Michael Douglas Ia hodha kancerit ('The Tumor Is Gone')

Al-Punk

Still here
michael-douglas-5-320.jpg

Michael Douglas ishte njoftuar me kancer, por duket sikur aktori ia ka arritur t'ia hedhe semundjes. Lajmi behet i ditur nga faqja People.com dhe tregon se pas trajtimeve radiologjike dhe kimioterapi, tumori i tij ne bazen e gjuhes eshte drejt zhdukjes.

Heren e fundit qe e pata pare ne nje interviste, Douglass dukej i plakur dhe tejmase i semure. Mesa duket ia hodhi dhe kesaj rradhe klinikave.
 

Megg

Carpe Diem
Ja nje nformacion me shume!!!

Douglas: Nuk ia fal mjekëve...
douglas.jpg

Michael Douglas duket se po e fiton betejën e tij me kancerin në fyt pas gjashtë muajsh trajtimi.
Gjithsesi, kapërcimi i sëmundjes nuk është mjaftueshëm për aktorin i cili ankohet se përse mjekët nuk e diagnostikuan më përpara sëmundjen.

“E kuptoj faktin që tumori është i vështirë për tu diagnostikuar. Tumori gjendej poshtë gjuhës dhe kjo gjë nuk ndodh shpesh”, shpjegon aktori.“Unë nuk mund t’i fal dot mjekët. Do më pëlqente që tumori të ishte diagnostikuar më përpara. Do doja të ishte kuptuar që kur ishte në fazën e dytë dhe jo në të katërtën”, tha aktori 66-vjeçar.
 
Top