Mehmet Aliu Egjyptit dhe Napoleon Bonoparti !
Me rastin e 200 vjetorit te ardhjes ne pushtet te themeluesit te Egjiptit modern, shqiptarit Mehmet Ali Pasha, publicisti, shkrimtari dhe perkthyesi i njohur Luan Rama ka treguar historine e tij te jashtezakonshme, permes nje kendveshtrimi shume interesant.
" Ishte ky njeri, shkruan autori- qe shkoi te luftonte kunder Napoleon Bonapartit ne brigjet e Egjiptit me 1800, me pas do ta bente perandorin francez idhull te tij, aq sa ne boten europiane ate do ta quanin " Napoleoni musliman ". Madje ai ka deshire tu thote biografeve te vet se ka lindur ne te njejten dite si dhe perandori francez. Aq legjendare u be figura e Mehmet Aliut ne ate epoke sa ne vitet 40 te shekullit XIX-te, duke ju referuar figures se tij, Victor Hugo ne permbledhjen Les Orientales, do te shkruante : " Nese ka nje kolos qe mund te krahasohet me Bonapartin ku njeri gjenial eshte Mehmet Ali Pasha ; ai qendron krah tij ashtu sic rri tigri perballe luanit, si skifteri perballe shqiponjes... "
Nga Luan Rama*
Vjeshte e vitit 2000. Sapo kishim zbritur brigjet e Aleksandrise. Butros Ghali, Sekretari i Pergjithshem i Organizates se Frankofonise filloi te me fliste per shqiptarin Mehmet Ali Pasha dhe bemat e tij. Ne fakt, shume pak gjera dija ate kohe rreth kesaj figure qe origjina e lidhte me Shqiperine dhe shqiptaret. Me te shumten e kohes, Mehmet Ali Pasha kishte jetuar ne Aleksandri, e cila ende i ruante hiret e dikurshme dhe gjurmet e trashegimise faraonike dhe pellazgo-romake : fari mesjetar me guret gjigande te fundosur ne portin e vjeter, meduzat e kohes antike, amfiteatri, gjurmet e zbarkimit te Aleksandrit te Madh qe themeloi kete qytet, historia e bibliotekes se djegur Aleksandrina, tempujt dhe rrenojat bizantine... Keshtu, vizitori udheton neper shekuj, histori. Nga pallati i tij ne Ras El-Tine, gati dy shekuj me pare Mehmet Aliu veshtronte floten e tij qe ndertohej ne kantieret e portit dhe Aleksandrine qe rilindete per here te dyte pas epokes legjendare te Aleksandrit te Madh. Stergjyshet e Butros Ghalit, kopte te vjeter, kristiane te lashte te kohes se faraonit, kishin bashkejetuar me Mehmet Aliun, madje kishin qene aleate dhe pjese e elites se Kajros dhe Aleksandrise. Pikerisht ate dite ne Aleksandri, kjo figure e rrethuar me lloj lloj historish, do te me terhiqte gjate udhetimit nga Aleksandria ne Kajro, drejt varrit te tij ne xhamine qe ndertoi qe ne te gjalle te vet, ne keshtjellen e vjeter te qytetit te ndertuar nga Saladini apo lagjen Ezbekieh e gjer ne piketakimin me librin e Gilbert Sinoué-se Faraoni i fundit.
Kur shkon ne Kajro, vizitori ndeshet me shume surpriza interesante, qe kane te bejne me piramidat, mumjet, imazhet e Tutakahomit e Nefertitit, hieroglifet dhe muralet e vjetra mbi astronimine qe perbenin nje prej kalendeareve me te vjeter te njerezimit. Jane gjurmet e nje kulture mijravjecare, mbushur me mitologji dhe hyjni per njerezit, diellin apo henen. Per shqiptaret, vec ketyre deshmive te kultures se lashte jane dhe dy supriza te tjera : varri i Mehmet Aliut ne xhamine Mokattan dhe vendi ku eshte kryer masakra e fameshme e mamlukeve aty ku gidat turistike u tregojne turisteve vendin e "kercimit te mamlukut" apo legjenden e mamlukut te vetem qe shpetoi gjate kesaj masakre. Ishin shqiptaret qe i dhane fund tmerrit te mamlukeve ne Egjipt. Kur je ne Kajro dhe Aleksandri, kerkon ne imagjinate kerkon ne imagjinate imazhin e asaj figure historike, fytyren e te cilit e kemi pare vecse ne nje pikture te Horace Vernet . Keshtu, me kete imazh te krijuar per shqiptarin plak me callme dhe mjeker te bardhe, mund te udhetosh me te drejt legjendes. Pasi nuk eshte vetem Mehmet Aliu, por gjithe dinastia qe ai krijoi, dinasti qe do te jetoje gjer ne revolten e vitit 1952 dhe shpalljen e republikes se Egjiptit.
