që fshihnin priftërinjtë e hoxhallarët nën petkun e tyre fetar. E njihte religjionin, e njihte realitetin ekzistues, kishte lexuar veprat e shumë filozofëve të kohës, kishte të dhëna për Revolucionin socialist të Tetorit dhe për përpjekjet që po bënte bota në luftë për t’ u çliruar nga robëria e shfrytëzimi imperialist. Megjithatë, ai nuk ishte komunist, dhe nuk u anëtarësua në “Grupin Komunist të Shkodrës”, edhe pse kishte shumë simpatizantë në mesin e atij grupi. Ai ishte një simpatizues i socializmit dhe i barazisë shoqërore.

“Dielli alegorik” i Migjenit, për të cilin aq shumë është spekuluar, nuk është e thënë të ketë qenë “Revolucioni i Tetorit” i vitit 1917 në Rusi. Mund të vërehen refleksione të tilla, por nëse lexohet me vëmendje dhe nëse kuptohet drejt tërë aktiviteti i tij krijues, do të bindemi se “Dielli alegorik” i Migjenit” ishte fiksioni i tij poetik, dëshira e tij e zjarrtë për një jetë më të mirë, të cilën ai e aspironte me vullnetin e tij dhe dëshirën e madhe për zgjim, për “liri të shprehjes dhe të mendimit të lirë”, për shfrim pozitiv të vullneteve të ndrydhuna.


“ Ndër tru të njerëzimit Zoti galuc ka ndejtun”

Nuk është antifetare krijimtaria letrare artistike e Migjenit, ndonëse notat shpeshherë nihiliste dhe pesimiste arrijnë të shprehin efekte ankthi edhe kundër vetë krijuesit, madje edhe kundër predikuesve të feve.
Edhe pse është spekuluar me dekada të tëra, në kohën e interpretimit marksist leninist të letërsisë dhe të rrethanave shoqërore e ekonomike, si poezi ateiste, poezia e Migjenit nuk është aspak ateiste, nuk është blasfemuese, por është një kritikë e rreptë shoqërore, kritikë drejtuar klerit hipokrit, kritikë drejtuar institucioneve të mekuna dhe të zhytura në korrupsion e degjenerim, dhe kritikë drejtuar tërë një populli, i cili ishte pajtuar me mjerimin dhe me rezignatën e vet tragjike dhe bëhej sikur po priste vdekjen kolektive.
Në një kaos të tillë, në një gjendje mjerimi ku ishte katandisur Shqipëria në vitet ‘30, Migjeni nuk shihte rrugëdalje tjetër përveç ndryshimit rrënjësor të gjendjes. Dhe, ai i besonte njeriut, i besonte madje në formë virtuale edhe “mbinjeriut”, nga i cili do të kërkonte shpëtim, edhe pse shpëtimin nuk do ta gjente dot.
Por kjo nuk është e tëra. Migjeni ishte shumë realist, për të besuar në trajtat e mbinjeriut. Ai në brendi të shpirtit të tij kryengritës, po mundohej të gjente një formulë shpëtimi për popullin, për Shqipërinë, duke harruar edhe vetveten, edhe shëndetin e dobët, edhe sëmundjen fatkobe, e cila e mori në lulen e rinisë. Dhe, në rrugë për të gjetur një formulë të tillë, ai do të kërkonte shpëtim edhe nga një “mbinjeri”, nga një “Pontifex maximus” të cilit në esencë nuk i besonte.

Migjeni nuk e qesëndis religjionin si të tillë, por i vë para sprovave të ndërgjegjes njerëzore klerikët, ata të cilët mësonin dhe interpretonin përmendsh mësimet e Biblës dhe të Kuranit, në një vend ku vdisej urie, ku foshnja ngrinte nga të ftohtit, ku malësorja tregtonte me nderin për të shpëtuar djalin e sëmurë, filizin e vetëm të qenies së vet, ku hajni i vogël, i cili kishte vjedhur vetëm aq, sa për ta bërë zap vetëm për një çast urinë, nuk gjente dot strehë as në kishë, sepse prifti predikonte dhe kërcënonte me ferr ata që vidhnin, por nuk i tregonte vjedhësit se si të jetonte ai nga lëmosha, kur po këta priftërinj e hoxhallarë nuk jepnin lëmoshë, por mjaftoheshin duke uruar gjithandej me fjalët tashmë monotone: “Zoti të dhashtë”. E Zoti ishte diku larg, ai si duket kishte harruar tërë njerëzimin se lërë më shqiptarët, konstatonte me keqardhje dhe i kapluar nga pesimizmi, shpirti shumë i ndjeshëm, dhe po aq i zemëruar, i Migjenit.
Interpretimi i tillë i plagëve shoqërore nga Migjeni, doemos se do ta konfrontonte atë, jo me Shqipërinë, por me sunduesit matrapazë dhe satrapë të saj, jo me religjionin, por me interpretuesit dhe përfituesit në emër të religjionit, jo me moralin e pastër ekzistues patriarkal, por me ata që e shalonin moralin duke u fshehur pas tij.

