Sweety el
Locus omnem
Ilir Meta, deklaroi në “Studio e Hapur” se partia që ai drejton nuk është përfshirë në asnjë incident të shënuar në këtë fushatë dhe se një gjë e tillë është fabrikuar nga Partia Socialiste e cila sipas tij ka një strategji për të tensionuar situatën.
“Këto janë gjëra që tregojnë qartë nbjë panik. Njëkohësisht edhe një strategji për të justifikuar një kontestim të mundshëm të zgjedhjeve”- tha Meta.
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk dha shifra, por u shpreh i sigurt se rezultati i zgjedhjeve të 8 Majit do të jetë pozitiv për koalicionin Aleanca për Qytetarin. Ai vlerësoi fushatën e zotit Basha në Tiranë, duke theksuar se ai do të votohet edhe nga socialistët.
”Kemi një kandidat, që është kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha, me projekte shumë të qarta i cili praktikisht nga dita e parë e udhëheq këtë fushatë dhe kemi jo një fushatë tjetër paralele apo krahasuese, por kemi thjesht një antifushatë”- tha Meta.
Edi Rama po bën fushatë politike sepse është në panik, pasi i mungojnë bilancet katër viteve të fundit në krye të bashkisë, deklaroi Ilir Meta.
”Mandati i parë ka qenë një progres, por e theksoj mbështetjen e jashtëzakonshme që ka pasur në atë kohë nga qeveria. Mandati i dytë ka vazhduar për një lloj inercie, mandati i tretë është një katastrofë, jo thjesht sepse ne kemi këtë pozicion politik, por sepse Tirana është shtuar, problemet janë shtuar. 11 vjet kryetar bashkie nuk ka bërë një studim të përgjithshëm urbanistik”- tha Meta.
Ndërsa është në koalicion me zotin Berisha që prej 2009, ndërkohë që aleati i tij me herët ka qenë edhe Edi Rama, kreu i LSI-së, jep këtë vlerësim për bashkëpunimin me ta:“Mund t’ju them fare shkurt: më mirë një ‘jo’ e Berishës se sa një ‘po’ e Ramës. Pra është shumë më mirë kur Berisha të thotë jo për diçka se sa kur Rama të thotë po për diçka”.
Ilir Meta u shpreh i bindur se biseda e përgjuar mes tij dhe Dritan Priftit, që u publikua pak muaj më parë nuk do të ketë efekt më 8 maj, pasi sic tha ai gjithcka ishte një montazh ku u përfshi edhe kryeprokuroja Ina Rama me qellimin për të dëmtuar Lëvizjen Socialiste për Integrim në këto zgjedhje.