Ato dite ne Kajro, duke u ndeshur me ato thesare te medha te njerezimit, imagjinova nje cast befasine qe kishte provuar Mehmet Aliu kur ishte gjetur perpara piramidave ne Gizeh, para tempujve ne Karnak, ne nekropoleve e Tebes apo ne "luginen e mbreterve". Pas kthimit nga Egjipti menjehere kerkova ta takoja shkrimtarin e njohur Gilbert Sinoué, autor i romaneve te njohura si Libri i Safirit, Egjiptiania, Vajza e Nilit, E purpura dhe ulliri, Avicena apo rruga e Ipsahan-it, etj. Disa vite me pare ai kishte perjetuar aventuren pasionante te shkrimit te nje biografie per Mehmet Aliun, tregetarin e duhanit nga Kavalla- qe fati dhe trimeria do ta perjetesonin ne histori. Ne u takuam se bashku ne nje kafene te Champs-Elysées ne Paris, ne " George V " per te folur rreth atij, qe ai e cilesonte shpesh " njeriu nga Kavalla " apo " shqiptari nga Kavalla ". Ishte i natyrshem gezimi im dhe i tij njekohesisht qe takohej me nje shqiptar, dhe per me teper te mesonte se vepra e tij do te perkthehej ne gjuhen shqipe. Nje bashkebisedim ku mplekseshin kohrat, ngjarjet, emrat dhe ekspeditat e Mehmet Aliut ne kerkim te burimeve te Nilit, betejat e fameshme te Kadeshit apo Konjas, te Misolongjit e Navarinit.
Ne librin e tij te mrekullueshem " Faraoni i fundit ", dhe padyshim me i ploti nder autoret perendimore, Sinoué nuk eshte marre me piketakimin e Mehmet Aliut me boten shqiptare dhe Shqiperine, kohe kur ne Shqiperi, nen influencen e Revolucionit Francez, kishin filluar kryengritjet e para per shkeputjen e Shqiperise nga perandoria osmane. Madje, nje dekade para ketyre revoltave te medha shume prej shqiptareve kishin marre pjese ne betejat e Revolucionit Grek, vecanerisht ne Misollongj dhe vise te tjera te Greqise ku do te shquheshin Bocaret, Kollokotroni, Kondurioti e te tjere, mes te cileve dhe nje grua tjeter legjendare arvanitase, Bubulina nga ishulli i Hidres apo Jeanne d'Arc arvanitase sic quhej ne Perendim. Njihen tashme kryengritjet e fameshme shqiptare te viteve 30-40 te shekullit XIX-te, kryengritjet ne jug dhe ne veri te Shqiperise, ne Shkoder (1837) ne Mat e ne Diber, si dhe ne Berat apo Vlore. Kur bije fjala per lidhjen e tyre me Mehmet Ali Pashen, emri i Tafil Buzit eshte nga me te permendurit ne keto kryengritje, kohe kur " faraoni i fundit " enderronte vete shkeputjen e Egjiptit nga Stambolli dhe shpalljen e nje shteti te pavarur. Duke shfletuar dokumentet e arkivave te Stambollit rreth kryengritjeve