I tillë ishte Migjeni, të paktën i tillë del nga vetë vepra e tij, të cilën dikur e kishim edhe ushqim shpirtëror, dhe të cilën e kemi interpretuar sipas tekeve tona, për ta lënë në harresë tani, kur në disa segmente, në trojet etnike shqiptare po trashet mjerimi, po “lulëzojnë” trafiqet, degjenerimi, shfrytëzimi dhe të gjitha të ligat tok, por në forma dhe trajta të reja të botës së sotme, madje në disa segmente edhe më të çoroditura se në kohën skëterrë të Migjenit.


Këngët e mia të pakëndueme, djepi dhe varri im

Për dallim nga të gjithë poetët shqiptarë të kohës, Migjeni dispononte një botë të veçantë të ndjesive. Në thellësi të shpirtit të tij kryengritës jetonte Migjeni humanist, altruist, njeriu që vuante me të gjithë të vuajturit e botës, sepse në vuajtjet e tyre identifikonte vuajtjet dhe mjerimin njerëzor, vuajtjet e njerëzve që nuk arrinin t’ i shijonin të mirat dhe kënaqësitë e kësaj bote, ndërsa për botën “tjetër” nuk e çante kokën.

Migjeni vuante me vuajtjet e nxënësve, me hallet dhe brengat e punëtorëve e të fshatarëve, me afshin djaloshar, që nuk arrinte të shprehej në rrugë normale, por gjente shtigje të shprehjes së degjeneruar, të ndragët e të zvetënuar.
Përse ky krijues vuante, jo vetëm me bashkëkombësit e tij por me të gjithë të përvuajturit e kësaj bote?
Migjeni, mbi të gjitha, në jetë dhe në vepër ka qenë humanist, i gatshëm për të ndihmuar, i gatshëm kurdoherë për t’ u sakrifikuar për të mirën e përgjithshme. Po ashtu ishte i gatshëm të denonconte çdo padrejtësi dhe të stigmatizonte çdo shpërdorues të moralit, çdo mashtruese e abuzues, sepse vetë ishte njeri i drejtë, i dashur, jo vetëm sepse ishte një tip i veçantë dhe i padjallëzuar, por sepse kishte shpirt dhe bindje të intelektualit të shkolluar e të emancipuar. I vetëdijshëm se pozita e intelektualit të njëmendtë nuk është rehatia e tij shpirtërore, llokma dhe përfitimi vetjak, Migjeni kishte pranuar jetën e Sokratit të vuajtur, e jo të derrit të kënaqur.

Këngët e tij të “këndueme” e të “pa këndueme” i kushtoheshin njeriut, njeriut të thjeshtë, që përpiqej ta gjente rrugën e mbijetesës, rrugën e njerëzisë, rrugë e cila trasohej me shumë mund e sakrifica. Dhe ato këngë ishin djepi ku ai flinte dhe rehatohej për një çast, por edhe arkivoli ku do t’i pushonin eshtrat në përjetësi.

Hesht more, hesht! por qindro o shpirt!

