Meqe Gaxhoi (Gage) na lavderon Berishen "tone", jane punet "ne vije"
Gejxh: Berisha ka ndryshuar
"Të gjithë në jetë bëjmë dhe gabime"
Ilir Babaramo
Nikolas Gejxh nuk ka dëshirë të flasë për marrëdhëniet e tij të dikurshme me Berishën dhe Shqipërinë. "Diskutuam për të ardhmen e Shqipërisë, si ta përmirësojmë atë, përfshirë të drejtat e minoriteteve në përgjithësi dhe atij grek në veçanti", thotë shefi i dikurshëm i POAKA për takimin që bëri me Berishën në zyrën e këtij të fundit dy ditë më parë.
Kryetari i lobit grek në SHBA pranon se "të gjithë në jetën e tyre bëjnë gabime" në lidhje me marrëdhëniet e tendosura që ka patur me qeverinë shqiptare tetë vjet më parë, kur u shpall dhe "persona non grata" në Shqipëri. Një mbrojtës i flaktë i "çlirimit të Vorio Epirit", Gejxh u shpreh dje në një intervistë të shkurtër për gazetën se "kufijtë e Ballkanit do ndryshojë kur të gjitha vendet e rajonit do integrohen në Evropë". Me konceptin e ndryshimit të kufijve ai thotë se ka parasysh lëvizjen e lirë të njerëzve.
Takimi juaj me Berishën ishte një surprizë. Çfare u tha në atë takim?
Ne diskutuam kryesisisht për të ardhmen e Shqipërisë, si ta përmirësojmë atë, përfshi dhe situatën e minoritetit grek. Ai tha se ishte i vendosur që minoriteti grek dhe minoritetet e tjera të kenë të drejtën për të deklaruar identitetin etnik dhe fetar në një regjistrim të pritshëm. Ne nuk disktuam për të kaluarën, sepse unë mendoj se ishte një keqkuptim prej të cilit të dy kemi nxjerrë mësime.
Ish-presidentin ju e keni sulmuar për një kohë të gjatë. A keni ndryshuar mendim?
Disa nga qëndrimet e tij në të kaluarën unë i kam kritikuar fort. Por të gjithë ne bëjmë gabime në jetë. Tani ka ndryshime qëndrimesh dhe mua më duhet të pranoj qëndrimet e reja që po thonë.
Me çfarë merreni tani në Shtetet e Bashkuara?
Shkruaj libra dhe bëj filma.
A vazhdoni të merreni me organizatat e diasporës greke?
Ajo që unë përpiqem të bëj është përmirësimi i të drejtave të minoriteteve në përgjithësi, duke punuar për disa organizata të cilat nuk kanë të bëjë vetëm me minoritetin grek, si për shëmbull në Afrikën e Jugut ose në Rusi gjatë periudhës së regjimit komunist. Detyra ime si shkrimtar është të flas në emër të atyre që nuk kanë mundësi të flasin në emrin e tyre.
A mendoni se duhet të ndryshojë harta e Ballkanit?
Unë mendoj se e ardhmja e Ballkanit është në Europë. Dhe me hyrjen në Europë gjithçka ndryshon. Ndryshojnë kufijtë. Ndryshon dhe nervoziteti që ka lidhje me kufijtë. Njerëzit do të kenë mundësi të lëvizin lirisht përmes kufijve. Ju jeni i ri, por unë e mbaj mend se para Luftës së Dytë Botërore kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë mund të kalohej pa pasur nevojë për pasaportë, vizë. Banorët e fshtatit tim shkonin në Shqipëri, shqiptarët vinin lirisht në zonën tonë. Nuk kishte asnjë problem. Dhe mendoj se integrimi në Europë do ta bëjë të mundur sërish atë realitet.