shqiptare dhe duke lexuar referencat ndaj Mehmet Ali Pashes se Egjiptit, te bejne pershtypje nje sere korespondencash turke apo dhe te huaja, qe deshmojne per lidhjen qe ekzistonte mes Mehmet Aliut dhe prijesave shqiptare. Dhe kjo jo vetem per aresye se ata ishin shqiptare, por sepse, nje kryengritje e madhe edhe ne Shqiperi, kontribuonte ne luften qe bente Mehmet Ali Pasha kunder Portes se Larte te Stambollit. Qe me 1833, kajmekami i Rumelise njoftonte Vezirin e Madh ne Stamboll se " Abdyl Koka i Delvines endet sa ne Egjipt dhe ne Misollongj .... "
Ne dokumentet historike rreth kryengritjeve shqiptare per pavaresi (" Dokumente arkivale osmane "), ne nje leter te nje drogmani grek per Shqiperine, me 1835, shkruhej se " Tafil Buzi kishte deklaruar se ishte njeriu i Mehmet Ali Pashes. Rrebeli ne fjale pohoi se nuk do te largohej se sherbyeri ceshtjes se Mehmet Aliut. Nuk ka dyshim se kazate kryengritese si Vlora, Tepelena, Dishnica, Tomorrica, Skrapari, Mallakastra, qyteti dhe nahija e Beratit, Sulova e Verca, te kene patur korespondence direkte me Memet Ali Pashen ". Ne maj te vitit 1835, perfaqesuesi turk ne Londer, Mehmet Namik, njoftonte Porten e Larte se ishte takuar me ambasadorin austriak, princin Estirhazi, te cilit i kane ardhur udhezimet e Meternich-ut. " Permes valiut te Kretes, Mustafa Pasha , pashai i Egjiptit ka nxitur Tafil Buzin. Korespondencat e tij me kreret shqiptare jane tashme ne duart e Meternich-ut. Ambasadori austriak do ti paraqese Ministrise se Jashtme te Anglise kerkesen qe Anglia te porosise konsujt qe ka ne Shkoder, Krete dhe Shqiperi si dhe ambasadorin prane qeverise greke...Une i deklarova se konsujt angleze duhet te perpiqen qe ta kthejne ne rruge te drejte Mehmet Aliun, qe ai te heqe dore nga intrigat dhe turbullirat ne keto vise". Pashai i Kajros do te ishte nder te paret qe do te mbeshteste Mustafa Pashe Bushatlliun e Shkodres ne kryengritjen dhe betejat e tij ne Perlep apo Sofje. Por shpejt, prijesi i Shkodres do te mbyllej ne keshtjellen e tij gjersa do te largohej. Ne shtator te vitit 1835 edhe Vasaf Efendiu i shkruan Vezirit te Madh mbi pjesmarrjen e Mehmet Aliut ne kryengritjen e Shqiperise. Ai tregon per " bashkepunimin e tij qe nga koha e Mustafa Pashes se Shkodres, per strehimin e bejlereve te arratisur shqiptare dhe dergimin e njerit prej tyre ne Berat, gjate kryengritjes se Shkodres. Madje disa kryengrites te arratisur, thuhet se kane gjetur strehe ne Egjipt ".
