Mesi-Ronaldo, dueli i titanëve!
Argjentinasi shënon në çdo 37 minuta lojë, ndërsa portugezi ka realizuar 7 gola në 5 ndeshje

Ishin rivalë për të fituar “Topin e artë” vitin e kaluar: Kristiano Ronaldo doli i pari, ndërsa Lionel Mesi u rendit i dyti. Do të jenë rivalë edhe sivjet, kur ka shumë mundësi që të ndërrojnë vendet.

Kanë qenë kopertina e finales së fundit të Ligës së Kampioneve dhe sot janë dy “yjet” e mëdha te Barcelona dhe Reali i Madridit në kampionatin spanjoll.
Po garojnë me njëri-tjetrin, ashtu si dy skuadrat “titane” në Primera Divizion.

Ekipeve të drejtuara nga Guardiola dhe Pelegrini u kanë mjaftuar vetëm katër javë për të vënë autoritetin e tyre në një kampionat, që duket qartë se do të jetë një garë dyshe. Barcelona dhe Reali i Madridit kanë pikë të plota, tri më shumë se Sevilja, e vetmja dinjitoze nga pretendentet, pasi Valencia ka shkuar -5 pikë, ndërsa Atletiko dhe Viraeali e shohin veten dhjetë pikë larg kreut, pasi nuk kanë fituar ndeshje në Primera Divizion.
Po dy “yjet”? Shkëlqejnë në mënyrën më verbuese.

Mesi është i papërmbajtshëm, teksa Ronaldo, pasi ka lënë pas vështirësitë në përshtatje, duket solid dhe shënon gjithmonë. Portugezi ka shënuar në të pesë ndeshjet zyrtare të Realit në këtë sezon, katër në kampionat dhe një në Champions. Kristiano dhe Leo kanë shënuar shtatë gola, nga pesë në kampionat, ku kryesojnë renditjen e golashënuesve.

Diferenca e vetme është në mesataren e golave për minutat e luajtura. Ronaldo ka një rregullsi mbresëlënëse. Ai ka shënuar çdo 56 minuta në kampionat dhe çdo 53 minuta nëse do të llogarisim edhe Ligën e Kampioneve.

Mesi ia kalon Ronaldos në Primera Divizion ku shënon mesatarisht çdo 37 minuta, por në përgjithësi gjatë këtij sezoni, duke përfshirë dhe Championsin me dy Superkupat e Spanjë dhe Europë, argjentinasi ka një mesatare shënimi 69 minuta. Llogaritë thonë se që të dy mund të shënojnë më shumë se 1 gol në ndeshje.

Numra mbresëlënës, por të që dy rrinë të qetë. “As “piçiçi” dhe as “paçoço”, – ironizon Ronaldo në lidhje me titullin e golashënuesit më të mirë në Spanjë. – Ajo që më intereson mua janë fitoret e skuadrës.” “Dueli me Ronaldon?

Janë gjëra që u interesojnë gazetarëve, – tha dje pasdite Mesi. – Unë bëj punën time, pastaj nëse nuk më japin “Topin e Artë” nuk ndodh asgjë dhe jeta vazhdon.”

Edhe një e dhënë e fundit: në rast se Ronaldo ende nuk e ka gjetur një partner golashënues te Reali, sepse mes shokëve të tij vetëm Guti ka shënuar me shumë se një gol, te Barcelona, Mesi po bashkëpunon shkëlqyeshëm me Zllatan Ibrahimoviçin, duke u shndërruar në çiftin sulmues më të mirë në Europë.

“Shkurtabiqi dhe Gjiganti”, ashtu si kanë filluar t’i thërrasin në “Kamp Nou”, në katër javë kampionat kanë shënuar nëntë gola së bashku.

Në vendin e dytë ndodhet dyshja e Interit Eto-Milito me 8 gola në 5 ndeshje. Gjithashtu, Torres dhe Kait kanë shënuar tetë gola, por në Angli janë luajtur gjashtë javë.

Alan Perman, Mister X që spiunoi Briatoren

Hulumtimet për të zbardhur identitetin e Mister X, i cili “tradhtoi” Flavio Briatoren duke rrëfyer para FIA-s urdhrin sekret që iu dha Piquet për t’u përplasur, nuk kanë zgjatur shumë. Bëhet fjalë për inxhinierin e Renault, Alan Perman. Në garën e Singaporit ku ndodhi edhe skandali, Perman ishte në postin e kryeteknikut, pasi shefi i tij Pet Sajmonds, ishte shkualifikuar.

Për Perman dhe Pike FIA ka vendosur imunitetin në këmbim të rrëfimit të tyre. Rrëfimi i Perman zbardhi gjithë të pathënat e garës së Singaporit, ku Pike u urdhërua të përplasej me muret mbrojtëse, në mënyrë që në pistë të hynte makina e sigurisë, çka favorizonte pilotin tjetër të skuderisë, Fernando Alonso.

Nuk kanë të sosur telashet për Semenian

Autoritetet sportive afrikano-jugore kanë filluar një hetim mbi Kaster Semenia, objekt i polemikave për identitetin e saj seksual. Hetimi ka si qëllim zbulimin e së vërtetës mbi ngjarjet që kanë ndodhur pas pjesëmarrjes së atletes në Berlin.

“Do të ekzaminohen testet e feminilitetit që i janë bërë Semenias dhe mënyra se si janë sjellë përgjegjësit e Federatës afrikano-jugore të atletikës në këtë çështje”, – thuhet në një komunikatë të federatës.

Raul Gonzales ndaj Vilarealit bën 707

Aktivizimi në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Vilarealit, shënoi prezencën numër 707 të Raul Gonzalesit me fanellën e Realit të Madridit, në takime zyrtare.

Kapiteni, në sezonin e tij të 15-të në “Bernabeu”, është vetëm tri prezenca larg rekordit absolut, i cili mbahet nga Manuel Sançis, që nga viti 1983 deri në vitin 2001 luajti 710 ndeshje me Realin e Madridit. “Nuk dua ta mendoj edhe pse rekordi po afron, – tha Raul.

- Imagjinoj se në ndeshjen e 711-të do të ndjej lumturinë më të madhe të jetës.” Aktualisht Rauli mban dy rekorde, atë të golashënuesit më i mirë të të gjithë kohërave për Realin e Madridin dhe kombëtaren spanjolle.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22968. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22968