MICROSOFT LANSON WINDOWS MOBILE 6.5!

MICROSOFT LANSON WINDOWS MOBILE 6.5!

windows-mobile-6-5.jpg

Kompania amerikane Microsoft, apo ndryshe edhe kompania më e madhe në botë për softuer, ka lansuar në tregun botëror versionin e ri të sistemit të saj operativ për telefona mobil – Windows Mobile 6.5.</p>


Në këtë mënyrë kompania amerikane dëshiron që të mbyll korridoret dhe të rimarrë pozicionin e liderit në tregun e programeve për telefona mobil.
Në kuadër të softuerit të ri të Microsoft do të gjendet edhe shërbimi my phone, shërbim falas për sinkronizimin e telefonit mobil me internet, në atë formë që të mundësojë arkivimin e fotografive, videove si dhe adresarit të kontakteve, në internet.</p>


Programi i ri do të përfshijë edhe makinën e kërkimit Bing, të përshtatur për telefona mobil, bashkë më sistemin për bllokimin e telefonit nga distanca në rast të vjedhjes.</p>


Kompania Microsoft premton një këmbim më të lehtë edhe të fotografive, siç thonë inxhinierët e kompanisë, se ky është edhe njëra ndër opsionet që njerëzit më së shumti e kërkojnë, bashkë me dyqanin virtual me aplikacione online, një model të ngjashëm më App Store të kompanisë rivale, Apple.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1373. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1373
 
Top