Mesazhet në shishe në epokën e internetit

Sweety el

Locus omnem
Mendimet që u besohen valëve të detit

Një mendim që u besohet valëve të detit, me shpresën se do të arrijë në destinacionin e dëshiruar, apo të merret nga dikush si metaforë e rrjedhës së fatit; një thirrje e brishtë për ata që nuk kanë mundësi t’i drejtohen dikujt, siç u ndodh të përmbyturve në një ishull të shkretë. Mesazhi në shishe është një mënyrë ekstreme dhe romantike komunikimi, që vazhdon të ruajë bukurinë, edhe sot në epokën e internetit dhe mesazheve. Pasi kanë qenë protagoniste të shumë këngëve dhe filmave të suksesshëm, këto mendime, të cilat u besohen valëve të detit, kanë qenë pjesë e disa siteve në internet: ka nga ata që i mbledhin dhe i koleksionojnë, të tjerë që i përdorin për një biznes, apo një botë shërbimesh, si një mënyrë e pazakontë komunikimi. Mesazheve në shishe i është kushtuar edhe një muze.

0953bf89c00912c41dbb0819aad97b02.jpg




Bëhet fjalë për një mënyrë aktuale, poetike e pothuajse magjike komunikimi, kjo është e qartë dhe as që ka dyshim, për shembull nga kënga e ish-grupit “Police”, “Message in a Bottle”, te filmi romantik “Fjalët që kurrë nuk t’i thashë”, marrë nga romani i Nicholas Sparks, i cili tregon një histori dashurie mes Kevin Costner dhe Robin Wright Penn, lindur nga një letër në shishe e gjetur rastësisht në një plazh. Mesazhet në shishe mund të jenë edhe tragjike, si ai i një pasagjeri të anijes “Titanic”, i shkruar ndërsa anija po fundosej, në vitin 1912, ose thjesht mendime shoqërore: personi që ka fatin të marrë në ndonjë mënyrë një mesazh të tillë, zbulon se është shumë i lidhur me dërguesin e panjohur, saqë ndonjë herë, mes të dyve lindin lidhje edhe shumë të forta. Në ato shishe nuk ka asnjë hartë thesari. Por si kompensim, mesazhet që vijnë nga deti (ato italiane, gjermane, angleze, franceze, kroate, ruse) u hapin dyert njohjeve nga më të çuditshmet.

Ka nga ata persona që pas gjetjes së këtyre simboleve të çmuara të rastësishme të fatit i kanë ruajtur me shumë kujdes e pasion. Konkretisht bëhet fjalë për një doktor nga Termoli, i cili ka krijuar një sit interneti, ku prej vitesh mbledh këto mesazhe, të cilat u besohen valëve të detit. Mes mesazheve “të peshkuara” në shishe, kanoçeve dhe kontenitorëve të çdo lloji, gjen gjithçka: mesazhe dashurie, vetmie, nostalgjie, por edhe vizatime fëmijësh. Mes tyre, për shembull, doktori kujton një, të shkruar nga një vajzë gjermane e cila u besoi valëve të detit të Kroacisë mesazhin e saj, ku i drejtohej marrësit: “Kur të gjesh shishen, më dërgo një kartolinë të qytetit tënd”. Doktori i shkroi më pas vajzës dhe mes tyre lindi një korrespondencë. Një histori tjetër e bukur është ajo e dy të fejuarve, që në fund të pushimeve, shkruan një mesazh identik, i futën në dy shishe dhe i lëshuan në ujë në të njëjtin moment. Shishet udhëtuan së bashku për qindra kilometra dhe u gjetën pak metra larg njëra-tjetrës në Marina, Lesina.

