Al-Punk
Still here
Nje shkrim me argumenta interesant:
All-llahu i Madhërishëm në Kur`anin famëmadh urdhëron e thotë:
“Në krijimin e qiejve e të Tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të Tokës (duke thënë): “Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot. I lartësuar qofsh; ruana prej dënimit të zjarrit!” (Ali Imran, 190-191)
Ibn-Merdevejh transmeton nga At’a, i cili thotë: “Shkuam unë, Ibn-Omeri dhe Ubejt ibn Umejz te Aisha, All-llahu qoftë i kënaqur me të. Kur hymë tek ajo, e në mes nesh dhe asaj kishte perde, ajo tha: “Ubejd, çfarë të pengon që të na vizitosh?“ Ai tha: “Fjalët e poetit.“ Më pak vizita, më tepër do të jesh i dashur!“ Ibn–Omeri atëherë tha: “Lejona dhe na thuaj çfarë ishte më e çuditshme që ke parë tek Pejgamberi i All-llahut, s.a.v.s.“ Ajo qau e më pastaj tha: “Çdo sjellje tek ai ka qenë e jashtëzakonshme! Njëherë erdhi natën tek unë dhe lëkura e tij e preku timen e tha: “Më lejo t’i falem Zotit tim të Madhërishëm!“ Më pastaj u ngrit, mori abdest e filloi të falej duke qarë ashtu sa mjekra e tij ishte e tëra e lagur nga lotët. Kur binte në sexhde, vazhdonte të qante aq sa toka lagej. Pastaj ra anash dhe vazhdoi të qajë përderisa nuk erdhi Bilali për ezanin e sabahut. Bilali pyeti: “O i Dërguari i All-llahut, përse qave kur All-llahu t’i ka falur gabimet e kaluara dhe të ardhshme? “ U përgjigj: “Mjerë ti o Bilal! Si mos të qaj kur All-llahu këtë natë më shpalli ajetet:
“Në krijimin e qiejve e të Tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt!“( Ali Imran 190)
E më pastaj shtoi: “Mjerë për atë që e lexon e nuk mendon për të!“
Hasan ibn Ahmet–Aziz tregon që kur Evziu është pyetur: “Cili është qëllimi i të menduarit për këto?”, është përgjigjur:“Që të lexohen e pastaj të mendohet për këto“
Nga Ibni Abasi transmetohet që ka thënë: “Dy rekate të rëndomta me meditime janë më të vlefshëm sa falja tërë natën, nëse zemra është indiferente“ .
Ulul elbab janë ata që janë mendjemprehtë, të cilët kuptojnë brendinë, bërthamën e gjërave. Hasani përmend nga Amir ibsu Abdul – Kajsi që të ketë thënë: “Kanë dëgjuar më tepër se tre sahabë të Pejgamberit, s.a.v.s., duke thënë:“Vërtet drita e besimit është drita e meditimit“. All-llahu i Madhërishëm qorton ata që nuk meditojnë për krijesat e Tij, të cilat udhëzojnë në ekzistencën e Tij , atributet e Tij dhe thotë:
“Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin por ata nuk vështrojnë fare.“(Jusuf , 105)
Njeriu mund të kalojë tërë jetën e tij pa meditim të thellë, për arsye se të jetuarit në thelb nuk kërkon meditim dhe kombinime mendore afatgjata. Mjafton të futesh në sistemet ekzistuese dhe t’i lëshohesh forcës inerte të veprojë në drejtimin e lëvizjes së shumicës. Ngjashëm është me shahun. Njeriu mund të luajë shah dhe të arrijë në fazën përfundimtare, pa kombinime, por vetëm si humbës.
Një potencial mendor kolosal fshihet nën aftësitë e pazotëruara të mendimit të cilat shpesh ruhen në disa familje dhe me kujdes transmetohen prej brezit në brez.
Kur është fjala për kapital të tillë, siç është arti i meditimit, vërehet një kujdes i veçantë i mjeshtërve të këtij arti, siç është e kuptueshme edhe selektiviteti i atyre që lënë trashëgëmi paratë dhe patundshmëritë. Për ndryshim nga pasanikët e posapjekur, të cilët arritën këtë jo sipas mendjes, njerëzit e urtë me spektër të gjërë, depërtues dhe ngadhënjyes të meditimit, instalojnë tek gjeneratat e reja, sisteme fleksibile të cilat janë të orientuara në përsosjen e shpirtit, trupit dhe mendjes.