Qe me 1831, Zylyftar Poda kryesonte perpjekjen feudale shqiptare per tu shkeputur nga Stambolli. Me 1820-1831 u shemben pashalleqet e medha te Skodres dhe te Janines. Me 1835, dy vjet pas kryengritjes se Tafil Buzit, kemi kryengritjet e Dibres. Nder prijesit e kryengritjeve te jugut ishin dhe Celo Picari, Tahir Abazi, Ahmet Aga Cami e shume te tjere qe jane perjetesuar nga kenget popullore dhe epikea e ketyre viteve, emrat e te cileve i gjejme te lidhura gjithnje me kauzen e Mehmet Aliut. Ne shume dokumente vihet ne dukje se ne kohen e kryengritjeve te kesaj periudhe, Zylyftar Poda per t'ju shmangur hakmarrjes, e kishte zhvendosur familjen e tij nga Misollongji ne Krete, e cila ne ate kohe ishte nen pashalllekun e Mehmet Ali Pashes. Ato vite, Veziri i Madh i kerkonte guvernatorit te Selanikut ndonje informate rreth veprimtarise se Mehmet Aliut lidhur me Shqiperine. Ne shtator te po ketij viti, ne nje dokument te konsullit rus, drejtuar Rusise, zoti Duhamel shkruan se " e kercenova Mehmet Aliun se kishte gisht ne kryengritjen e Shqiperise dhe se per kete gje ai do te kishte pasoja ". Ne maj te vitit 1838, Rifat Beu, ambasador ne Austri, dergonte nje leter ku shkruan " Ne nje gazete te Londres, eshte botuar lajmi se Misirliu (Mehmet Aliu) ka terhequr disa luftetare prej brigjeve te Shqiperise dhe me ane te komisarit qe ndodhet ne Korfuz, eshte perpjekur te nxise veprimet e mallkuara te shqiptareve ". Mjaftojne vetem keto pak te dhena per te kuptuar lidhjen e shqiptareve me Mehmet Ali Pashen dhe besnikerine qe ata treguan ndaj tij. Ata do ta percillnin dhe ne udhetimin e tij te fundit. Historiani Sabry, ne librin e tij biografik Mehmet Ali Pasha te botuar para ca kohesh dhe ne Shqiperi, duke pershkruar vdekjen e pashait te madh dhe dhimbjen e popullit, shkruan se " garda e tij si gjithnje ishte aty, si atehere kur ishte nisur nga Kavalla shqiptare. Ajo e nderoi shqiptarin e madh e te tmershem sipas zakonit te maleve te vendlindjes ... " Edhe konsulli francez Mourriez ne kujtimet e tij per Mehmet Aliun, shkruan : " E pyeta nje dite Mehmet Aliun se perse aq shpesh ai thoshte se ishte shqiptar. Ai m'u pergjigj se i tille ishte dhe se fliste gjuhen shqipe. A nuk e kishim degjuar t'u fliste rojeve te tij shqiptare ?... Shqiptar jam dhe shqiptar do te vdes, - thoshte ai, - ndonese u perpoqa te behem nje egjiptian i mire".
Te shkruash mbi bemat e Mehmet Ali Pashes dhe birit te tij, strategut te lavdishem ushtarak Ibrahim Pasha, nuk mund te mos flasesh dhe per shqiptaret, te cilet e shoqerojne ngado. Ata jane te pranishem jo vetem ne Kajro e Aleksandri por dhe ne Rozete e gjetke, gjer ne fushat e shkretetirat e largeta te Arabise, duke te kujtuar keshtu vargun tragjik te popullit Mbece more shoke mbece/ pertej ures se Qabese... Pallati i Mehmet Aliut ruhej gjithnje nga besniket e tij, shqiptaret. Duke u prire shqiptareve ai mundi qe njerin pas tjetrit ti eliminonte te gjithe kundershtaret e tij, nga guvernatori i Kajros e deri tek prijesi i famshem i mamlukeve. Duke pershkruar betejen e anglezeve ne Rozete, midis Kajros dhe Aleksandrise, dhe thyerjen e tmerreshme te anglezeve, autori i " Faraonit te fundit " shkruan se shumica e anglezeve ne kete beteje u vrane nga shqiptaret e hipur maje cative dhe te fshehur ne frengjite e shtepive. Ata do ti ndiqnin anglezet gjer ne hyrje te Aleksandrise. Kur Tosuni 18 vjecar, biri i dyte i Mehmet Aliut, ne krye te 6.000 shqiptareve dhe 2.000 kaloresve do te nisej kunder vahabiteve, ne Medina, drejt vendit te shenjte, per ti nenshtruar ata, ne grykat e Safra-s do te vriteshin pothuajse te 6.000 shqiptaret. Nje numur i jashtezakonshem por te kemi parasysh popullsine e asaj kohe ne Shqiperi. Sinoué i gjen shqiptaret perseri dhe ne betejat e Libanit dhe te Sirise, ne betejen e qytetit bregdetar Shen Joanit te Akres. Por kesaj rradhe nje garnizon prej 3.000 shqiptaresh ishin ne sherbim te Portes se Larte. Padyshim qe shqiptaret ne kete beteje kane qelluar mbi njeri tjetrin pa ditur se qellonin mbi bashkepatriotet dhe vellezerit e tyre. Jo rralle ne elegjite popullore shqiptare flitet per nizamet dhe varret e tyre ne humbetire, larg ne shkretetirat e perandorise. Grate prisnin burrat et yre, femijet eterit, nenat bijte e tyre qe s'do te ktheheshin me. Ndryshe nga popujt e tjere dhe fqinjet e tyre, shqiptaret dukej se kishin me te forte ndjenjen e betejes, te aventures, te udhetimit ne botra te tjera.
