Mercedez Benz blen Brown GP
Gjiganti automobilistik gjerman Mercedes-Benz ka blerë Braun Xhi-Pi, një lëvizje e cila do të bëjë që Xhenson Batën ti bashkangjitet Mek-Larenit, si partner i Ljuis Hemiltonit. Mercedesi do të posedojë 75% të Braun, në partneritet me kompaninë investuese Abu Dhabi, ndërsa bashkëpunimin me Mek-Larenin do ta vazhdojë deri në vitin 2015. Braun që fitoi titujt e botës për pilotë dhe për konstruktorë në sezonin debutues të këtij viti, do të quhet Mercedes Grand-Pri. Niko Rosberg pritet të jetë piloti lider, ndërsa Nik Hajcfild mund të jetë partneri i tij. Nuk mungon as emri i Timo Glok. </p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23859. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23859
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23859. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23859