Metodat e Examinimit

D-J

Forumium maestatis
Metodat e Examinimit

metodat e ekzaminimit jane te shumta sa nga ato varet deri ne nje fare mase dhe zgjedhja e subjektit apo dhe kolegjit qe ben studenti.

provimi ne fund te vitit apo semestrit eshte metoda tradicionale ku ti prezantohesh me disa pyetje. pyetjet mund te marrin formen e "problem question" apo essay type, apo nje kombinim i te dyjave.

open book examination (provim me liber te hapur /pf/images/graemlins/laugh.gif ) eshte nje metode tjeter ku ne provim mund te sjellesh pothuajse cdo gje (libra leksione etj). mos tju genjeje mendja sidomos per ata qe nuk e kane provuar se eshte i lehte, por mund te jete me i veshtiri. pyetjet formulohen te tilla qe kerkojne njohuri te mire te gjithe lendes dhe jo vetem te nje leksioni apo kapitulli.

me qesharaku per mua ngelet provimi i tipit ku ti zgjedh nje nga pergjigjet , a, b,c apo d

shkruarja e nje ose disa eseve gjate vitit eshte nje tjeter metode examinimi

nje kombinim eseje gjate vitit ku mund ti jepet 30, 40 apo 50% se vleresimit perfundimtar dhe nje provimi me shkrim ne fund qe vleresrohet, psh 70,60 apo 50% te notes perfundimtare

grup projekt (ndermarrje e perbashket apo konsultim) mund te jete nje tjeter metode.

keto dhe te tjera qe mund te kete perdoren me teper ne lendet shoqerore, kurse per shkencat natyrore nuk jam ne dijeni te metodave te provimit

do doja te dija dicka dhe per metodat e provimit qe perdoren ne shqiperi


PRA, cila metode eshte me e preferuara per ju qe mendon se mund te te siguroj nje note me te mire dhe a ju ka zhgenjyer ndonjehere zgjedhja qe keni bere? dhe (kjo me teper per angari) cila metode mendoni se provon me mire nivelin e studentit?

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Metodat e Examinimit

Disa opinione , duke e pare ne dy rolet dhe provuar pak a shume shumicen e testeve te permendura /pf/images/graemlins/laugh.gif
Testi me i thjeshte eshte ai me multichoice , si per studentin, ashtu edhe me per lehtesi te ekzaminuesit (qe u quajt edhe me qesharaku) , studentet e mire dalin gjithmone me sukses, por ka raste edhe me propabilitet pergjigjesh te dale kalueshem edhe ai i papergatituri .

Provimi tradicional ne fund te vitit ndonjehere te jep rezultate subjektive ne vleresim, dikush mund te shperqendrohet, koha ne dispozicion mund te jete me e shkurter sesa ajo qe nevojitet realisht per tu pergjigjur te gjitha pyetjeve, eshte ne ndihme te sudentit pasi edhe nese ske lexuar gjate vitit, brenda nje kohe te shkurter para provimit akumulon njehersh shume njohuri ne menyre te perqendruar, por ne fakt keto qe merren ne ket forme sjane shume jetegjata dhe kam pershtypjen qe harrohen disi me shpejt.

Test me libra te hapur, vertet kerkon pergatitje pasi formulimi i pyetjeve eshte bere i thelluar , po ashtu kerkon njohuri te gjithe tekstit, koha eshte e kufizuar dhe ste le mundesi per kerkime, por ndoshta per sqarime, them se eshte ndihme per studentet e mire.

Kurse ai qe e ndihmon me shume studentin, por jo si lehtesim (por edhe me i lodhshmi per te dy palet) ne aspektin e pergatitjes profesionale eshte vleresimi gradual gjate vitit, i krijon stimul dhe motivim te vazhdueshem, vleresimi behet ne vazhdimesi dhe eshte me objektiv ......

Skam kohe me permend metodat e tjera

Une do zgjidhja ne fakt provimin tradicional, mundesisht dhe me libra te hapur /pf/images/graemlins/laugh.gif me eshte dukur shume e thjeshte te besh qejf gjithe vitin e ne kohe provimesh te stakosh trurin e te ngulesh per disa dite per nje provim , te punon truri vetem sipas treguesve dhe parametrave te lendes se radhes, e ku ka me bukur
:lol:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Metodat e Examinimit

S'kam kohe te shkruaj gjate per preferencat ndaj metodave edhe pse kete me libra hapur s'e kam provuar kurre ne provime te verteta, vetem ne paraprovime, do ishe kureshtare ta dija si funksionon, duhet te jete shume relaksuese per nga tmerri qe mbart mbajtja mend psh e formulave pa fund.

