Merkel, Westerwelle dhe epoka e re politike
Merkel do të vazhdojë edhe për 4 vjet të tjera që të qe-verisë Gjermaninë në postin e Kancelares, por çmimi që konservatorët do të duhet të paguajnë për këtë do të jetë shumë i lartë. Rezultati i zgjedhjeve të së dielës për Unionin Kristian-Demokrat të qendrës së djathtë dhe partinë e saj motër, bavarezen Unioni Kristian-Social është më i ulët se në vitin 2005. Megjithatë, Merkel mund të formojë një koalicion qeveritar me Partinë e Lirë Demokratike, duke qenë se mbështetja ndaj kësaj partie është rritur ndjeshëm, madje në përmasa të tilla të paparashikuara as nga vetë analistët politikë dhe institucionet e sondazheve. Kjo do të thotë se “arkitektura” e aleancës qeverisëse që do të drejtohet nga Merkel do të ndryshojë thelbësisht dhe tashmë ngjyrat e reja do të jenë e zeza dhe e verdha, përkatësisht ngjyrat e partive përbërëse të koalicionit. Në qeveritë e ish-kancelarit Helmut Kohl ishte gjithmonë shumë e qartë se kush ishte partia qeverisëse, sepse kristian-demokratët kishin gjithmonë shumë më tepër vende në Parlament në krahasim me partnerin e tyre liberal. Një fakt i tillë tashmë ka ndryshuar dhe, sipas të gjitha gjasave, ka ndryshuar përgjithmonë. Në konfi gurimin e ri, Merkel do ta ketë të vështirë që të mbajë premtimin e bërë gjatë fushatës elektorale në lidhje me zbutjen e politikave të FDP-së ndaj eko-nomisë së tregut. Kjo, sepse këtë herë kristian-demokratët nuk janë aq të fortë sa në të kaluarën dhe nuk do të mund të diktojnë politikat që duan pa hasur në kundërshtitë e liberalëve. Lideri i FDP-së, Guido Westerwelle, do të ketë shumë zë në qeverinë e ardhshme. Për sa i përket Merkelit si Kancelare ajo është e padis-kutueshme, ndërsa për sa i përket rolit të saj në krye të konservatorëve ai mund të ndryshojë në një të ardhme jo të largët. Kështu pritet që guvernatorët rajonalë të CDU-së të nisin diskutimet për ndry-shim. Dhe në radhët e CDU-së nuk është se ka krizë për emrat e mundshëm që mund ta zëvendësojnë Merkelin. Kjo do të thotë se në muajt e ardhshëm, Merkel do të përballet me beteja në dy fronte, atë të një koalicioni, ku ajo do të luftojë për të pasur fjalën e fundit, çka do të jetë e vështirë dhe brenda partisë së saj. Kris-tian-Socialët e Bavarisë, të “plagosur” nga këto zgjedhje nuk do të jenë shumë të dobishëm për Merkelin. Në zgjedhjet e së dielës në Bavari ata morën vetëm 41% të votës, që përbën edhe rezultatin më të ulët që prej shumë dhjetëvjeçarësh. Gjatë viteve të qeverisjes së Khol, CSU dhe FDP ishin njësoj të fortë, ose në rastet e tjera ishin bavarezët ata që dilnin mbi FDP-në. Ndryshimet e fundit fl asin për një kthesë historike edhe në këtë drejtim, pasi tashmë ndryshimi është në favor të FDP-së. Megjithatë, humbësja e madhe e zgjed-hjeve të së dielës është e majta social-demokrate. Rezultati që ata morën ishte më i ulët se humbja që ata e konsideronin më të rëndën në zgjedhjet e vitit 1953, humbje pas së cilës atyre iu deshën vite të tëra për ta marrë veten. Pas 11 vitesh në qeverisje, kjo parti ka dalë në opozitë dhe tashmë është vënë në diskutim edhe statusi i saj, si një nga dy partitë kryesore në vend, pas Kristian-Demokratëve. Kjo parti ndodhet vetëm 10 pikë larg partisë së ekstremit të majtë, Partia e Majtë. Kjo parti u krijua nga bashkimi i Partisë së Socializmit Demokratik (PDS), pasuesja e Partisë Komuniste që udhëhoqi vendin gjatë Luftës së Ftohtë dhe WASG, një grup sindikatash dhe anëtarësh të ikur nga SPD-ja me qendër në Gjermani. Bashkëkryetari i kësaj partie, Oskar Lafontaine, ka qenë njëherë e një kohë kryetar i SPD-së. Kur ai e la partinë në vitin 1999 dëshironte që kjo parti të shkonte keq e më keq dhe me siguri që rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet tia ketë kënaqur egon. Por rezultati i keq do të thotë që brenda socialdemokratëve do të nisë një betejë e madhe, madje jo vetëm mes partisë kryesore të së majtës, por mes gjithë partive në lidhje me fatin e “shpirtit të socialdemokracisë gjermane”. Shefi i SPD-së, Frank-Walter Steinmeier, mesa duket dështoi në përpjekjen e tij për të krijuar sërish edhe për 4 vitet