mesazh elektoral

trebeshina

Primus registratum
mesazh elektoral

Shqiperia ka hyre ne vitin elektoral per zgjedhjet e pergjithshme, me probleme shume te medha.
Kush mendoni ju se duhet te jete mesazhi me i sakte elektoral qe nje parti politike duhet ti drejtoje elektoratit?
Une po paraqese nje mesazh: Ka nje vend per Shqiperine ne Bashkimin Europian, ne do te punojme per te.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: mesazh elektoral

Rruga drejt Evropës kalon nëpër Shqipëri! Le të punojmë SË BASHKU ta fusim anijen në port!
shrug.gif
 

DFV

Primus registratum
Re: mesazh elektoral

Cilet jemi Ne qe do punojme se bashku per ta futur Shqiperine tone ne bashkimin Europjan?
Te pakten edhe une e desheroj kete gje bile dhe sa me shpejte,por si e qysh kete nuk e marre vesh, se keshtu me fjale Berisha per pak desh e (Ja) futi Shqiperine ne bashkimin Europjan ne 95-96 po keshtu dhe Nano "punoj" shume dhe vazhdon ta
(ja) fuse Shqiperise ne Europe!!!!!!!
E mjera Shqiperi ne dore te kujt ka ra!!!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: mesazh elektoral

Ditën e votimeve çohu ½ ore nga lokali e shko e voto kundër gjërave që urren dhe pro atyre që dëshiron(nëse i gjen)! Që të dish se çfarë urren e çfarë dëshiron, bëj detyrat e shtëpisë dhe lexo programet e partive, përputh programin me surratin e çdo partiaku dhen VENDOS! Kjo është mënyra me të cilën ti DFV mund të japësh kontributin tënd!
thumbsup.gif
 

DFV

Primus registratum
Re: mesazh elektoral

Kondrapedali, dakorte me ty per momentin, i studjuam dhe i besuam programit te PD me Salen ne krye,por ai jo vetem na rrejti por ne fund e shkruboj gjithe Shqiperine e shkret,po keshtu ndodhi edhe me PS e Nanos, por edhe ai pasi e vodhi dhe e ropi te gjalle Shqiperine e shkret
i ka lene vetem skeletin.
Pas kesaj , sipas teje ne duhet qe diten e votimit
te votojme per ate parti qe di te genjej me shume
dhe une po te nisem nga fjalet qe tani ja jap voten Fatos Nanos dhe e di pse?
Ai di te genjej dhe te mashtroj nje popull te tere
keshtu qe edhe une me turmen do mashtrohem.
Do thuash ti pse do genjehesh nga ai mashtrus?
Sepse ai i nderton aq bukur fjalet dhe ato
programet sa qe neser ti beson se do hyjme ne Europe,pasneser do marrim te gjitha paret qe kishim ne firmat piramidale dhe pas nje muaj Shqiperia jone e varfer do gedhihet e pasur ashtu si Zvicra, keshtu qe te gjithe ne qe jemi ne emigracion do kethehemi me vrap ne Atdhe se i kemi gati vendet e punes edhe per faktin qe kemi mbaruar shkolla ketej nga perendimi!!!!!
Ne fakte une jam me ate qe ti ke postuar me siper
te punojme te gjithe se bashku qe te votojme ate parti qe dhe ate person qe do jete i besushem, por ne radhe te pare , mendoj une duhet te votojme
per partit e vogla dhe kurr me per ato qe shkaterruan Shqiperine per 14 vjet, pra kurre me vot nga ne te rinjt per PS e Nanos dhe PD e Berishes.
Vetem largimi nga skena politike e ketyre dy partive do beje te mundur rindertimin e Shqiperise.
 

trebeshina

Primus registratum
Re: mesazh elektoral

Mendimi i Kundrapedalit eshte shume interesant pasi ky qe ju e quani mesazh per mendimin tim mund te meret si nje goditje kunder indiferrentizmit ku ne Shqiptaret voten e nenvleftesojme pasi ajo eshte mekanizmi i vetem qe mund te sjelli ndryshimin.
 

DFV

Primus registratum
Re: mesazh elektoral

gjeneral, po pse nuk udheheq PKSH-ja ne Shqiperi?
Pse Berisha me Nanon a nuk jane pasardhsit e te paudhit qe ndaloj frymen ne 1985?
Pse gjithe keto menxyra qe ben ata (Berisha me Nanon) ne keto 14 vjet a nuk i mesuan nga i paudhi
qe ua mori shpirtin shqiptareve per 50 vjet??
A nuk po shkon Nano me Berishen ne te njejten rruge qe eci i paudhi per 45 vjet?
Ah po se per pak harrova, keta te sotmit shkojne rruges me zig-zage, kurse i paudhi i binte drejte!
Mjere Shqiperia e shkret qe ka mbajtur dhe mban per 65 vjet me rradh te paudhet qe e shkrumbosen
nga themelet vendin.
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: mesazh elektoral

Pse nuk udhehoqi SAL dhe NANO ne vitet 1945-1992 ??? (kjo eshte edhe arsyeja per PKSH.
HISTORIA DO PERSERITET PRAPE VELLA...
 