Njerëzit me spektër më të varfër të teknikave të meditimit janë ata të cilët tërësisht janë të sigurt në drejtësinë e idesë të caktuar. Sot dallohen disa teknika të meditimit.
Meditimi eksperimental
All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë :
“E kështu Ibrahimit ia mundësuam t'i shohë madhësitë e qiejve e të Tokës për t'u bërë edhe më i bindur. E kur atë e mbuloi nata, ai e pa një yll e tha: "Ky është Zoti im!" E kur u zhduk ai (perëndoi) tha:" Unë nuk i dua ata që humbën". Kur e pa Hënën të posalindur, tha: "Ky është Zoti im!” E kur perëndoi ajo, tha: "Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur!"Kur e pa Diellin të lindur, tha: "Ky është Zoti im, ky është i madh!" e kur ai perëndoi, tha: "O populli im, unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!" Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e Tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok!” (El En’amë , 75-79)
All-llahu i Madhërishëm na sjell në Kur’anin fisnik shembullin e njeriut, në rastin konkret të Ibrahimit, a.s., i cili duke jetuar në mjedisin ku adhuroheshin trupat qiellorë dhe autoritetet e tjera të rrejshme, vendosi t’i nxitë në meditim bashkëkombasit e tij, duke përdorur tërë spektrin e metodave interesante (udhëheq diskutime me të afërmit, vepra në vetëdijen e tyre, udhëheq debatime të nivelit më të lartë etj.)
Në vendet e cituara kuranore, Ibrahimi, a.s.mediton zëshëm në praninë e njerëzve me qëllim që t’i nxisë në meditim. Shohim si me saktësi vëshgon qiellin duke ndarë disa trupa qiellorë të caktuar sipas madhësisë dhe duke treguar se si ata lindin dhe perëndojnë. Sipas logjikës së gjërave, çdo send i cili lind dhe perëndon, lëviz në rrugën e përcaktuar është indikator i një fuqie më të madhe e cila i vë në lëvizje këta trupa.
Ibrahimi, a.s., në versetet e cituara, bën shumë aktivitete mendore:
a) përkufizon problemin (idhujtarinë);
b) observon në mënyrë aktive (trupat qiellorë) ;
c) bën krahasimin (në mes objekteve të adhurimit);
ç) bën hipotezën ( p.sh. nëse diç lind dhe perëndon atëherë …) ;
d) eksperimenton;
dh) sjell përfundimin
All-llahu i Madhërishëm këtu nëpërmes shembullit të Ibrahimit, a.s., tërheq vëmendjen në mënyrën edukuese praktike e cila mund të përdoret në shumë situata të ndryshme.
Kështu, p.sh., dy shokë të cilët dëshirojnë të tregojnë mënyrën e gabimit të mendimit te personi i tretë, mund të merren vesh më parë që të zhvillojnë bisedime duke trajtuar në mënyrë të tërthortë problematikën e parimit të caktuar. Mu kështu veprojnë mediat - në mënyrë indirekte. Shembulli më i mirë janë serialet e ndryshme me fjalë, dialogje të ndryshme me tematika shpesh të mbledhura me kujdes me qëllim të ndikimit në shikuesit pranë ekraneve të vogla. Lehtë mund të arrini te përfundimi përse nuk lejohen temat dhe dialogët fetarë në ekranet tona.
Së fundi, edhe ne jemi rezultat i bisedave të prindërve tanë, dialogjet e të cilëve kanë formuar listat e vlefshme, ndërsa ne në shikim të parë pa u vërejtur kemi luajtur rreth këmbëve të tyre.
Meditimi revolucionar

“Ai (Musai) tha: Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim! Dhe më lehtëso në këtë punë timen! Më zgjidh nyjën e gjuhës sime! Që t’a kuptojnë fjalën time!” (Taha ,25-28)
Në Kur’anin Famëmadh janë të vendosura me qëllim dua të ndryshme. Lutja (duaja), përveç që është edhe nevojë e individit, pasqyron edhe sistemin e meditimit i cili është i pranishëm tek personazhet dhe në strategjinë e tyre.
