Menaxhimi i reklamave(ku duhet të reklamojmë?)

Albforumi

Primus registratum
Menaxhimi i reklamave(ku duhet të reklamojmë?)

marketing-221x300.jpg

Marketingu

Efikase

Përveç TV-së që gjithmonë ka qenë burimi kryesor i konsumatorëve të një produkti që reklamon dikush, edhe interneti dita-ditës po bëhet një bazë e fortë e reklamës, “bazë efikase”, çoftë për të reklamuar webfaqe, po pse jo edhe ndonjë produkt(gjithnjë flas për Shqiptarët).

Por…

Ajo që po “ma vret mendjen” është mënyra se si menaxhojnë, apo më mirë të them ku reklamojnë produktet apo faqet e tyre vet reklamuesit. Si në TV, si në internet, ka shumë shumë firma ose faqe që reklamojnë kudo, thjesht shikojnë nëse emisioni/faqja ku reklamojmë ka vizita dhe është burim për të parë produktin/klikuar linkun e faqes.

Pse?

Shumë reklamues(kur them reklamues gjithnjë mendoj edhe për ata në TV, edhe për ata në Internet) reklamojnë vetëm aty ku ka shumë shikime të produktit/klikime. P.sh. për TV nëse është një emision që tërhek popullatë normale, edhe nëse ka shumë shikime ai emision, një biznismen për një biznis specifik, që prek vetëm shtresat e një fushe të caktuar, nuk mund të reklamojë në atë emision. Ai mund të merr shumë shikime, komente të produktit, por që ai produkt nuk do të ketë shitje dhe efekt është e sigurt. Ose p.sh nëse do të reklamojë ndokush një faqe për webmasterë në një faqe të thjeshtë(diçka të tipit big brother p.sh.) që ka shumë vizita, do mirrte ndoshta me qindra klikime në ditë, por vizitat do i ketë vetëm për një ditë, sepse në ditët në vijim vizitorët më nuk kthehen në atë faqe, sepse thjesht – nuk kuptojnë asgjë aty.

Çfarë?

Duhet reklamuar aty ku produkti/klikimet e faqes kanë efektivitet. Është më mirë të blejmë një reklamë për bankë në një emision ekonomik që nuk ka aq shikime, por që shumica e shikimeve do na sjellin fitim, se sa në një emision familjar, që do ketë shumë shikime, por që do na sillte shumë pak fitime. E njejta vlen edhe për webfaqet. Zgjidhni fushën ku doni që i përshtatet asaj që ju ofroni, sepse ndryshe nuk do fitoni fare, ose do fitoni shumë pak.

Konkluzion

Mos reklamoni për famë apo vizita, reklamoni për fitime.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.eshqiperia.com/?p=1162

Top