Renea88

Primus registratum
Re: mesazh elektoral

Shkaterrimi i plote i Komunizmit e mbeturinave te tij ne shqiperi.
Forcimi i Policise e Ushtrise, dhe radikalizimi i pushtetit juridik.
Modernizimi i sistemit arsimor.
Sistemi shendetesior falas.
Vendosja e denimit me vdekje per kriminelet.
Heqja e vizave per Shqiptaret nga konuniteti Evropian.
Ndalimi i shitjes se tokes shqiptare te huajve.


Si mendoni?
Kush deshiron te merret me formimin e Partise se djathte te integrimit PDI
--------------------------------------------------------------------------------
 

FRUSA

Primus registratum
Re: mesazh elektoral

Pse Berisha me Nanon a nuk jane pasardhsit e te paudhit qe ndaloj frymen ne 1985?
thumbsup.gif

Pse gjithe keto menxyra qe ben ata (Berisha me Nanon) ne keto 14 vjet a nuk i mesuan nga i paudhi
qe ua mori shpirtin shqiptareve per 50 vjet??
A nuk po shkon Nano me Berishen ne te njejten rruge qe eci i paudhi per 45 vjet?
Ah po se per pak harrova, keta te sotmit shkojne rruges me zig-zage, kurse i paudhi i binte drejte! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> Mjere Shqiperia e shkret qe ka mbajtur dhe mban per 65 vjet me rradh te paudhet qe e shkrumbosen
nga themelet vendin.
Ai(Fatos Nano) di te genjej dhe te mashtroj nje popull te tere
keshtu qe edhe une me turmen do mashtrohem. <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
Do thuash ti pse do genjehesh nga ai mashtrus?
Sepse ai i nderton aq bukur fjalet dhe ato
programet sa qe neser ti beson se do hyjme ne Europe,pasneser do marrim te gjitha paret qe kishim ne firmat piramidale dhe pas nje muaj Shqiperia jone e varfer do gedhihet e pasur ashtu si Zvicra,
thumbsup.gif


Berishen dhe Nanon me 6 qeverite e tij i pa populli kush ishin kur drejtuan po tani kujt tija japesh voten?
Keto partite e vogla jane o me anen e Sales o me Nanon keshtu qe prape aty ne vend numero je...

Gjeneral...Enveri yt ai po qe dinte te bente votime dhe asnje njeri nuk mungonte per te votuar diten e zgjedhjeve dhe rezultati dilte 99.99% per Partine kurse sot hajde merre vesh se si do shkoje puna..

>>>>>Ca muaji behen zgjedhjet ne 2005 se spo e marr vesh ????
 

Male850

Primus registratum
Re: mesazh elektoral

Fillimisht postuar nga Renea88:
[qb] Shkaterrimi i plote i Komunizmit e mbeturinave te tij ne shqiperi.
Forcimi i Policise e Ushtrise, dhe radikalizimi i pushtetit juridik.
Modernizimi i sistemit arsimor.
Sistemi shendetesior falas.
Vendosja e denimit me vdekje per kriminelet.
Heqja e vizave per Shqiptaret nga konuniteti Evropian.
Ndalimi i shitjes se tokes shqiptare te huajve.


Si mendoni?
Kush deshiron te merret me formimin e Partise se djathte te integrimit PDI
-------------------------------------------------------------------------------- [/qb]
Ore ç'po bene keshtu? E di qe ke kopjuar programin e PPSH - se? Na dole edhe ti komunist???
Nuk ma priste mendja, qe ne reaksionar i madh siç po na tregohesh ne te gjitha shkrimet e tua, te gjej nje pike te dobet (ose me mire te perbashket) ate te komunistave te mirefillte.
Shko e lexo veprat e Enverit dhe aty do te shohesh se per çfare kane luftuar prinderit e tu dhe te mi dhe te shumices:
1 - Shqiperia eshte e shqipetareve dhe s'ka vend per kembet e huaja dhe te pushtuesve;
2 - Populli shqiptar respekton fqinjte dhe do qe edhe ato ta respektojne. Kjo nuk do te thote qe te jemi ura kalimi per ushtrite e huaja qe kane per qellim agresionin e vendeve te tjera
3 - Pamvarsia eshte çeshtja themelore e te qenurit Shtet Shqiptar dhe te popullit shqiptare. Kjo pamvaresi mund te arrihet vetem me nje pamvaresi politike dhe sidomos ate ekonomike. Kur ke keto dy kushtet atehere mendon edhe per ushtrine, qe si qellim kryesor te kete ate te Mbrojtjes se popullit shqipetare brenda kufijve (dhe jo ne Irak <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> )
4 - Shendetesia ka qene falas (kohe e kalua e foljes me qene
devil.gif
) dhe kete sherbim nuk mund ta kerkosh ne nje rend ku ke taksa edhe per ajrin qe thith
Vertiteni si te duani [qb] ti [/qb] edhe [qb] Fruso [/qb] prape se prape ketu do te vini te socializmi dhe komunizmi
devil.gif