Pra, pa u zgjatur shume, nje gje qe kurre se kam kuptuar se si ka mundesi qe dikush qe shkruan zero ne nje provim dhe ai qe shkruan pak me pak se niveli kaluas, skualifikohen njesoj. I pari s'ka bo gjo s'merr gjo, po dhe ky i dyti fakiri qe ka bo 40% prape s'merr gjo per i 10%, s'e marr vesh si mundet qe rezultati i te dyve ketyre te jete jo-kalues, me duket gjeja me e padrejte ne sistemin e vleresimit...

Se cili stil pyetesori me pelqen mua eshte teme e gjate, noi here tjeter.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Metodat e Examinimit

nuk eshte se skualifikohen njesoj, skualifikohen me aq % sa kane bere. kjo megjithate ka lindur debate per te hequr komplet sistemin e vleresimit dhe per te kaluar te gjithe, por sistemi mesimdhenjes eshte shume i papergatitur per kete hap.por diku do vihet pika per te diferencuar ata qe kane njohuri suficiente per te marre provimin nga ata qe nuk kane, apo jo? Pastaj nje ndarje si me thike nuk eshte dhe aq subjektive aq sa duket. Vertet ka nje pike te caktuar por eshte llogaritur dhe nje fare subjektivizmi ne vleresim qe shkon 5-10% diference nga prof ne prof. Guidat per vleresim e njohin kete dhe studentit i jepet "the benefit of the doubt", pra nqse duhet 50% per te kaluar dhe ai mendon se ti ke dhene realisht 40% ka shume mundesi qe te te japi 50% pasi ai perfshin subjektivizmin e vet ketu. Pastaj vihen ne perdorim dhe kalime koncesionare qe nqse shkalla per te kaluar eshte 50%psh kolegjet me their discretion kalojne studentet qe arrijne 45%. Pra ne realitet ka nje ndryshim te madh midis atij qe "just" kalon dhe atij qe "just" ngel dhe diferenca nuk eshte aq e vogel sa mund te krijohet pershtypja.

megjithate keto mendime nuk jane healthy dhe nje student duhet te aim higher.

pyetjet ne open book exam jane te tilla qe "ose e di ose nuk e di" dhe libri mund te te ngreje nga 20% ne 25% por nuk te ndihmon te kalosh. pyetjet adresojne imagjinaten, krijimtarine ne situata te reja te patestuara gjate vitit apo sa i afte eshte studenti ne diskriminimin e materialit te panevojshem se sa mesimin papagall. Thuhet se ky provim diskriminon femrat /pf/images/graemlins/laugh.gif . Koha eshte llogaritur vetm per te shkruajtur dhe shpejt bile dhe po u hallakate me liber ne dore qe ne fund te fundit nuk do jete shume help me perjashtim te ndonje reference apo koute i merr kohe jo vetem kesaj pyetje por dhe pyetjeve te tjera. Se si funksionon kjo megjithate ne subjekte me shume formula mbetet puzzle dhe per mua dhe se lista e materialeve qe lejohen te merren varet nga lenda dhe nga prefencat e prof. dhe jo vetm nga zgjedhja e studentit dhe varjon nga gjithcka ne disa.

ArieL :thumbsup:
 

Rambla

Primus registratum
Re: Metodat e Examinimit

Te vejme nje gje ne pah njehere: po nuk kishe mesuar asnje lloj provimi nuk eshte i lehte. Keshtu qe grada e veshtiresise tek metodat e ndryshme ne provime eshte shume relative.

-Metoda e pyetjes me shume pergjigje mund te japi lehtesi sepse gjen alternativen e sakte, keshtu qe edhe nese per momentin ke bllokim memorie, me pergjijgen perpara ke mundesi te te vi ne mendje. Por nuk me pelqen shume, sepse sipas meje limiton kapacitetet e studentin, ne pamundesi qe ai te shprehet, keshtu qe te zhvilloj dhe menyren e komunikimit. shto ketu pastaj qe shumica e pyetjeve jane 'idiote'. Ne fakt tek uni im, pòrovimet qe jane me kete menyre nuk kane note, jane si tip paraprovimesh per ato me goje.

-Metoda me liber hapur, kur me ndodhi mu duk sikur profesori po tallte 'prapanicen, ndersa ai me seriozitetin me te madh na tha gjate provimit qe mund te hapnim librin :eek: . Thashe 'epo tani te gjithe do marrin 30', kurse jo , duket absurde po jo. Besoj se keto provime me liber hap kane si qellim te vleresojne kapacitetin e studentin te zhvilloj/shtjelloj nje argument. Zakonisht kur duan te testojne njohurite e studentit mbi argumentin perdoren provimet me goje ose me shkrim me pyetje te hapura.

-Metoda e group project perdoret si ne universitete si ne test e pranimit ne pune (psh. eshte nje nga menyrat qe perdoror l'oreal per te punesuar profesionistet) dhe supozoj qe vlejne kur obiektivi i ketij 'testi' eshte menyra e zgjidhjeve te problemeve dhe sjellja qe studentet mbajne ne keto raste (qetesi, nervozizem, person qe drejton, person qe degjon..etj).

Kaq per sot /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top