Meta: Liberalizimi i vizave, brenda afateve të përcaktuara

Meta: Liberalizimi i vizave, brenda afateve të përcaktuara

Ndërkohë që në Parlametin Europian, kërkesa e eurodeputetes sllovene Tanja Fajon për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjes në listën e shengenit është shoqëruar me debate dhe vetë KE kërkon përmbushjen e kushteve, kreu i diplomacisë Ilir Meta garanton se lëvizja e lirë do të bëhet brenda afateve të përcaktuara.
Gjatë një komunikimi për mediat, Meta me cilësinë e Ministrit të Jashtëm ka deklaruar se qeveria është e angazhuar për të përmbushur detyrimet e kërkuara për procesin e liberalizimit të vizave, me qëllim mbajtjen e premtimit brenda afateve të përcaktuara. Sipas tij, ministria ka dorëzuar raportin e dytë për liberalizimin e vizave.
Ai ka reaguar edhe për vendimin e PS-së për të protestuar kundër vjedhjes së votës, duke e quajtur atë një të drejtë të opozitës. “Qeveria ka vullnet për të përmirësuar standardet e zgjedhjeve që u vlerësuan me shumë objektivitet nga partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh Meta.

30 shtator
Vizat, përfshirja e Shqipërisë e Bosnjes shkakton debate në KE

BRUKSEL- Kërkesa e eurodeputetes sllovene Tanja Fajon për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjes në listën e vendeve që përfitojnë liberalizim të vizave në Ballkan ka shkaktuar sot debate në Parlamentin Europian. Deputetja Fajon ka propozuar që Komisioni Evropian, të përfshijë të pesë shtetet e Ballkanit perëndimor në programin e liberalizimit të vizave të BE.
Daphne Gogou nga kabineti i komisionerit përgjegjës për punët e brendshme dhe të drejtësisë, Zhak Barrot, tha se kërkesa e deputetëve të PE të Parlamentit Evropian, për të ndryshuar rregulloren e tanishme, do të shkaktojë vonesa të mëtejshme në zbatimin e regjimit të liberalizimit të vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.
“Të gjitha konkluzionet do të duhet të përkrahen nga shtetet anëtare të BE-së, dhe kjo merr kohë,” tha Gougou.
Sipas saj, vlerësimi i bërë tregoi se kishte ende shumë pika kyçe që këto dy vende duhet të zbatonin. “Nuk është fjala vetëm për pasaportat biometrike, më lejoni t’ju tregoj se në të katër blloqet e udhërrëfyesit është një liste e tërë me kriteret që mbeten për t’u përmbushur”- tha ajo.
Por, Fajon ka këmbëngulur duke argumentuar se “Nëse ne i fusim këto dy vende sot, me kushtin për të qenë në listën e Schengen-it të bardhë, ne u përcjellim qeverive mesazhin pozitiv se ne jemi gati, ndaj përmbushni detyrimet tuaja në çdo sektor, jini të përgjegjshëm sepse është në dorën tuaj”, ka deklaruar ajo.
Sipas saj, ndryshimet e propozuara për përfshirjen e dy vendeve të përjashtuara nuk ulin standardet e përcaktuara në udhëzimin për liberalizimin e vizave.
Shqipëria dhe Bosnja janë të përjashtuara nga vala e parë për shkak të mungesës së përparimit në kërkesat teknike.

Vizat, Presidenca Suedeze nuk ndryshon qëndrim për Shqipërinë

BRUKSEL – Përfaqësuesja e përhershme e Presidencës Suedeze në BE, Anna Craenen, u shpreh sot se liberalizimi i vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën do të behet ne momentin që këto dy vende do të përmbushin kushtet. “Bosnja dhe Shqipëria do t’i bashkangjiten kur të kenë përmbushur kushtet e kërkuara”, u shpreh ajo, menjëherë pas iniciativës së europarlamentares, Fajon, për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjes në të njëjtin bllok me vendet e tjera të Ballkanit që përfitojnë këtë vit heqjen e regjimit të vizave Shengen.

“Ne llogarisim që të mund t’i dërgojmë Komisionit Europian aplikimin e Shqipërisë së shpejti për të dhënë opinionin e tij tashme që procedurat zgjedhore kanë përfunduar”, shprehet Creanen.

Presidenca Europiane vlerëson njësoj si Parlamenti Europian, se Kosovës i duhet dhënë një mesazh i qartë për lëvizjen e lire në të ardhmen. “Eshtë e rëndesishme po ashtu që Kosovës t’i jepet një perspektive europiane për levizje te lire në të ardhmen”, vijoi Creanen.

Deklaratat mbi ecurinë e vendeve të Ballkanit, përfaqësuesja e Presidencës Suedeze i bëri gjatë takimit të parë të Komitetit të Përbashkët Konsultativ të Shoqërisë Civile mes Bashkimit Europian dhe Maqedonisë.

25 shtator

Eurodeputetja Fajon: Liberalizim vizash edhe për Shqipërinë

BRUKSEL – “Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina duhet të përfshihen në listën e vendeve të shengenit, njësoj si fqinjët e tyre, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi”.

Kështu shprehet eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, në një draft raport hartuar prej saj, duke theksuar se dy vendet nuk duhet të lihen jashtë.

Mesazhi kyç në projektin e Fajon është “se raporti për heqjen e vizave për shtetasit e Maqedonisë, Serbia dhe Mali i Zi të plotësohet me një deklaratë duke thënë se Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria duhet të arrijnë liberalizimin si fqinjët e tyre”. Projekt-raport gjithashtu bën thirrje për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Mediat e huaja raportojnë se Komisioni për Lirive Civile, Drejtësisë dhe Çështjet e Brendshme, komitetin e përhershëm të Parlamentit Evropian, do të shqyrtojë raportin mbi liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor.

Komiteti pritet të votojë mbi raportin e hartuar nga parlamentarja sllovene Tanja Fajon më 15 shtator. Raporti do të vihet në rendin e ditës të seancës plenare të Parlamentit Evropian në nëntor.

Në korrik, Komisioni Evropian paraqiti një propozim për të Bashkimit Evropian për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi që nga janari 2010.

Kurse për vendin tonë u deklarua se “duhet të plotësojë njëherë kushtet dhe të çojë përpara reformat|.(Shekulli)

M7ivqVxRGMQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/aktualitet/meta-liberalizimi-i-vizave-brenda-afateve-te-percaktuara.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/aktualitet/meta-liberalizimi-i-vizave-brenda-afateve-te-percaktuara.html

Top