Në rrugën e tij të shkurtër jetësore, por shumë të gjatë me vuajtje e mjerime, Migjeni ishte ballafaquar me grushtet e rënda të jetës. Dhe, për më keq ai vuante edhe me mjerimin e të tjerëve, vuante me vuajtjen e të gjithë të mjerëve të kësaj bote. Në një gjendje të tillë shpirtërore, i trajtuar keq materialisht dhe i sëmurë nga kushtet e rënda të jetës, ai me vizionin e tij të fuqishëm artistik krijoi një diskurs të veçantë komunikativ me lexuesin e kohës kur jetoi dhe veproi.
E dinte Migjeni se sfida kundër të ligave të shumta ishte e rëndë dhe shumë e pabarabartë, Ishte i vetëdijshëm po ashtu se nuk do ta fitonte luftën kundër të ligave, kundër padrejtësive dhe nopranive njerëzore.
Shëndeti i dobët, shokët, motrat dhe të gjithë ata që e donin ia preferonin heshtjen. Edhe regjimi kërkonte që ai të heshtte. Kishte çaste dëshpërimi kur edhe vetë Milloshi fizik i thoshte, hesht, Milloshit krijues, por nuk i bënte dot shpirti për të heshtur para tërë asaj katrahure, tërë asaj bote të zhytur në padituri, në skamje e mjerim.
Dhe poeti nuk do të heshtë deri në rëktimën e fundit të shpirtit, deri kur kishte shkruar tri radhët e fundit te shënimi “I fundi Skanderbe” “Ku janë orat dhe muzet?
Shtojzovallet e zanat ku janë?
S’ po flitet ma për vallet e tyne,
As për sytë e tyne që të shitojnë, as të bajnë fatbardhë,
S po flitet ma!”

Dhe, nuk shkroi më poeti i madh shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, i cili jetoi vetëm 27 vjet. Kishte lindur një vit para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe vdiq një vit para pushtimit italian të Shqipërisë.
Vdiq në Torre Pelice të Italisë.
Sot 68 vjet pas vdekjes, Shkodra loke, të cilën aq shumë e deshi, Shkodra, “dashnorja e shekujve”, Shkodra, për të cilën thoshte se dëshirat e tij për atë qytet ishin shumë më të sinqerta e më të mëdhaja, sesa dëshirat që pati Perëndija kur e krijoi botën, nuk e përkujton dot poetin, ose e përkujton fare pak, sepse duket sikur është e sëmurë me “akrobacionin dallëndyshuer”. Shkodra, Ballkani, Evropa, Bota mbarë është sëmurë prej këtij akrobacioni, prej kësaj gare marramendëse dhe prej indolencës së sëmurë....
 

antip

Primus registratum
Re: Migjeni qe nuk eshte kuptuar asnje here

Vertet turp!
Per mua mbetet nga shkrimtaret me te mire shqiptare. Me veprat e tij percjell emocione te verteta.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Migjeni qe nuk eshte kuptuar asnje here

Migjeni eshte kuptuar gjithmone! Asnjehere nuk ka guxuar dikush me mend ne koke te thote vertet kunder tij dicka,sepse askush s'do te guxonte te bente vetvrasje publike. Pervjetoret e tij s'ka nevoje te festohen nga njerez qe kujtojne se libri me ibukur ne bote eshte gazeta e partise se tyre. Une them: Sa mire qe e lene te qete se, kur te degjonte kush do t'ia mbante fjalimin, do rrotullohej edhe atje ku prehet! Sa per mua, ai eshte me i miri. Migjenin mund ta lexosh e rilexosh e gjithmone do te gjesh dicka qe te ka shpetuar me pare. Qe eshte me i madh se ata qe s'duan ta kujtojne, s'eshte faji i tij.
 

Enkelena

Primus registratum
Re: Migjeni qe nuk eshte kuptuar asnje here

Hey Granina Mos u mundo te justifikosh Migjenin (per emrin apo fene)
Eshte aq i paarritshem sa ca plehra shqiptare dhe injorante nuk kane ci bejne vepres se tij nese nuk duan ti bejne nje perkujtimore.
Imagjino .akoma dhe E Hoxha e pranoi qe ishte gjigant ...
 

