Mental Image debuton teknologjinë përpunuese iRay

Mental Image debuton teknologjinë përpunuese iRay

Image.jpg

Mental Image ka debutuar teknologjinë e saj përpunuese iRay. Sipas veteranit të industrisë Michael Kaplan, platforma iRay mundëson që grafika të ngjashme me jetën e përditshme, të bëhen më interaktive përmes shfrytëzimit të fuqisë kompjuterike paralele nga GPU-ja e Nvidia-së.

Kaplan shpjegoi se teknologjia iRay ndihmon që dizajnerët në mënyrë të saktë të simulojnë kreacionet e tyre përmes materialeve dhe ndriçimeve që bazohen drejtpërsëdrejti në botën fizike. Përveç kësaj, iRay në mënyrë progresive pastron një imazh deri sa të arrihet maksimumi i detajeve, duke ofruar një proces të vetëm që butësisht kombinon para-vizualizimet interaktive dhe përpunimet (rendering) e strukturës së fundit.

Për të ilustruar prezantimin e tij në Nvidia GPU Technology Conference 2009 Kaplan demonstroi RealityServer-in e kompanisë, të cilin ai e përshkroi si platformë aplikative për një ueb shërbim 3D (ose të bazuar në cloud). Duke përdorur vetëm laptopin e tij, Kaplan ishte në gjendje të ulë dhe të ngrit perdet që mbulonin dritaret e një zyre virtuale. Kaplan gjithashtu ndryshoi kohën nga dita në natë, gjë që në mënyrë të menjëhershme ndryshoi balancin e ndriçimit dhe hijes në dhomë.

iRay veçse ka fituar lëvdata nga një numër i individëve, duke përfshirë analistin Dr. Jon Peddie.

Përmes teknologjisë përpunuese iRay, ajo çfarë i është dashur dizajnerëve të produkteve, artistëve të efekteve vizuale dhe përdoruesve të CAD-it me orë të tëra për të përpunuar, tani mund të ndodh brenda minutave pa prishur kualitetin dhe detajet e imazhit tha Peddie. Detyra e iRay është ndryshimi i fytyrës së kësaj industrie duke rritur standardet e efikasitetit përpunues.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1228. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1228

Top