Mesoni gramatiken ketu!

StepbyAlbania

Primus registratum
Re: Mesoni gramatiken ketu!

Mund tma shpjegoj me qarte ndokush "paskajoren dhe funksionin e saj ne fjali" ?

flmd.
 

Guest
Re: Mesoni gramatiken ketu!

Shyqyr qe na gjete pune mi goc se spo dija si me e shty kohen.. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Marrim nje shembull..
Fjalen per te lare
Forma e pashtjelluar e tipit per te lare
quhet paskajore.
Ajo pra,formohet nga cdo foje, duke vene para pjesores elementet per te.

Shembuj...
per te blere,per te ngrene,per te shkuar,per te ndenjur,per te biseduar,per te marre ,per te puthur...
Krahas formave veprore per te lare.. etj qe permendem me lart,paskajorja ka dhe formen joveprore ,e cila ndertohet duke vendosur pjsesezen u para pjesores se formave veprore perkatese..
per t´u lare, per t´u thare,per t´u fshire ... etj..


Paskajorja perdoret zakonisht me vlere QELLIMORE
Pershembull:
Shkova ne Pazar, per te blere Fruta.
Erdha per te pare Gjyshen.

Uroj te jesh sqaruar.. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

StepbyAlbania

Primus registratum
Re: Mesoni gramatiken ketu!

Flmd, ska qene ndonjeher dikush me i qarte se ti, sinqerisht po ta them. Je fenomenale!

/pf/images/graemlins/smile.gif

ps. jam cune /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

StepbyAlbania

Primus registratum
Re: Mesoni gramatiken ketu!

Edhe dicka - sigurisht ajo qe u tha ishte mjaft e qarte, por tash deshta te dije "ku qendron dallimi midis formimit nga format veprore dhe jo veprore"?

Ps. ma kap shum pak ne gramatik :rolleyes:
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Mesoni gramatiken ketu!

Shume mire e tha Fantazia se paskajorja e tipit -per te punuar-perdoret kryesisht me vlere qellimore.Ky perkufizim ka vlere jo vetem thjesht njohese po edhe praktike,sepse nder gege kete paskajore po e perdorin ne gjithe funksionet qe ka paskajorja-me punue-.Kemi fjalen per funksionin kryefjalor dhe funksionin kundrinor,te cilat i kryen paskajorja e gegerishtes ,po nuk i kryen paskajorja-per te punuar.Te zeme shembuj:ne gegerishte thuhet-eshte mire me punue-po nuk ben te thuhet ne standard-eshte mire per te punuar-,ne gegerishte thuhet-dua me shkue-po nuk ben te thuhet ne standard-dua per te shkuar.Ne shembujt e zene, paskajoret kryejne funksionin e kryefjales ne te parin dhe funksionin e kundrinorit ne te dytin, keto funksione i duron paskajorja e gegerishtes e nuk i duron paskajorja e tipit-per te punuar-.Sigurisht shkak i ketyre gabimeve eshte kujtimi se keto paskajore zevendesojne plotesisht njera tjetren,pra terheqja e gabuar e anlogjise se plote.

Ta shpjegojme pa skaje[terma]gramatikore kete pune:pas foljeve qe shprehin levizje ben te perdoret paskajorja-per te punuar-d.mth. ben te thuhet-shkova per te punuar-se shkuarja eshte levizje.Ndersa pas foljeve qe nuk shprehin levizje,nuk ben te perdoret kjo paskajore,d.m.th. nuk ben te thuhet-dua per te punuar-,se deshira nuk eshte levizje.Ne keso rastesh perdoret lidhorja-dua te punoj-.

Paskajoren e tipit-per te punuar-ne keto funksione e kundruam sikurse e kundrojne sintaksologet e shqipes standarde,pra mbajtem qendrimin e tyre se nuk ben te perdoret ne keto funksione,por,mbase,perdorimi i saj ne keto funksione mund te quhet nje risi pasuruese.

P.S. KESAJ QE PO I THEMI 'PASKAJORE E TIPIT-PER TE PUNUAR-'ME MIRE ESHTE T'I THEMI 'TRAJTE E PASHTJELLUAR E TIPIT-PER TE PUNUAR-.
 
Top