wave.gif
([qb] a presto [/qb])
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: mesazh elektoral

Renea ta kam thene edhe njehere une: BURRE TE TREGOHESHE ATEHERE KUR PIRDHTE ENVERI DHE I THOJE SHENDET! <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> Sot...gri sallat! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

FRUSA

Primus registratum
Re: mesazh elektoral

Gjeneral...Enveri yt ai po qe dinte te bente votime dhe asnje njeri nuk mungonte per te votuar diten e zgjedhjeve dhe rezultati dilte 99.99% per Partine kurse sot hajde merre vesh se si do shkoje puna..

Degjoni ju enveristat mos e mbroni xhaxhin per te gjitha se kishte ca te mira po edhe shume gabime flisni duke i marre parasysh te gjitha jo vetem anen qe doni ju...
 

Male850

Primus registratum
Re: mesazh elektoral

Fillimisht postuar nga FRUSA:
[qb] Gjeneral...Enveri yt ai po qe dinte te bente votime dhe asnje njeri nuk mungonte per te votuar diten e zgjedhjeve dhe rezultati dilte 99.99% per Partine kurse sot hajde merre vesh se si do shkoje puna..

Degjoni ju enveristat mos e mbroni xhaxhin per te gjitha se kishte ca te mira po edhe shume gabime flisni duke i marre parasysh te gjitha jo vetem anen qe doni ju... [/qb]
Ketu po fillon te hapesh nje shteg per diskutim me ne "Enveristat". Te them te drejten nuk e kam quajtur veten asnjehere enverist, por thjesht nje komunist pa teseren e PPSH - se. Po le te kthehemi ne muhabetin tone.
Sistemi socialist pati shume te mira, por nuk arrij dot ti permend, prandaj i le menjan.
Ajo qe dua te them, jane gabimet e PPSH -se, perfaqesuar nga sekretaret e atehershme. Gabimi kryesor ishte qe e kthyen te qenurit komunist si nje privilegj dhe sidomos per karriere politike dhe pushteti. (Njoh shume veta, tashti jane edhe ne krye te opozites, qe para '89 kishin kerkuar te beheshin kanditata partie, dhe menjehere ndryshuan "mendim")
Ajo qe ju nuk arrini te shihni eshte diferenca midis pushtetit te sotem (qofte te Sales por edhe te Nanos dhe Aliaj) me ato te kohes se Enverit. Po i permend:
1 - Korrupsioni (si nata me diten)
2 - vjedhjet (jo nga hajdutat e zakonshem por ato politik)
3 - mashtrimi
4 - perdhunumi politik sistematik si nga ana e te "majtes por edhe nga ato te te "djathtes"
5 - presioni idiologjik. Ne kohen e fushatave politike thuhet te gjitha gjera. Jeta e nje individi ne kohen e enverit tregohet si jeta e tere popullit (dhimbje, integrim, burgje, pa buk etj etj) dhe sot jeta e popullit tregohet nepermjet jetes se nje individi (sot te gjithe jetoni si Nano, Moisiu, Saliu, etj etj)
6 - Shkaterrim sistematik i jetes se individit. Sot Rama po fillon te shkaterroj ndertimet abuzive, por jo ato te miljardarve, por atyre te varfeve qe kane ndertuar nje shtepi per te futur koken. Por kjo nuk eshte azgje perpara gjithe ate shkaterim rrenjesor te te gjithe ate pak ekonomie qe kishim. Po pse ne kete menyre zgjidhen problemet?
Se fundi, perpiqeni te shkoni si nga "e majta" por edhe nga "e djathta" dhe gjeni vetem nje pergjigje, nuk arrini dote te beni nje vende me te mire se ai qe beri POPULLI NE KOHEN E PPSH - se TE UDHEHEQUR NGA ENVER HOXHA.
Pershendetje
Male850
 

OROSHI

Primus registratum
Re: mesazh elektoral

Male,po prish imazhin e "paster" te PKSH-se,Velo cben ti??Vigjilenca plako <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
Top