Merita Halili: Dashuria ime me Raifin

Merita Halili: Dashuria ime me Raifin

merita-halili-001-400-300x228.jpg
Një verë e ngjeshur me aktivitete. Kështu mund të thuhet për stinën e nxehtë që sapo kaloi të Merita Halilit, këngëtares popullore tejet të suksesshme në Tiranën e para viteve 90, dhe jo më pak të suksesshme, tashmë që karrierën e saj e zhvillon në Amerikë.

Gjithsesi jeta e saj, përtej oqeanit ka ndryshuar në shumë drejtime. Së pari, kjo mund të thuhet për krijimin e familjes. Një muzikant, ka qenë zgjedhja e saj.

Dhe duket si një zgjedhje e natyrshme në rastin e një këngëtareje.

Tashmë ajo nuk është më vajza e re që këndonte në skenat shqiptare, por nëna e tre vajzave gjithaq e angazhuar me profesionin dhe skenën. Dhe kur fillon e rrëfen impenjimet e verës ajo, nuk ka pak për të folur: Do të veçoja si më të rëndësishmin nga këto aktivitete, Festivalin Internacional që u organizuar në Norwood në New York në 12 korrik.

Është festival që organizohet prej 35 vjetësh por për herë të parë u prezantua dhe muzika shqiptare me këngë nga të gjitha krahinat shqiptare të drejtuar nga mjeshtri i fizarmonikës Raif Hyseni. Një tjetër aktivitet me rëndësi ishte dhe parada shqiptare në Manhattan e cila kishte si qëllim Ditën e emigrantëve

Ndërkaq këtë verë unë organizova dhe videoklipin në Kosovë për këngën Vallja dhe kënga e Mitrovicës, me muzikë, tekst dhe orkestrim nga Raif Hysenit, thotë Merita Halili.Projekti që keni apo do të keni në duar?

Kam dëshirë të mbledh shumë këngë të vjetra dhe ti ri-incizoj që të ngelen për brezat më të rinj. Të mos humbin këngët burimore me vlera artistike që paraardhësit tanë u munduan ti ruajnë me shumë kujdes.Si ka nisur kjo stinë e re në anën artistike?
Stina e vjeshtës më pëlqen se tani do ndërrojnë pemët ngjyrën e gjetheve dhe fëmijët filluan shkollën me plot ngarkesë. Ana artistike vjen gradualisht.Karriera juaj fillon në Tiranë. Pse e braktisët?
Karriera ime filloi në Tiranë dhe nuk besoj se e kam braktisur. Sot mundësia është të jetosh kudo dhe të krijosh karrierë jo vetëm në atdheun tënd po edhe në botë. Edhe pse jetoj prej 13 vjetësh në Amerikë nuk e kam shkëputur aktivitetin në Shqipëri.

Kam qenë e pranishme në Festivalet e Gjirokastrës dhe në spektaklin E dua më shumë Shqipërinë, në anketën Fituesit e anketimit dhe në evenimentin e madh Sofra Tiranase.Pse u bëtë këngëtare? Si kanë qenë fillimet tuaja?
Pse vendosa të bëhem këngëtare?! Se gjithmonë kisha dëshirë të këndoja, dhe këndoja në shkollë, në shtëpi, gjithandej. E doja shumë muzikën dhe mendoj se kam talentin nga Zoti.
Kam filluar të këndoj që në moshën 5-vjeçare dhe kjo më ka dhënë një përvojë të vyer, falë pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë shkolle siç ishte Pallati i pionierëve në Tiranë. Kështu filloi për mua dhe vijoi me pjesëmarrjen në shumë grupe amatore, e me vonë profesioniste. Këto për mua u bënë pjesë e punës dhe e eksperiencës sime në skenë.
Nëse jo këngëtare, çfarë tjetër do të ishit bërë. Cili ishte plani juaj rezervë?Në qoftë se nuk do ta isha bërë këngëtare, do të më pëlqente të bëhesha mësuese.Çfarë krahasimi mund të bëni mes skenave të ndryshme ku jeni ngjitur?
E kam vlerësuar gjithmonë skenën si në Shqipëri dhe në botë me një ndryshim. Kur këndon për të huajt është ndryshe, ata nuk e kuptojnë gjuhën tonë dhe duhet më shumë interpretim. Ndërsa kur këndon për publikun tënd ndjen gjithmonë ngrohtësi dhe krijohet emocion shpirtëror.
Cilat janë preferencat tuaja në muzikë?Unë këndoj vazhdimisht këngë popullore por nuk përjashtohet nganjëherë të këndoj edhe pjesë klasike për të cilat edhe kam mbaruar shkollën.Përtej profesionit, familja, çvend zë në jetën tuaj?
Për mua familja është më e rëndësishmja, familja dhe vajzat e mia.
Diçka më shumë për familjen tuaj, për angazhimin familjar
Jam sigurisht një nënë me preokupime familjare. Në shtëpi unë bëj detyrën time dhe kam përgjegjësitë e mëdha të një gruaje dhe prindi. Jeta nuk është vetëm muzikë, këngë, art.Jeta është plot me të gjitha së bashku.
Po vajzat tuaja?
Vajza e madhe është duke vazhduar kolegjin, e dyta është në klasë të shtatë në shkollë tetëvjeçare dhe e treta është e vogël gjashtë vjeçe dhe vazhdon parashkollorin.
Ka një lidhje mes familjes dhe punës suaj. Bashkëpunoni profesionalisht me bashkëshortin tuaj, Raif Hysenin dhe orkestrinën e tij I lehtë apo i vështirë bashkëpunimi profesional mes dy bashkëshortëve?
Në punë ne e shohim njëri tjetrin si kolegë, nuk e konsiderojmë si bashkëshortë. Kështu e kam ndërtuar në kokën time, por gjithmonë me tolerancë pa shqetësime dhe pa i sjellë probleme njëri-tjetrit, sepse ka edhe keqkuptime, njerëz të gjallë jemi.
Meqë jemi këtu: Ju ka njohur muzika, a po ju keni bërë bashkë muzikën tuaj?
Na ka njohur muzika dhe shumë njerëz njihen në punë mendoj. Mund të njihen dhe rastësisht, njohjet sot vijnë nga mënyra të ndryshme. Ne jemi njohur në Amerikë të dy së bashku, Raifi i binte fizarmonikës. Më bëri shumë përshtypje si muzikant, si artist i formuar dhe aty nisën ngacmimet e para, tërheqjet mes njëri-tjetrit.
Për ta mbyllur me profesionin: Mendoni se e keni arritur vlerësimin e dëshiruar?
Kam qenë e vlerësuar në Shqipëri dhe më kanë mbajtur të vlerësuar akoma në Amerikë.

Por përsëri njeriu kërkon nga vetja të japë edhe më shumë dhe unë mendoj që kjo do arrihet shumë shpejt. Kam bindjen për më shumë akoma.
Kur do të jeni në Shqipëri për një koncert?
Së shpejti me një projekt të ri që po e lë surprize./Panorama plus

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1279. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1279

Top