Shumë “edukatorë“ të masave muslimane pa menduar, e jo rrallë edhe me detyrë, fusin në mentalitetin e muslimanëve determizimin dhe fatalizmin, duke cituar tekste islame, të cilat flasin për pashmangshmërinë e fatit dhe shkrimin e hershëm të tij – jashtë konstektit të vërtetë të tij. Sipas transmetimeve të haditheve në të cilët thuhet se fatin mund ta ndryshojë duaja, ndërsa duaja është sistem i meditimit dhe se fati i secilit njeri në masë të madhe është refleks i meditimit të tij. Muhamedi, a.s., ka thënë:
“Kaderin (fatin) nuk mund t’a ndryshojë asgjë, përveç duasë...“ (Hadithi është hasen, m. 4022)
Në versetet e cituara kuranore, Krijuesi i jetës na tregon shembullin e individit (Musait, a.s.), detyrën që t’i kundërvihet superfuqisë së atëhershme (faraonit) duke mbrojtur masën nga terrori i tij.
Ajo, çfarë na intereson neve sot, duke marrë parasysh se jetojmë në rrethana të ngjashme, është: Si ka medituar? Si është përgatitur për këtë detyrë?
Çfarë kanë qenë përparësitë dhe çka ka kërkuar: armët, armë atomike … apo diç krejt tjetër?
Nëse marrim parasysh që cilësitë e revolucionarit elit janë:
a) mungesa e interesave të ngushta personale;
b) kuptimi i përparësive (prioriteteve);
c) aftësitë e shkëlqyeshme retorike;
ç) puna e pandërprerë me masat,
do të shohim që duaja e Musait, a.s., është shprehje e sistemit të rregulluar të meditimit me përparësi (prioritete), strategjia dhe fokusi të rregulluara me fazën konkrete të veprimit. Musai, a.s., në fillim të përgatitjeve të tij për t’u ballafaquar me tiranin e padrejtë, kërkon mu ato cilësi pa të cilat nuk mund të paramendohet një revolucionar elit. Është me rëndësi të theksohet që përkujdesja ndaj kualiteteve të përmendura nuk është e kufizuar vetëm në Musain, a.s., ngase shembulli i përmendur në Kur’anin fisnik vlen për tërë gjeneratat deri në Ditën e Gjykimit, dhe tregoi në mënyrën e meditimit për gjithë ata që ndodhen në situatë të njëjtë. Çfarë i ka penguar “liderët” fetaropolitikë dje dhe sot të rriten në reformatorë me rezultate të dukshme e të pamohueshme, përveç frikës, zemërngushtësisë e vetëdijes kolektive dhe njohjes së mangët të themeleve të motivacioneve bindëse?
Meditimi analitik
All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:
“E ata të dy shkuan (duke ecur) deri ku hipën në anije. Ai (i dijshmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: A e shqeve që t’i fundosësh udhëtarët e saj? Vërtet bëre një punë të hatashme!” (El Kehf, 71)
Verseti kuranor flet për dy bashkudhëtarë dhe përcaktimin e tyre e të ngjarjeve të caktuara. Pra, kemi të bëjmë me Musain, a.s., dhe një njeri të mirë me aftësi të jashtëzakonshme analitike (Hidrin a.s.).
Ja çfarë thotë verseti kuranor në vijim !
“Atij (Hidrit–njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: A pranon të vij me ty që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti - dituri të drejtë e të vërtetë?”( El kehf, 66)
Këtu është me rëndësi të vërehet që Musai, a.s., edhe pse ishte pejgamber i përulur, sikurse fëmija kërkon leje ta mësojë Hidri, a.s.
Do të shohim në vijim që Hidri, Musait, a.s., nuk ia mësoi diturinë e sheriatit, por përvojën jetësore, duke ia zgjeruar horizontet e tij dhe duke treguar në nevojën e vëzhgimit të ngjarjeve më të mëdha. Me këtë shembull fenomenal mësojmë se pa marrë parasysh diturinë tonë, asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar burimet e tjera të diturisë, duke përfillur krahas diturisë edhe përvoja të tjera. Kjo është njëherit edhe e vetmja qasje e jetës e cila garanton përsosje konstante. Njëherit, duhet theksuar se ekzistojnë njerëz të cilët pohojnë se e vetmja dituri e vlefshme e studimit është dituria e sheriatit.