Ndonjëherë nuk është e lehtë të kuptosh përmbajtjen e mesazheve dhe firmën që i shoqëron. Ja disa këshilla për ata që dëshirojnë t’ia besojnë mendimet detit, në mënyrë që të rrisin mundësinë e ruajtjes së përmbajtjes së mesazhit. “Nëse keni menduar që të shkruani ndonjë mesazh të tillë, letrën paloseni dhe mbështilleni me një letër tjetër, sepse dielli mund ta fshijë në pak kohë atë që keni shkruar. Mbështjellja me një letër të dytë bën mbrojtjen nga efektet e dëmshme të rrezeve të diellit. Ndërsa shkruani përpiquni ta gërvishtni letrën, në mënyrë që edhe nëse dielli arrin të fshijë mesazhin, të paktën diçka do të arrijë të lexohet”, thotë doktori.

Sot, në epokën e teknologjisë, nuk mungojnë personat që e kanë kthyer në biznes këtë mënyrë të vjetër dhe romantike komunikimi. Në një sit britanik “Letterinabottle.com”, mund të porosisni shishen tuaj të preferuar me mesazhin që ju pëlqen, për një ditëlindje, përvjetor, martesë apo falënderim. Mjafton të klikosh mbi shishen e dëshiruar dhe mesazhi do të mbërrijë kudo, pas disa javësh me çmimin 30 euro.

Mes kurioziteteve të cilat lidhen me mesazhet në shishe, mund të kujtojmë filozofin grek Teofrasti, në vitin 310 para Krishtit, i cili shkruante mesazhe në shishe për të analizuar shkëmbimin e ujërave mes Mesdheut dhe Atlantikut. Në ditët tona, kanë qenë mjaft të përdorshme për studimet shkencore në fushën e oqeanografisë. Para disa vitesh, u ndërtua një muze për mesazhet në shishe në ishujt atlantikë Turks dhe Caicos, në jug të Floridës, për të studiuar rrymat që përshkojnë Oqeanin Atlantik.

Gjithçka duket me të vërtetë e pabesueshme. Si është e mundur që dikush të marrë një mesazh nga deti? Si është e mundur që mesazhi të shkojë në dorën e marrësit? "Kush kërkon, gjen", përgjigjet doktori. "Është një shprehje popullore absurde, por që funksionon. Kam bërë provë duke dërguar një mesazh në ujë edhe unë. Një vit më vonë më telefonoi një vajzë, e cila e kishte gjetur shishen me mesazhin brenda gjatë pushimeve verore në Liguria". Tashmë teknika është perfeksionuar, kërkimet janë bërë më të avancuara. Të shfletosh fletët e mesazheve është njësoj si të bësh një udhëtim në jetët e të tjerëve, të zbulosh pasionet dhe dëshirat e panjohura. Kërkuesi i zërave nga deti përqendrohet mbi shenjat e mira që kanë sjellë dallgët.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Mah! Nuk ka mo mesazhe si njehere e nje kohe! Ne fakt ska mo as shishe si njehere e nje kohe se sot bojn shishe ekologjike qe dagradohen ne det :D
Per si osht brezi i internetit edhe mesazhin ne shishe e shkruan te tipit "Me quajne Emer Mbiemer. Me shto ne Fb dhe pastaj shofim e bojm "ose ose "Emer Mbiemer. +1 Add Friend" Poshte per tangerllik shtojn edhe nje kuti me shkrimin Nese te pelqen mesazhi shtyp "Like" :D
 

Megg

Carpe Diem
Po sikur te ndodhesh nga lindja e te mos kete det???:D
Sma ha mendja qe ka egzistu ndonjeher kjo metode e shkembimit te mesazheve ,,,vetem ne filmat romantik:)
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Thjeshte fare...hidhe ne lum, lumi do gjeje nje menyre per te mberrit ne det dhe kshu kthehemi prap tek mesazhi im i fillimit :D
 

gangsterja

Primus registratum
Sot eshte me e thjeshte mbasi ia dergon drejt e perpara syve,jo si me pare qe prisnin per shume kohe.Jam me mendimin e Megg,po sikur mos te kete fare det c'do te benin te dashuruarit?:(
 
Top