Meta: Marrja e statusit, shtysë e re në marrëdhëniet Shqipëri-BE
Publikuar më 14-11-2013 / Gazeta 55
14-11-2013 / Gazeta 55
Kreu i kuvendit, Ilir Meta takon të Ngarkuarin me Punë të Shtetit të Libisë dhe ambasadorin e Irlandës
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehu mirënjohjen për njohjen e Kosovës nga Shteti i Libisë në shtator të këtij viti dhe shprehu njëkohësisht gatishmërinë për të intensifikuar marrëdhëniet bilaterale, veçanërisht në rrafshin parlamentar. Ben Galiel shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë dhe nënvizoi se Ambasada e tij do të punojë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në këtë drejtim, u diskutua për intensifikimin e kontakteve parlamentare dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.
Meta, Sheehan: Statusi, shtysë e re në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE/Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti dje Ambasadorin e Irlandës në Shqipëri, Rezident në Athinë, Charles Sheehan. Meta i vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Irlandës si shumë të mira dhe shprehu vullnetin për t’i intensifikuar ato më tej, veçanërisht në fushën e shkëmbimeve ndër-parlamentare. Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi mbështetjen e Irlandës ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe theksoi se miratimi i statusit të kandidatit në BE, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit, do të krijonte një shtysë të re në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ambasadori Sheehan, pasi bëri një vlerësim të tranzicionit demokratik të qeverisë dhe funksionimit të legjislaturës së re parlamentare, nënvizoi se ka ardhur momenti për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Duke biseduar mbi integrimin evropian, Ambasadori Sheehan shprehu mbështetjen e Irlandës për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.