Ne nje liber kujtimesh te shkrimtarit francez Gerard de Nerval, ne kujtimet e tij ai tregon se ne fshatin libanez Betmeri, aty ku druzet muslimane dhe maronitet e krishtere ishin ne lufte te vazhdueshme mes tyre, ishte vendosur nje trupe luftetaresh shqiptare qe te mund te ndalonte gjakderdhjen e madhe mes tyre. Ngado qe ishin, shqiptaret shiheshin si luftetare kryenece qe nuk e perfillnin vdekjen. Per shqiptaret qe luftonin nen flamurin e Mehmet Ali Pashes shkruajne shume historiane e shkrimtare te njohur qe kane udhetuar ne ato kohra ne Egjipt, Afrike dhe ne Arabi. Libri Peshtypje udhetimi i autoreve evropiane ne Egjipt deshmon qarte per kete. Francezi Fromentin, i cili udhetonte pergjate Nilit, kur ndalon ne Siut, nje qytet i madh me ndertesa prej muri balte te thate, shkruan ne ditarin e tij se " ushtaret shqiptare qe ishin lajmeruar per ardhjen tone, dolen kurioze per te pare hyrjen tone ne qytet ". Habitesh vertet me kete gjeografi te madhe te perandorise ku ngado gjenden shqiptaret.
Nga historianet shqiptare, duke vecuar ketu studimin e njohur te Aleksander Xhuvanit, deri me sot na ka munguar nje studim i plote dhe i gjithanshem apo nje biografi rreth ketij personazhi qe te jete pare me kendveshtrimin shqiptar, pra ne lidhje dhe me shqiptaret dhe kryengritjet shqiptare. Cilet ishin keta shqiptare dhe nga c'vise vinin ata ? Si valle ishin gjendur ne Egjypt e gjer ne kufijt e Sudanit apo fushat e shkretetirave te Arabise ? Padyshim, arkivat e vjetra egjiptiane dhe te perandorise osmane ruajne plot te papritura per historianet dhe lexuesit shqiptare. Shqiptaret ishin gjithnje garda pretoriane e tij, luftetare qe dinin vetem te luftonin, kryenece e madje shpesh me mjaft telashe per te. Duke shfletuar kujtimet e udhetareve evropiane te bejne pershtypje pershkrimet e shkrimtareve Flaubert apo Chateaubriand, te Nerval e Pierre Loti, te anglezeve Thackary, Kipling e shume te tjere. Ne librin e tij Itinerar nga Parisi ne Jeruzalem Shatobrian (Chateaubriand) flet per rruget plot njerez te Kajros dhe shqiptaret qe e rrethojne. Ne Esneh, pergjate Nilit, Flaubert na flet per shqiptaret qe ka gjetur atje, me te cilet pi kafe dhe ndjek vallet e ca valltareve siriane nga Damasku. Ne librin e tij Nili, francezi Maxime du Camp flet per taksaxhinjte shqiptare te Mehmet Aliut : " Shfaqja e nje shqiptari te vetem bente qe njerezit te zhdukeshin nga e gjithe Nubia... " Nje dite, duke shfletuar albumin e pikturave te piktorit francez Léon Gerome, i cili ne fundin e shekullit XIX-te kishte udhetuar ne Egjipt, tabllote e tij me figurat e shqiptaret do me befasonin. Ishin nje mori personazhesh arnaute, ku secili nga ta paraqiste nje tip interesant, te mprehte dhe me fytyre burrerore. Ato tabllo ishin padyshim nga deshmite me te gjalla te jetes se shqiptareve ne lagjet e pasura te Kajros. Ata njihen menjehere nga veshja e tyre karakteristike, floket e gjate dhe shtati i tyre i larte, gjithnje te ngarkuar me arme.