sirius

Primus registratum
Re: Migjeni qe nuk eshte kuptuar asnje here

Ne rralle te pare falenderoj dhe pergezoj Z.Qero Granina per esene shume konçize dhe te detajuar.
Vertet eshte folur per Migjenin si te madh, gjigant; por cfare dime ne per Migjenin apo ata pak shkrimtare te kohes moderne? Ne te gjithe kemi lexuar poezite e Migjenit por cfare kemi kuptuar. Te ta themi qarte, jane te pakta ato ese (ngaqe nuk studiohen dhe aq shume) qe inkuadrojne qarte mbrendesine e vertet te tij. Ka shume keq interpretime qe ne disa raste jane dhe te volitshme.
Migjeni ishte dhe eshte i madh sepse ishte shume i afert me kohen, me kerkesat dhe estetiken e kohes, me shkrimin nihilist dhe revolucionar (qe nuk duhet ngaterruar me revolucion lufte). Por duket qarte qe ai grusht nuk ka kaluar centimin ne kohen tone, ka vajtur ne dhè me te bashke.
Me vjen vertet shume keq qe ne Shqiptaret studiojme Danten apo dike tjeter dhe nuk studiojme sic duhet ato pak autore te vlefshem qe kemi patur. Duket qarte qe arti dhe kultura jone ka vdekur me ta kohe me pare dhe qe tani as qe nuk na bie ne mend per ti kujtuar e te tjeret, vendet e tjera tallen me ne sepse nje vend pa letersi bashkohore eshte nje vend pa kuture. Kultura nuk vjen nga avokatet, doktoret apo ekonomistat por nga artistat qe depetojne kudo ne ndergjegjen boterore por qe sot duket jane me pushime.
Qe te thuash qe Migjeni nuk ka nevoje te rikujtohet do te thote ta vdesesh per se dyti apo jo.
Qe te mbetet vetem tek ne, ai nuk ishte nje "messiah" qe te kete lene mbrapa nje liber te shenjte por vetem poezi dhe proza dhe si cdo e tille duhet te shprehet, te kuptohet dhe te rilexohet, te perhapet dhe te perflitet...
Te kujtohet.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Migjeni qe nuk eshte kuptuar asnje here

Dua ta theksoj edhe njehere se Migjeni eshte kuptuar gjithmone. Kjo nuk do te thote se cdokush e ka kuptuar ate. Nuk eshte aspak nevoja. Rralle ka artiste ose shkrimtare qe kuptohen nga te gjithe. Tekefundit, ne jemi te gjithe te nje mendimi ( dhe keshtu si ne mendoj se eshte shumica), qe ai ishte i madh. Mbetet i tille, edhe pse qeveritarisht nuk kujtohet. Po cili nga shkrimtaret e medhenj u be i madh se e kujtuan politikanet? Per mua vlen paralelja qe mund te hiqet si tek rasti i Molierit: Lavdia e tij s'ka nevoje per kurrgje, por e jona ka nevoje per te. Moskujtimi i pervjetorit te tij nuk eshte vdekje e dyte per ate poet te madh, por vetvrasje e dhjetfishte per ata politikane te vegjel. Ne nje pike jam plotesisht njemendje me ty, SriuS: Ne duhet te bejme me shume per ata pak njerez vertet te medhenj qe kemi. Kur them "ne", ne kete forum, nenkuptoj parasegjithash ti. Pse nuk provon te perkthesh dicka te shkurter prej Migjenit ne italisht ose anglisht, te shohim si do tingelloje. Ti je i zoti te krijosh ne keto gjuhe, pse jo atehere te mos perkthesh? Te garantioj se do te mirepritet. Nese e ben kete, atehere e kemi vene indirekt edhe ne antaret e tjere nje kurore simbolike mbi varrin e tij.
 

kurkushi

Primus registratum
Re: Migjeni qe nuk eshte kuptuar asnje here

MIgjeni ishte Enverist,ky eshte shkaku qe s`e kuptojne,s`mund ta kuptojne,s`mund ta pranojne si gjigant te poezise filozofike dhe sociale ...kopeja e kohes se tij parashqiptare(para 1944-tes) dhe kjo pas shqiptare e sotme(pas 1992)-tes.Ai ishte,eshte dhe do te jete gjithnje nje YLL peserrembesh ne qiellin,jo vetem shqiptar!
Por si armik i Demodobiçizmit Vatikanian,do vonohet edhe ca Shenjterimi i tij si YLL njerezimi...
 

sirius

Primus registratum
Re: Migjeni qe nuk eshte kuptuar asnje here

"Recital i Malcorit"

"The Highlander's recitation"



Oh, why I don't have such a strong fist

to hit the unspoken mountain's heart,

let him know what weakness is

and in his agony twirl as a hurted giant,



I - a boogeyman! As a haunted soul,

heir of hardship and endurance

wander on the mountain's belly

with awaken hungriness

and unpleased instinct's yells.



The mountain hush - and in silence he laughs.

And I suffer - and in suffering I die!



But me, when? when I will laugh

or should I die first?



Oh, why I don't have such a strong fist!

To the silent mountain's heart plug it.

Let him see how he twirl from an unlawful fist...

And I enjoy, enjoy it laughing.



E perkthyer nga une, Visar Sylaj.

Mccik faleminderit per perkrahjen!