Do të shohim në vazhdim se praktikimi i sheriatit, pa njohjen, p.sh., të
realitetit ekonomiko-politik është gati edhe përqeshje.
Pasi që Hidri i lejoi Musait, a.s., t’a përcjellë në rrugëtimin e tij, së bashku hipën në anije, të cilën Hidri në mënyrë të shkujdesur dhe pa çarë shumë kokën e shpoi.
Pason reaksioni i çuditshëm i Musait, a.s.:
“ A e shqeve që t’i fundosësh udhëtarët e saj? Vërtet bëre një punë të hatashme?” (El Kehf, 71)
Në këtë ngjarje konkrete Musai, a.s., reagoi në bazë të vrojtimit (observimit) vijues:
a) anija u takon njerëzve të varfër të cilët me të (duke gjuajtur peshk) ushqenin familjet e tyre;
b) Hidri, pa asnjë provokim, e shpoi anijen;
c) është kryer një akt i rëndë;
ç) reagon duke gjykuar këtë akt;
Pasi që të njihemi me përceptimin e Hidrit të anijes së përmendur, dhe të përdoruesve të saj do të shohim mospërvojën e Musait, a.s. në momentin e caktuar dhe gjykimin e tij sipërfaqësor të kësaj ndodhie. Në fund të udhëtimit, Hidri, a.s., shpjegon motivet e veprave të tij dhe thotë:
“Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e do të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj atë me të meta, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë - pa të meta).” (El Kehf, 79)
Observimi i ngjarjes së përmendur nga perspektiva e Hidrit në krahasim me Musain, a.s., ndryshonte në sa vijon:
a) Hidri merr ne konsiderim tërë sistemin ekonomiko-politik të cilin e njeh shkëlqyeshëm, ku peshkatarët e përmendur janë kategori e rrezikuar e shoqërisë nga ana e atij sistemi të padrejtë;
b) Hidri njeh pikat e ligjit në bazë të cilit pushteti i jep të drejtë vetes që të marrë gjërat e huaja (anijet e padëmtuara), duke rrezikuar ekzistencën e pronarëve të tyre;
c) Me mençuri e gjen «vrimën» në atë ligj të padrejtë dhe siguron mbrojtjen vitale të popullatës së rrezikuar.
Hidri përdor dozën e rrezikut të llogaritur, duke u shërbyer me konceptin e shkaktimit të dëmit më të vogël me qëllim të dobisë më të madhe. Ky koncept i shkaktimit të një dëmi të caktuar vetvetes me qëllim të arritjes së dobisë më të madhe nuk është i panjohur në mendimin politik perëndimor. Me fjalë të tjera, një pjesëmarrës i ngjarjes së përmendur reagon në mënyrë emotive sipas drejtësisë së painformuar të Sheriatit, i cili nuk sheh më larg se vrima në anije, duke nxituar në gjykim. Ndërkaq i dyti, tërësisht gjakftohtë, vëzhgoi formën e pushtetit politik, profilin dhe cilësitë e sundimtarit, duke njohur kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë në një sistem ekonomiko-politik.
Eshtë interesant të vërehet se, edhe pse këto ajete janë të qarta në mesazhin e tyre, bota islame nuk ka marrë mësime.
Pra, ajo që Hidri e mësoi Musain, a.s., dhe të gjithë neve nëpërmes Musait, a.s,. është:
1. Nevoja e analizës se thukët ekonomiko-politike të ngjarjes;
2. Shikimi i tërësishëm i ngjarjes në nivelin lokal është i mundur vetëm në kontekst të vëzhgimit të ndodhive;
3. Asgjë nuk mund të jetë ashtu si duket në shikim të parë;
4. Nevoja e detektimit dhe përdorimit të «vrimave» në sistemin ekonomiko-politik të padrejtë;
5. Vrima në anije mund të jetë shpëtim për peshkatarët, nëse vihet në kontekst të drejtë;
6. Nevoja e njohjes në kohë të saktë te dobisë dhe shansës;
7. Ruajtja e «kokës së ftohtë» në çdo situatë, sepse koka e nxehtë pëson shpejt.