MEICO dyfishon çmimin e pistoletave për rojat e portit

Shteti vjel shtetin, rrit fitimet përmes tij, apo drejtuesit përmes veprimeve financiare të fiksuara në kontrata shitblerjeje sigurojnë përfitime, duke abuzuar me detyrën dhe mundësinë që u japin kontratat e hartuara mbi baza interesash?
Një ballafaqim kontratash të bëra mes kompanisë ushtarake të import-eksporteve MEICO dhe kompanisë së mirënjohur austriake të pistoletave “Glock” dhe MEICO-s e Autoritetit Portual Durrës zbardh një tjetër abuzim financiar. Ndërsa MEICO në janarin e vitit 2007 nënshkruante kontratën si blerëse nga “Glock” e 10 kompleteve të plota të pistoletës së famshme të aksionit “Glock 19″ kundrejt vlerës 309 euro për njësi, në të njëjtën periudhë nënshkruante me Autoritetin Portual Durrës këtë herë në pozicionin e shitësit, një kontratë ku vlera për të njëjtin lloj pistolete është 773 euro për copë.
Ndërsa në rastin e kontratës së Ministrisë së Mbrojtjes përfaqësuar nga MEICO me kompaninë austriake “Glock” në çmimin 309 euro përfshihet dhe ai i fishekëve, ndërsa kur shndërrohet në shitës kompania shtetërore shqiptare vendos një tjetër çmim jashtë atij të pistoletave për fishekët e tyre.
Blerësi është Autoriteti Portual Durrës. Ndonëse kontrata e shitblerjes është shtet-shtet, fitimi mbetet prioritar. MEICO sillet si pronar dhe vendos çmimin e vet dhe gjithçka fiksohet në kontrata të rregullta, por flitet dhe për lojën me kontrata të dyfishta. Një biznes i pastër dhe gjakftohtë, ndërsa fitimet e siguruara nga rritja e çmimit më shumë se dyfishin e vlerës reale të ofruar nga prodhuesi nuk dihet se ku kanë përfunduar.
Procedurat e tenderimit në Autoritetin Portual Durrës kanë qenë më të përfolurat për afera korruptive dhe konflikt interesi, por as kontratat e shitblerjes nuk mbeten mbrapa. A janë bërë këto kontrata pjesë e vlerësimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit? Po strukturat e kontrollit në Ministrinë e Mbrojtjes, ku ndodhet i gjithë dokumentacioni? Po ato të Ministrisë së Transporteve në varësi të së cilës është APD? A janë bërë kontrata të dyfishta në këtë rast? A është zbuluar përfituesi real prej tyre dhe kush është? Ndërkohë për të tjera akuza firmëtari i këtyre kontratave, drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari është ulur në bankën e të akuzuarve.
Forca e sigurisë portuale të Durrësit, e ngritur në bazë të ligjit 9281 të datës 23 shtator 2004 zotëron të famshmen pistoletë austriake “Glock 19″, e njohur për lehtësitë në përdorim dhe saktësinë në gjuajtje. Krijimi i kësaj force sigurie në portin detar më të madh në vend solli dhe nevojën për trajnimin dhe pajisjen e saj me armë të shërbimit dhe mjete të tjera të nevojshme.
Në këtë kuadër, midis Autoritetit Portual Durrës dhe ndërmarrjes MEICO u nënshkrua një kontratë shitblerjeje që kap vlerën e 83 772 eurove. Produkti kryesor i blerë nga Autoriteti Portual për Forcat e veta të Sigurisë ishte pistoleta “Glock 9×19″, model 19, dhe fishekët për këtë pistoletë. Përpos kësaj, në kontratë përfshihej blerja nga MEICO e pistoletave lazer-infra në sasi më të vogël, jelekëve antiplumb, pistoletave shenjëdhënëse dhe fishekëve për to, bombave spraj me piper, dylbive për shikim në errësirë dhe atyre të zakonshme, detektorëve të metaleve, si dhe artikujve të tjerë që gjejnë përdorim te strukturat e sigurisë.
Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, përderisa një forcë e krijuar edhe duhet të pajiset me armatim të posaçëm për të ushtruar detyrën e saj. Vlera me të cilën është blerë pistoleta “Glock 19″ dhe fishekët e saj përbëjnë një abuzim financiar. Në kontratën mes ndërmarrjes shtetërore dhe APD-së Durrës janë kërkuar për blerje 38 copë pistoleta “Glock” me një vlerë të përgjithshme prej 29374 eurosh. Gjithashtu janë porositur dhe blerë për to 7 mijë copë fishekë me një vlerë prej 1583 eurosh.
Për një mijë copë fishekë, MEICO i ka ofruar APD-së vlerën prej 188 eurosh. Ndërkaq në blerjen e saj të drejtpërdrejtë pranë kompanisë austriake “Glock Ges.m.b.H.”, ndërmarrja shqiptare e ka marrë një komplet të pistoletës së të njëjtit model për 309 euro, ku përfshihen dhe 15 fishekët e vetë pistoletës, një këllëf tjetër me 15 fishekë dhe disa aksesorë të tjerë të armës.
Nëse dhe pistoletat e blera nga APD për Forcat e veta të Sigurisë do të ishin marrë me këtë vlerë, pa llogaritur në to fishekët, çmimi do të ishte 11742 euro. Mbi 17,5 mijë euro janë përfituar nga kjo kontratë tejet e leverdisshme për njërën palë, vetëm për pistoletat “Glock 19″, pa llogaritur abuzimet në vlerën e 19 produkteve të tjera të listës së mallrave të kontratës shitblerëse.(Shqip)</p>
QUoxjDRVt7Y

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24832. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24832
 
F

fisnk

Guest

gangsterja

Primus registratum

Dashkan me e siguru mire vendin,lum si ne ca shteti kemi.Kesaj i thone qeveri.
 
Top