Mesazhi që futi në burg hoxhën Kristo
SHISH kërkoi kapjen e Artan Kristos. Propagandë në internet dhe mes të rinjsh në Rrashbull e Golem

“Ne pranojmë edhe të vritemi, por edhe të vrasim⦠Ne jemi pro Xhihadit”

Artan Kristo, hoxha i arrestuar si i dyshuar për terrorizëm, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullahi, prej një kohe të gjatë bënte propagandë radikale islamike të llojit salafit-tekfirist, me një grup të vogël të rinjsh në Rrashbull dhe Golem, duke dhënë këshilla radikale islamike. Prokuroria e Tiranës ka zbuluar të gjithë rrjetin e informacioneve që kalonin nga Kristo, të cilat e kishin origjinën nga disa vende islamike. Ato postoheshin në tre adresa interneti, ndërsa hetuesit e çështjes kanë arritur të zbardhin edhe mekanizmin e veprës penale të nxitjes së terrorizmit. Informacionet e para kanë mbërritur në Prokurorinë e Tiranës nga strukturat e SHISH-it dhe të shërbimeve amerikane.

Rekrutimi i të rinjve
Sipas Gjykatës së Tiranës, prokuroria ka dërguar për gjykim kërkesën, për dhënien e autorizimit për kontrollin e ambienteve në pronësi të Artan Kristos, ambiente në të cilat dyshohet se kryhej vepra penale e “nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. Prokuroria e Tiranës, mbi bazën e materialit kallëzues të ardhur në datën 10 qershor 2009 nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), ka regjistruar procedimin penal nr.2915, viti 2009, në ngarkim të shtetasit Artan Kristo. Nga shqyrtimi i materialeve të çështjes penale rezulton se Kristo është i biri i Pëllumbit, ka lindur në Shkodër më datë 19 janar 1978. Aktualisht ai është banor i fshatit Rrushbull, Durrës. Ai është i martuar me dy gra dhe ka disa fëmijë. Sipas prokurorisë rezulton se shtetasi në fjalë pretendon që ka përfunduar arsimin e lartë fetar në Libi. Aktualisht ai njihet si praktikues dhe predikues i fesë myslimane. Në këtë fushë personi nën hetim, Artan Kristo, njihet me emrin Muhamed Abdulla Al Albani. Aktivitetin e tij fetar, 31-vjeçari e realizonte ndërmjet të tjerave edhe nëpërmjet komunikimit në rrugë telefonike dhe elektronike. Në ëebsite (faqe elektronike) ëëë.albselefet.net, shfaqen disa pamje të shtetasit Artan Kristo, nga të cilat dyshohet se ky shtetas synon mbështetjen ose kryerjen e veprave për qëllime terroriste. Personi nën hetim, Artan Kristo, prej një kohe të gjatë, sipas gjykatës dhe prokurorisë, bënte propagandë radikale islamike të llojit salafit-tekfirist, me një grup të vogël të rinjsh në Rrashbull dhe Golem, duke dhënë këshilla radikale islamike. Këto këshilla dhe këtë propagandë Kristo e realizonte edhe nëpërmjet ëebsite-ve ëëë.forum.islamik.com dhe ëëë.udhezimedhedrita.net.

Mesazhi terrorist
Sipas prokurorisë, Artan Kristo shprehet në mesazh se “…ka pasur, ka dhe do të ketë Xhihad, i cili është obligim dhe detyrim për myslimanët, deri ditën e gjykimit…”, thuhet në pamjen filmike, e cila vijon se “…në Xhihad shkohet për të luftuar e për të vrarë qafirët, që janë bërë pengesë për vendosjen e shtetit islam, drejtësisë, pra duhet të kesh me se të vrasësh…”. Një tjetër thënie që konsiderohet propagandë për prokurorinë është dhe një shkrim i Kristos se “…normalisht ne pranojmë edhe të vritemi, sepse Xhihadi është luftë e shenjtë dhe obligim për myslimanin, por jo vetëm të vritemi, por dhe të vrasim… ne jemi pro Xhihadit, lutemi që të vijë ajo ditë që të na mundësohet ta ndihmojmë islamin, ta bëjmë Xhihadin me anë të fjalës, forcës së krahut, bombës… por duhet të përgatitemi sa më shumë që të kemi mundësi…”. Nisur nga përmbajtja e këtyre pamjeve filmike, këshillave dhe propagandës, prokuroria pretendon se nxitet urrejtja fetare, e cila rrezikon përçarje sociale në familjet shqiptare dhe mirëkuptimin e bashkëjetesën brenda komunitetit mysliman dhe më gjerë.

Mesazhi kërcënues

” …ka pasur, ka dhe do të ketë Xhihad, i cili është obligim dhe detyrim për myslimanët, deri ditën e gjykimit…
…në Xhihad shkohet për të luftuar e për të vrarë qafirët, që janë bërë pengesë për vendosjen e shtetit islam, drejtësisë, pra duhet të kesh me se të vrasësh….
Normalisht ne pranojmë edhe të vritemi, sepse Xhihadi është luftë e shenjtë dhe obligim për myslimanin, por jo vetëm të vritemi, por dhe të vrasim…
Ne jemi pro Xhihadit, lutemi që të vijë ajo ditë që të na mundësohet ta ndihmojmë islamin, ta bëjmë Xhihadin me anë të fjalës, forcës së krahut, bombës… por duhet të përgatitemi sa më shumë që të kemi mundësi…”.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24237. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24237