Lidhur me shqiptaret, shkrimtari i njohur aglez Eiliam Thackery, gjate udhetimit te tij ne Kajro me 1844 (Notes of a Journey from Cornhill to Grand Cairo), na le mbresat e nje skene te jashtezakoneshme, e cila tregon per natyren kryenece dhe here here te mbrapshte te disa shqiptareve qe pikaseshin ate kohe ne gjithe Egjiptin. Madje Mehmet Aliu ndaj bashkepatrioteve te vet kishte vendosur ligje te forta per ti disiplinuar ata. Ja cfare shkruan nder te tjera ai : " Nje dite me pare shqiptarin e vrare nje nga anetaret e ekipit tone e kishte pare ne cepin e hotelit, ne kohen kur po e sillnin nje tufe ushtaresh te cilet e kishin arrestuar. Gjithe lecka te grisura e me kembet e lidhura, ai perpiqej te clirohej. Trupi i tij i xhveshur qe perdridhej, i ngjante nje modeli mjaft terheqes. Ky njeri, pak kohe me pare, duke shetitur neper rruget e qytetit kishte pikasur nje grua te bukur dhe e kishte ndjekur ate. Duke ja mbathur vrapit, ajo ishte futur ne nje kazerme policesh qe fatmiresisht ishte aty prane. Por pa u trembur, shqiptari e ndoqi ate deri tek policet. Njeri nga ta u ngrit dhe donte ta ndalonte, por ai nxorri pistoleten dhe e vrau ate. Ai vrau keshtu nja tri-kater prej tyre, deri sa me ne fund kishin munduar ta mberthenin. Arnauti e dinte se e priste vdekja, se nuk do ta shtinte kurre ne dore ate grua, dhe se nuk mund ti rezistonte nje gjysem regjimenti policesh. Por ndjenja e forte dhe instikti i vrasjes ishin me te forta tek ai. Ne mengjesin e dites tjeter, ai e la veten qetesisht qe ti prisnin koken, i rrethuar nga shoket e tij qe kishin ardhur aty per te qene te pranishem. Ai as qe shqetesohej nga vdekja, madje u gjunjezua dhe gjakftohte i la ata ti prisnin koken, sikur te shihte ceremonine mortore te nje tjetri "...
Ngjarje rrenqethese e skena te pabesueshme sot per epoken tone. Prerja e nje koke perballohej atehere ne menyre sfiduese. Nje pjese e trupes se shqiptareve ishte vertet e ashper ne nje mjedis te tille te panjohur per ta dhe ne nje gjendje te perhereshme lufte me mamluket, te cilet do te shfaroseshin gjithnje e me shume gjersa me ne fund ata pranuan nenshtrimin. Ishte nje ekzistence per jete a vdekje. Sigurisht, ne fillim askush nga shqiptaret nuk mendonte te qendronte perjetesisht ne Egjipt, e akoma me shume ne viset e largeta te Nilit gjer ne Nubi, Asuan e kufijte e Sudanit. Sic thoshte populli, ata kishin ikur " nizam " ne Misir apo shkretetirat e Arabise. Dekadat shkonin dhe pinjollet e gjeneratave te shumta prisnin kthimin e atyre qe s'do te ktheheshin kurre. Nje tjeter skene interesante pershkruan Chateaubriand gjate udhetimit te tij te pare me anije neper Nil. Me 1806, ai eshte vecse 38 vjecar dhe shoqerohet ne anije nga nje grup luftetaresh shqiptare. " Me zhurmen me te vogel, shqiptaret merrnin pushket dhe shkonin ne bordurat e anijes. Ate ngjanin sikur luftonin me armiq imagjinare. Gjysma e atyre shqiptareve ishin muslimane dhe gjysma tjeter te krishtere. Te gjithe therrisnin " Muhamet " apo " Shen Meri ". Ata hidhnin gllenka vere duke klithur ne frengjisht ca fjale te renda dhe duke qelluar ne ajer... "
