Re: Mendimi juaj per ushtaraket shqiptare qe jane me mision ne vende te ndryshme
oliinter1, betimi eshte bere vertet ne momentin e hyrjes ne forcat e armatosura dhe per kete jam krenar per njerez si ti dhe te tjere qe e shohin kete gje nen kendveshtrimin e idealeve te larta per te cilat u shprehe.
Por nuk jam dakort me ate qe "kemi nje konflikt ne Irak, neser mund ta kemi edhe ne Shqiperi". Te jesh i sigurt qe ne nuk kemi asnje konflikt ne Irak, konfliktet tona jane mjaft me iminente ne Greqi dhe Kosove nese do te flitet per "te shkojme e te ndihmojme atje ku eshte e nevojshme".
Te solidarizohesh lidhur me nje ceshtje, sic jane ne kete rast forcat simbolike ushtarake shqiptare perkrah pushtuesve amerikane, eshte dicka normale ne fund te fundit dhe ka shume arsye qe cojne ne nje solidarizim te tille, por ne momentin e solidarizimit ke pranuar dhe se je dakort me tere linjen logjike dhe historike qe coi ne kete solidarizim. Dhe nese betimi i ushtarakut flet per garantimin e pacenueshmerise te popullit perkates dhe te vesh me rroben autoritare dhe te respektuar pikerisht per kete pergjegjesi qe eshte marre persiper, shnderrohet ne nje barcalete dhe objekt korrupsioni kur kur ky besim abuzohet dhe shperdorohet pikerisht ne frazen me lart "ke pranuar dhe se je dakort me tere linjen logjike dhe historike qe coi ne kete solidarizim". Ne rastin konkret te temes, per Irakun, pa qene nevoja te jemi naive, linja logjike dhe historike flet vetem per tregti dhe interesa qe s'kane te bejne aspak me qellimin per te cilin flet betimi i ushtarakut.
Respekte.