Mesi, lufte kunder intervistave false

The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
Lionel Mesi ka bërë një përgënjeshtrim publik të intervistës së tij të shfaqur në revistën hungareze “Kepes Sport”, e cila pak ditë më parë publikoi një artikull të gjatë me deklaratat e yllit argjentinas. Kompania që përfaqëson të drejtat e imazhit të futbollistit bëri të ditur se “familja Mesi do të ndërmarrë veprimet ligjore të nevojshme”, ndaj kësaj reviste e cila i atribuonte shumë deklarata Mesit, ndër të tjera atë të ndrojtjes së tij. Sipas asaj që shkruhej në intervistën e publikuar në revistën hungareze, kur ishin në akademinë e Barcelonës, Fabregas dyshonte se mos Mesi ishte memec meqë ishte shumë i ndrojtur dhe nuk u fliste fëmijëve të tjerë.

Në të njëjtën intervistë, jepen edhe vlerësime për Pep Guardolën, duke e cilësuar “mënyrën më të mirë” për të marrë tituj te Barcelona, si dhe një vlerësim për Neimar i cili i bën elozhe të vazhdueshme.

Megjithëse kjo intervistë është krejtësisht e shpikur, brenda dy ditësh ajo ka bërë xhiron e mediave botërore duke u publikuar si e vërtetë. Kjo ishe arsyeja pse argjentinasi vendosi që të ndërhynte, në mënyrë që të paralajmëronte edhe mediat e tjera që të mos shpiknin prononcime të tij.
 
Top