Por edhe pas vdekjes se Mehmet Aliut dinastia e tij do ti mbante gjalle lidhjet me Shqiperine dhe shqiptaret. Kjo u deshmua jo vetem me zhvillimin e nje diaspore intelektuale ne Misir (Egjipt) dhe veprimtarise se rilindasve shqiptare, por edhe me interesimin e kesaj dinastie per fatet e ardheshme te Shqiperise ne shekullin e XX-te. Mbreti i Egjiptit, Fuadi, tri vajzat e tij do ti martonte me bejlere shqiptare. Ne vitin 1914, kur Europa do te kerkonte nje princ per Shqiperine, madje edhe pas largimit te princit Vid, nder kandidaturat e tyre kishte dhe nje princ te dinastise se Mehmet Aliut, vete vellai i Fuadit. Albert Defance, minister i Frances ne perfaqesine e Kajros, ne 6 korrik 1914 i dergonte nje shkrese ministrit te tij te Puneve te Jashtme, zotit Viviani, ku i shkruante : " Qeveria italiane po perpiqet te gjeje nje princ qe te zevendesoje princin Vid : princin Ahmed Fuad, xhaxhain e kedivit (mbretit) te Egjiptit. Por vec atij ka dhe pretendente te tjere qe presin momentin te deklarohen si pretendente. Nje prej tyre dhe vellai i kedivit, princi Mehmet Ali. Princi Fuad me ka pohuar kohet e fundit se perfaqesuesi diplomatik i Italise ne Kajro, i ka kerkuar qe qeveria egjiptiane te mbeshtese kandidaturen e tij ". Ne vitet e fundit te "dinastise Mehmet Ali" mbreti Faruk I-re do ta priste si nje mik te privilegjuar mbretin Ahmet Zog qe vinte te gjente strehe fill pas Luftes se II-te Boterore. Mbreti Zog do te largohej vetem pas permbysjes se monarkise nga ana e koloneleve Naser dhe Sadat.
Nje nga kontributet me te medha te Mehmet Ali Pashes ishte se qe ne vitet e para te pushtetit te tij, ai kerkoi te krijoje nje Egjipt modern dhe per kete ai nuk veshtroi nga Stambolli por nga Evropa e qyteteruar dhe se pari nga Franca. Ne libra te ndryshem historike apo pershtypje udhetimi te shekullit XIX-te gjer ne hapjen e kanalit te Suezit (1869), gjen nje dyndje te vertete te botes franceze ne Egjipt per modernizimin e tokes se vjeter te faraoneve, duke filluar nga koloneli Seve qe me vone do te behej Sulejman Pasha. Valle admirimi per Napoleonin e madh apo lidhja me mikun e tij zotin Lion, tregetarin nga Marseja, e shtyu njeriun nga Kavalla qe te adhuronte Francen ? Mos valle sepse ajo ishte nje kunderpeshe e qellimeve angleze, te cilet donin gjithnje ta pushtonin Egjiptin per te hapur rrugen drejt Indise dhe vendeve arabike ? Te dyja keto motive qendrojne. Dyndja e inxhinjereve, konstruktoreve, gjeografeve, shkencetareve franceze eshte e habiteshme. Champollion eshte arkeolgu i pare qe do te themelonte egjiptianologjine dhe do te deshifronte boten dhe heroglifet e faraoneve : Jumel, Bellefonds, Jomard, Clot, Lerminant, Lesseps e shume e shume franceze te tjere ishin ato ura qe do te lidhnin ngushte Francen me Egjiptin. Egjipti njohu nje rilindje te papare : manifaktura, fabrika, akademi ushtarake e mjeksore, institute, shkolla, gazeta, kanale vaditese e ujesjelles, parqe e muzeume... Saidi, nje nga bijte e Mehmet Aliut, do te studjonte ne France. Ismaili qe dhe ai do te hypte ne fron, ishte nga adhuruesit me te flakte te kultures europiane. Ishte Mehmet Aliu qe dergoi grupe te shumta te rinjsh egjiptiane per te studjuar ne shkollat me te mira pariziane per te mesuar mjeksine, artin e ndertimit te rrugeve dhe urave, shkencen moderne ne pergjithesi, etj. Kjo rilindje e Egjiptit do ta befasonte dhe vete shkrimtarin e politikanin Chateaubriand, i cili ne librin e tij Kujtime pertej varrit do te shkruante : " Francezet mbollen ne Egjipt faren e qyteterimit, te cilen Mehmet Aliu e kultivoi. Lavdia e Bonapartit u rrit : nje rreze drite rreshqiti ne erresirat e fese dhe nje e care i u be barbarise ".
