Mero Baze, Gazetari guximtar i Shqiperise.
Thuhet se PD ka fituar.
Ne se eshte kjo e vertete do desha te tregoj mirnjohje per gazetarin Mero Baze per guximin, aftesine dhe meriten e tije personale ne betejen kunder Mafies.
Po postoj nje shkrim te fundit te Meros.
......
EDITORIALI
Mandati kundër korrupsionit
Nga Mero Baze
Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë siguruar një
shumicë të mjaftueshme për qeverinë e ardhshme që do
të dalë nga zgjedhjet e 3 Korrikut. Përkundër një
infrastrukture plot kurthe për manipulime, dhe një
predispozicioni shtetëror për të manipuluar zgjedhjet,
pjesëmarrja e lartë në votime dhe fushata pozitive e
opozitës, bindën shqiptarët se ka ende një rrugë për
të ndëshkuar korrupsionin në vend. Fitorja e opozitës
është një mandat i qartë që shqiptarët i kanë dhënë
Sali Berishës dhe aleatëve të tij për të shpëtuar
shtetin e kapur nga mafia dhe për të krijuar një bazë
të re të zhvillimit të vendit, të mbështetur tek
konkurrenca e lirë, tregu dhe drejtësia.
Ka shumë diskutime nëse zgjedhjet e 3 Korrikut kanë
një humbës të madh apo një fitues të madh?
Nga mënyra se si reagoi elektorati ndaj
paralajmërimeve për manipulime, shihet qartë se kemi
një fitues. Fatos Nano është vërtet humbës i këtyre
zgjedhjeve, pasi shqiptarët, mes fushatës negative të
tij, dhe premtimeve pozitive të opozitës për të
luftuar standardet që kishte vendosur qeveria në jetën
e shqiptarëve, zgjodhën opozitën.
Votat më cilësore të opozitës sidomos ato që ndëshkuan
ministrat e akuzuar për korrupsion, Agron Duka,
Anastas Angjeli, Igli Toska, Arben Ahmetaj, forcojnë
idenë se shqiptarët kanë ndëshkuar korrupsionin. Por
për të luftuar atë, projekti i PD-së ka nevojë jo
vetëm për vullnet, por mbi të gjitha për institucione.
Nëse pas 8 vitesh në pushtet socialistët ikën duke mos
lënë në këmbë asnjë institucion të besueshëm që mund
të nisë luftën kundër korrupsionit, PD dhe aleatët e
saj duhet të mos e përsërisin më këtë bilanc.
Korrupsioni luftohet përmes një sistemi të fortë të
drejtësisë, përmes një prokurorie me vullnet për t’u
angazhuar kundër këtij fenomeni dhe mbi të gjitha
përmes një procesi transparent që të bëjë të
pavlefshme ngjyrat politike me të cilat shpesh
përpiqen të mbrohen personazhet kryesorë të kësaj
historie korrupsioni. Sali Berisha është personi i
duhur tek i cili shqiptarët besuan se nuk është i
korruptuar dhe se mund ta luftojë korrupsionin. Por
kaq nuk mjafton që ai të përfundojë projektin e tij
për të mbajtur fjalën para shqiptarëve. Projekti i tij
100 ditësh duhet t’i japë përgjigje nevojës që ka ky
vend për të hedhur themelet e institucioneve që do të
bëjnë të mundur të realizohet vullneti i shqiptarëve
për një qeverisje të ndershme, për një treg të lirë pa
monopole dhe për më shumë shanse për një cilësi të re
të jetës së shqiptarëve.
.