Mesi dhe Ronaldo, yjet e Primera divizion
Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo jane yjet e futbollit dhe liga e pare spanjole ngrihet ne kembe per ti pershendetur. Duket sikur luajne midis tyre, por per momentin ne largesi njeri qe eshte fitues i Topit te arte (2008) dhe tjetri qe pergatitet ta zevendesoje (2009). Ishin koperina e fundit ne finalen e liges se kampioneve ne Olimpikun e Romes, ky triumfoi sulmuesi argjentinas. Ky cift i madh futbollistesh percjell ne menyre te natyrshme dhe rivalitetin midis dy te medhenjeve ne futbollin spanjol: Barcelona dhe Real Madrid. Mjaftojne kater jave te liges se pare spanjole per te kuptuar se keto dy skuadra kane autoritetin per te qene kampione, te tjeret jo. Me pike te barabarta, 12 dhe pas tyre vjen Sevilje (-3), Valencia (-5), ndersa Atletiko Madrid dhe Villareal dhe me larg (-10). PO dueli midis dy yjeve? Te dy shkelqejne: Mesi eshte i pa permbajtshem, ndersa Kristiano Ronaldo qe u mendua se do te kishte pak veshtiresi per tu integruar me skuadren madrilène shafqet solid dhe gjithnje finalizues. Mesfushori portugez ka shenuar ne pese ndeshjet zyrtare, kater ne ligen e pare dhe nje ne ligen e kampioneve. Te dy fenomenet ashtu si skuadrat e tyre qe ecin ne nje linje kane te perbashket shifren 7 te golave, nga te cilat 5 ne ligen e pare spanjole. Ka nje ndryshim te vogel ne kete barazim golash. Kristiano Ronaldo ka nje rregullesi impresive: nje gol ne cdo 56 minta loje ne ligen e pare dhe nje ne 53 minuta loje ne ligen e kampioneve. Mesi nga ana e tij ka shenuar mesatarisht nje gol ne 37 minuta loje ne ligen e pare, ndersa ne ndeshjet per superkupen e Spanjes, te Evropes dhe ligen e kampioneve nje gol per 69 minuta loje. Numrat e Kristiano Ronaldos jane te jashtezakonshem, por mesfushori portugez thote: As shenuesi me i mire, asgje tjeter, ajo qe llogaritet eshte fitorja e skuadres. Dueli me Kristiano Ronaldon? Kjo eshte ajo qe iu intereson ju gazetareve, eshte replika e Mesit. Une beje punen time dhe nese nuk me japin Topin e arte, nuk ndodh asgje e jashtezakonshme. Kristiano Ronaldo ende nuk e ka gjetur partnerin ideal, ndersa Mesi po, sulmuesin suedez Ibraimovich (bashke 9 gola ne lige). Dyshja me e forte ne Evrope, pasuar nga ajo Eto-Diego Milito (8 gola) dhe Fernando Torres-Kujit te Liverpul (8 gola).

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22934. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22934
![ronaldo-150x150.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Fronaldo-150x150.jpg&hash=d09cd5a74e22aef7d8768f5aec18bb17)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22934. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22934