Kete ju kushtoj me plot zemer Migjenit.
 

sirius

Primus registratum
Re: Migjeni qe nuk eshte kuptuar asnje here

"Bijte e shekullit te ri"

I Figli del Nuovo Secolo



Siamo noi, figli del nuovo secolo

che il vecchio lo lasciamo alla sua santità,

e il pugno alzamo per combattere

nelle nuove guerre

e vincere...

Noi, figli del nuovo secolo

l'afiorire di una terra arata con le lacrime

dove il sudore nella fronte si vedeva inutile -

perche il nostro paese era una boccone straniero

e noi in pazzia molto cara dovremo pagargliela.

Noi, figli del nuovo secolo

fratelli nati e vissuti in cattività

quando suono il nostro passato momento

anche fortunati

sapemo dire:

Non vogliamo perdere

nel sanguinario giuoco della storia umana,

no! no, non vogliamo le perdite passate

vogliamo vivacità!

Vivace coscienza e libero pensiero!

Non vogliamo

che grazie ai vecchi ammuffiti

che cercano "santificazzione"

ci sprofondiamo ancora nella pozzanghera della miseria

per piangere ancora, le canzoni della tristezza,

- le canzoni monotòne, senza anima, della schiavitù -

essere un chiodo conficcato nel cervello dell'umanità.

Noi, figli del nuovo secolo

con il nostro furore, ed alzati tutti in piedi,

in altre guerre ci batteremo

e per la vittoria

noi ci annienteremo.






Poezi te Migjenit perkthyer nga une, Visar Sylaj.
Nje homazh per nje patriot!
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Migjeni qe nuk eshte kuptuar asnje here

S'te pergjigjem me vonese per asnje shkak tjeter, vetem se s'kam mundur te ulesha tek komputer per arsye kohe. Isha shume kurreshtar si do reagoje. Ke zgjedhur poezite sikur te ishe ne mendjen time, s'di te them ne do kishte dicka me te bukur. Me pelqen deri edhe percaktimi se cilen ta perkthesh ne anglisht e cilen ne italisht. Uau!!! Mrekulli! Miku im, prej neser, me kedo qe te me bjere rasti te flas e qe kupton nga poezia, do te bisedoj patjeter per mbresen qe mora pasi i lexova. Besome se kisha kohe qe s'isha emocionuar keshtu nga nje poezi... S'di c'te them me shume...Megjthzemer: Te falemnderit!
(Dhe pastaj thua se s'e kane kuptuar Migjenin!!!)
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Migjeni qe nuk eshte kuptuar asnje here

Bukuria e vrarë (jo Bukuria që vret)

Bora binte e butë, e bukur, e bardhë...
Në dhomë bënte ftohtë. Mëkot kaloriferi qëndronte në prizë.
Fëmija im, me sytë mbërthyer qiellit qëndronte në dritare,
Por borën nuk e shihte, se Zotit i lutej... për një vizë.
 

virginia

Primus registratum
Re: Migjeni qe nuk eshte kuptuar asnje here

Me ka ndodh njehere kur isha ne moshen e adoleshences te shkoja ne greqi si turiste dhe ishin heret e para kur vizat nuk jepeshin kollaj, vitet94.E instaluar mire ne autobus etj ne kufi po prisnim nisjen e autobusit. Ne kete moment nga dritarja vjen nje kamion ushtarak grek qe kish sjelle gjithe refugjatet qe kalonin kufirin me kembe. te lodhur, te pangrene nuk e di sa dite, te palare, te rraskapitur...mbrapa meje degjoj: kafshte qe nuk kaperdihet eshte or vella mjerimi.."me jane mbushur syte me lot dhe forca e vargut me dermoi. Edhe sot e kesaj dite kur e kujoj kete skene dridhem por besoj se forca e fjaleve beri me shume efekt se pamja.
E adhuroj Migjenin dhe akoma qendron nje nga autoret me te forte shqipetare dhe nder me pak te kuptuarit
 

Vrapuesi

Primus registratum
Re: Migjeni qe nuk eshte kuptuar asnje here

vetem Arnautat e kane harruar Migjenin ne Shqiptaret dhe Dardanet nuk e kemi harruar ai eshte ne zemrat tona, ja ne Mitrovice eshte dhene propozimi qe te rrezohet xhamia e Muratit dhe ne kete vend te ndertohet nje permendore e Migjenit, kjo do te realizohet se shpejti.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Migjeni qe nuk eshte kuptuar asnje here

