Microsoft me tastierë të mençur në ekran të ndjeshëm në prekje

Microsoft me tastierë të mençur në ekran të ndjeshëm në prekje

Microsoft4.jpg

Gjigandi softuerik është rrugës për të krijuar një tastierë qo do të paraqitet në ekrane të ndjeshme në prekje dhe që do të punojë për mrekulli edhe për entuziastët e shkrimit me tastierë harduerike</p>


Problemi me tastierë të ekranit është se ju në fakt duhet të shkoni ekranin për të prekur tastet në mënyrë të duhur. Me tastiera reale, përdoruesit kanë ndjenjën referuese të prekjes dhe të pozicionimit të dorës. Kjo është edhe arsyeja pse mund të shkruajmë pa shikuar fare tastierën. Por kur kaloni të shkruani në një tastierë të vendosur në ekran të rrafshët, ju humbni ndjenjën e referencës fizike.</p>


Megjithatë, patenta për këtë tastierë të ekranit përdor teknologjinë e ndjeshme në prekje për të përshtatur në mënyrë automatike renditjen e tasteve ndaj pozitës së duarve. Pasi që tastet janë zakonisht në pozicionin e njëjtë relativ ndaj gishtave tuaj, ju gjithmonë keni mundësi të keni një pikë fizike referuese. Vetë dorën tuaj. Në këtë mënyrë, ju mund të shkruani pa shikuar fare gishtërinjtë në ekran, duke e ditur se gishtërinjtë gjithmonë do të godasin tastet për të cilat janë drejtuar.</p>


Patenta gjithashtu detajon rrugën sesi kjo tastierë virtuale do të paraqitej kudo qoftë në ekran. Vetëm vendosni duart tuaja siç do ti vendosnit normalisht gjatë shkrimit dhe tastiera virtuale do të paraqitet.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1045. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1045
 
Top