e ardhshme një marrëveshje për vazhdi-min e koalicionit të madh me CDU-në. Në këto rrethana, në këtë parti gjithçka është e mundur që nga zëvendësimi i liderit e deri te krijimi i koalicioneve të ndryshme brenda së majtës. Ndërkaq, disa nga politikat e partisë do të sakri-fi kohen, duke qenë se nuk kanë qenë popullore. Por cilat syresh? Ndoshta rritja e moshës së daljes në pension në 67 vjeç? Misioni i diskutueshëm i Gjermanisë në Afganistan? Aktualisht atmosfera brenda partisë humbëse mund të përshkruhet edhe si “panik”. Franc-Walter Sreinmeier ka lënë të kuptohet se do të jetë shefi i grupit parlamentar të SDP-së. Kësisoj ai kërkon që të përcjellë mesazhin e vazhdimësisë në këto momente të përjetimit të tronditjes nga humbja. Por gjermanët, nga ana tjetër, po përjetojnë tjetërsimin e kësaj partie, të paktën e asaj që e kanë njohur që nga vitet 60. Ajo ka qenë një parti që ka qenë në qendër të së majtës gjermane, një parti që zhvillonte politika jo vetëm për bazën e saj, por për gjithë vendin. Kohët në vazhdim do të tregojnë se si do të shkojnë punët në këtë parti. Pas zgjedhjeve të së dielës, Gjermania e vjetër Perëndimore me kryeqytetin në Bonin e përgjumur dhe kampet politike e qendrat e pushtetit qartësisht të përcaktuara, nuk është më veçse një kujtim i vagëlluar. Ndërkohë, një peizazh i ri ka nisur të formëzohetâ¦</p>
Hyrja e re</p>
Guido Westerwelle, lideri i liber-alëve gjermanë do të bëhet pas zgjedhjeve të së dielës ministri i ri i Jashtëm i Gjermanisë. Ai e ka drejtuar Partinë Demokratike të Lirë (FDP) drejt rezultateve më të mira të arritura këto 60 vitet e fundit. Të dielën ai e riktheu partinë pas 11 vitesh në qendër të politikës së vendit. Është 47 vjeç, vjen nga Boni dhe do të jetë zëvendëskancelari i parë i Gjermanisë si homoseksual i shpallur. Veç postit të lartpërmendur dhe atij të ministrit të Jashtëm mund të marrë edhe tri vende në kabinetin e ardhshëm të rezervuar për partnerin e ardhshëm. Në vendin e tij, Guido njihet si personi që ka “përqafuar” vazhdimisht politikën e reformave të ashpra ekonomike, tipike për qeverisjen e Thatçerit në Britaninë e Madhe. Por ajo që do ta bëjë interesant në politikën e jashtme është pozicionimi që ka pasur dhe ka ndaj Afganistanit. Ndërkohë që përfshirja e trupave gjer-mane në vend po bëhet gjithnjë e më e kundërshtuar, Guido sa vjen e po del si person që e mbështet një politikë të tillë. Mbështetja e Demokratëve të Lirë për energjinë bërthamore do të thotë që Gjermania ka të ngjarë që të rikthejë politikën izolacioniste të deritanishme. Nga pamja e jashtme, Guido është një person që tregon një vëmendje dhe kujdes të vazhdueshëm për pamjen e tij të jashtme. Është gjithmonë i nxirë nga dielli, me kostumet e prera bukur dhe me qëndrime tashmë të sofisti-kuara të një lideri, që ka qenë në krye të forcës së tretë politike në një vend si Gjermania. Ndërsa ka festuar fi toren të dielën, ai u ka kujtuar zgjedhësve dhe mbështetësve të tij për sfi dat e vështira që ka përpara partia dhe qeveria në vitet në vijim. “Jemi të kënaqur me rezultatet e jashtëzakonshme, por e dimë se mbi të gjitha këto rezultate janë një përgjegjësi e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Guido. 47-vjeçari nga Boni është i vetëdijshëm që jo rrallë sjelljet e tij paksa të fryra e kanë vënë në rrezik kredibilitetin e partisë së tij, që është një forcë liberale ekonomike që përfaqëson interesat e klasës së mesme urbane. Për sa i përket jetës private, ai jeton me partnerin e tij, me të cilin doli hapur në publik në vitin 2004 në darkën e organizuar nga Merkel me rastin e 50-vjetorit të lindjes. Partneri është biznesmeni Michael Mronz dhe ka dëshirë që të ketë një familje me Guidon. Ky i fundit jo rrallë është cilësuar nga analistët dhe kundërshtarët e tij politikë si “spitullaq” dhe “i pispillosur”, për shkak të tendencave të tij dhe shfaqjeve të çuditshme publike, ndër të cilat edhe një shfaqje në “Big Brother”. Por 11 vitet e opozitës dhe “çudive” të Guidos kanë marrë fund m
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23157. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23157