Microsoft do të ofrojë Windows 7 më të lirë për studentë

Microsoft do të ofrojë Windows 7 më të lirë për studentë

Windows-71.jpg

Microsoft ka planifikuar të ofrojë një zbritje substanciale për studentët e universiteteve të cilët dëshirojnë të marrin një kopje të Windows 7

Sipas një ueb faqe të Microsoft, duke filluar prej 1 tetorit dhe për një kohë të limituar, ata që gjenden në Britaninë e Madhe do të mund të fillojnë me para porosi për një çmim prej 30 funte. Në një postim në Twitter, Microsoft ka deklaruar se studentët në SHBA do të jenë në gjendje të pajisjen me softuer për 30 dollarë, por ueb faqja e linkuar me postimin nuk ofron detaje të mëtutjeshme mbi ofertën.

Oferta është dizajnuar në mënyrë të veçantë për studentë që nuk kanë plane për të blerë një PC të ri gjatë këtij viti por që me gjithë dëshirë do të shfrytëzonin avantazhet e veçorive që ofron Windows 7 tha një zëdhënës i Microsoft. Ata që porosisin softuerin do të jenë në gjendje ta shkarkojnë atë kur Windows 7 paraqitet në dyqane me 22 tetor. Studentët e interesuar duhet të kenë një adresë elektronike të vlefshme nga universiteti.

Micorosft planifikon oferta të ngjashme në Kanada, Australi, Kore, Meksikë, Francë dhe Gjermani, megjithëse çmimin do të dallojnë prej vendi në vend.

Në SHBA studentët mund të porosisin kopjen e tyre të Windows 7 duke filluar prej të martës së javës së ardhshme, gjersa shumica tjetër që gjendet në shtetet tjera ku marrëveshja është duke u ofruar duhet të presin për porosi deri më 22 tetor. Në shumicën e tregjeve, oferta do të përfundojë me 3 janar, megjithëse do të zgjas në disa vende, si Australi, ku do të ofrohet deri në fund të marsit.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=513. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=513

Top