Meshari i gjon Buzukut,na vonon ne histori

sonora

Primus registratum
Meshari i gjon Buzukut,na vonon ne histori

Mendoj se publikimi me force i mesharit te Gjon Buzukut,si dokumenti i pare ne shqip,ne shqiptareve na vonon ne histori.
Dua te them,se,kjo kohe(1555) eshte shume e vone per te besuar se ky ishte fillimi i shqipes
Ka zera per nje dokument tjeter,por asgje me shume.

C'mendim keni?
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Meshari i gjon Buzukut,na vonon ne histori

Ne mund të vonohemi për atë që vjen se atë që ka ikur nuk mund ta ndryshojmë. Biblioteka e Vatikanit (me gjithë kuptimin e fjalës) e ka datëlindjen andej nga 1450, që do të thotë se edhe nëse ka pasur shkrime më të hershme ato nuk kanë gjetur një strehë. Të shpresojmë për Teodor Shkodranin. Nga ana tjetër është djegur biblioteka e Aleksandrisë ku ne duhet të kishim xhexh. Po ashtu është djegur Voskopoja me gjithë bibliotekë akademi e shtypshkronjë, ku përsëri duhet të kishte diçka.
Atë fjalinë e parë e bëra të tillë se tek ne mungon një alfabet që është themeli i shkrimit. Armenët (indoeuropianë) e kanë pasur një të tillë që në shekullin e gjashtë, e ndonëse të pushtuar më shumë se ne e kanë atë datën e largët. Ne kemi shkruar greqisht, latinisht, turqisht, e ku ta dish ç'tjetër. Megjithatë errësira e shekujve, dhe rezervat e arkivave duhet të kenë më shumë për ne.
 

Bora

Primus registratum
Re: Meshari i gjon Buzukut,na vonon ne histori

Diabolis me c'di une sot ne shkolla mesohet se ekziton nje dokument me i hershem akoma qe dtaon rreth 1100 dhe eshte verbali i nje hajduti i shkruash ne shqipen antike.
Se sa baza ka dokumenti nuk e di,po perderisa ka zevendesua Mesharin si dokument te pare te gjuhes shqipe do te thote patjeter dicka.
Pastaj perpara Mesharit,kemi Formulen e Pagezmit dhe Perikopene e Ungjillit te Pashkeve qe te dyja ne shqip.
Ka gjithmone me shume gjasa te gjinden dokumentat se sa libra te tere,kjo sepse Shqiperia nuk ka qene aspak e zhvilluar sa per te patur Biblioteka te saja apo shkolla per gjuhetaret.
Keshtu qe cdo gjurme e shqipes se vjeter na vjen nga studiuesit e huaj ne pamundesi per te patur te tille ne vend.
Sidomos gjuhetaret gjermane jane treguar shume te interesuar kundrejt shqipes dhe me c'mbaj mend edhe fjalorthi i pare shqiptar rreth 1500 eshte i nje gjermani.
 
Top