Eshte e disata here qe mbasi (kur) shkruhet dicka per Migjenin, theksohet se ai nuk eshte kuptuar. S'mund te rrej e te them se ky mendim nuk me zemron. Dua ta di qarte cfare do te thote dikush kur kembengul se Migjeni nuk eshte kuptuar. Nese e analizojme mire kete thenie, ka vetem tri mundesi:
a) Une nuk e kam kuptuar Migjenin.
b) Une e kam kuptuar Migjenin, por te tjeret nuk e kane kuptuar ate.
c) As une e askush nga ne nuk e ka kuptuar Migjenin.
Nese deklaruesi moskuptues perfshihet tek a) , atehere i duhet me teper pune. Duhet te lexoje me mire e me thelle, e do te shohi se s'eshte e pamundur. Ne rastin e dyte (b), s'mbetet te them vec: Cili na qenka ky i mencur qe kuptoka e ne te tjeret as ia kemi haberin asaj qe shkruan Migjeni!?
Me flagrant eshte rasti i trete (c). Ne me plotgojen kembengulim se askush s'ka kuptuar (si duhet) ate qe thote poeti!!! Dmth Migjeni eshte aq i madh, sa ne shqiptaret nuk mund ta kuptojme. Po, nese ne shqiptaret nuk e kuptojme, per ke ka shkruar ai athere, per koreanet e veriut? Eshte e vertete se Migjeni s'shkruan thjesht, eshte shume simbolik e i thelle. Po c'presim ne te shkruaje:

Shqiperine e coi Zogu
Ne mjerim.
Shqipetar mos rri, po zgjohu,
Behu trim!

Nese do shkruante keshtu s'do ishte me Migjeni qe ne i perulemi, por nje vjershethures i kohes. Mjerimi i tij s'ka permasa kohore, s'i perket nje kombi a besimi te caktuar, mjerimi i tij "ka vulen e vet te shemtueme", pavarsisht se kur e ku, "asht e neveritshme e keqe, e turpshme". Pa pyetur per te, " therrin qiellin kryqet e minaret e ngurta".
Mjerimi nuk eshte vetem tek ne e vetem ne kohen qe jetoi Migjeni.Mjerimi i tij eshte kudo ku sheh" ftyra te zbehta e sy t'jeshilta/ qe t'veshtrojn si hije e shtrijn duert e mpita", ne Tirane e Prishtine, ne Moske e Budapest, ne Paris, Nju Jork e Berlin. Ai s'mund te zhduket vetvetiu, Sepse" s'ka fat, por ka vetem zhele, / zhele fundemaje, flamuj te nji shprese, / te gris dhe te shqyem me te dalun bese"...
Cfare ka per te mos kuptuar tek "Bukuria qe vret", "Legjenda e Misrit", "Luli i Vocerr"? Qe bukuria vret ne kohe legjendash misri lulat e vocerr edhe ne ditet tona, ne cdo skaj te botes? Kjo tregon edhe njehere se sa i madh ishte ai.
Qe te mos zgjatem me shume:per nje gje jam plotesisht i bindur - Migjeni eshte me i thelli nga te gjithe shkrimtaret tane. Ai mund te kuptohet, perjetohet e interpretohet ne menyre nga me te ndryshmet. Kujtoj rastin e vargjeve te " Dy buz' te kuqe". Ne skenen e muzikes se lehte kosovare u bene tekst i njejte, per dy kenge krejt te ndryshme, njera rok e tjetra krejt e ngadalte melankolike.Per asnje nga kompoziroret nuk mund te thuash se s'e ka kuptuar si duhet domethenien e vargjeve te Migjenit. Secili e shprehte me nota mbresen e protestes ose te dhimbjes qe i kishte lene leximi i te njejtave vargje. Ndaj edhe njehere duhet ta theksoj se shumanshmeria e domethenies se vepres se poetit dhe veshtiresia per ta perfshire ate njeheresh te gjithen, nuk ka lidhje me moskuptimin.
Nje keshille do ta kisha per ata qe s'e kane kuptuar Migjenin: Lexojeni edhe njehere! Do ta kuptoni patjeter.
Per ata qe e kane kuptuar, keshilla eshte: Lexojeni edhe njehere. Do ta shihni patjeter se ka te tjera gjera per te kuptuar. Migjeni s'ka fund.
 
Top