Ne librin tim Krushq te larget botuar para disa vitesh, kam shkruar nje kapitull per figuren e Mehmet Aliut dhe obeliskun e Luksorit, te cilin ai i a dhuroi mbretit te Frances per ndihmen qe francezet i kishin dhene per modernizimin e Egjiptit. Obelisku monolit prej 23 metrash, plot hieroglife mbi lavdine e Ramsesit II-te, i vendosur ne sheshin e Concorde-s eshte padyshim nje nga deshmite me spikatese te kesaj lidhjeje te forte. Udhetimi i obeliskut nga Asuani e gjer ne Paris eshte sigurisht nje nga aventurat me te guximeshme te asaj kohe. Ky bllok i gdhendur guri prej 230 tonesh, veshtire te transportohej ne nje itinerar aq te gjate. I hipur ne nje lunder te madhe, obelisku i Luksorit do te udhetonte neper Nil gjer ne Aleksandri e qe andej do te merrte detin Mesdhe per te zbarkuar ne Haver, dhe qe andej, nepermjet Senes, do te merrte udhen per ne Paris. Ishte viti 1836...
Te flasesh per dinastine e Mehmet Aliut nuk mund te mos permendim birin e tij Ibrahim Pashen, strategun e madh dhe fituesin e betejave te lavdishme te Nezibit, Shen Joanit te Akres apo te Konjas. Rasti e solli qe pak kohe para vdekjes se papritur te tij, Ibrahimi te vizitonte Francen dhe te pritej nga vete mbreti, Louis Philippe apo Napoleoni i III. Ne oborrin e Hotelit te Invalideve, pasi eshte perulur para varrit te Napoleonit, ai pershendetet nga dy mije veterane te luftrave napoleoniane. Apoteoza e vizites se tij eshte ne " Champ de Mars " : " Kurre ndonjehere qe nga koha e Napoleonit, - do te shkruante ne kujtimet e tij Edourd Gouin, - kjo fushe nuk kishte sherbyer si nje teater kaq te shkelqyer dhe solemn. Edhe vete dielli dukej se kishte veshur roben e festes per te pershendetur nje nga bijte e tij, fitimtarin e Nezibit... " Mehmet Ali Pasha, si dhe Ibrahimi dhe pasardhesit e tij, ishte nga te rrallet pashallare tolerante persa i perket riteve e besimeve te ndryshme fetare. Koptet e krishtere, katoliket ortodokset, cifutet, greket e armenet, te gjithe ishin te lire te praktikonin fene e tyre. Madje Mehmet Ali Pasha ndonjehere bente shaka mbi fene muslimane. Interesant eshte gjithashtu fakti qe kur doli nga takimi me Mehmet Ali Pashen ne Kajro, shefi i te krishtereve te Jeruzalemit, Kustodi, do te shprehej : "Ai na foli si nje peshkop i vertete". Ibrahim Pasha deklaronte hapur barazine e feve ne gjithe tokat e mbreterise se Mehmet Ali Pashes. Mehmet Ali Pasha ishte nga te rrallet pashallare te perandorise osmane qe ishte aq tolerant. Besniket dhe bashkepuntore te tij ishin jo vetem muslimane por dhe kopte, ortodokse, greke e armene, cifute e te krishtere te Perendimit. Barazia e fese ishte e shkruar ne ligj.
Bota e shqiptarit nga Kavalla ngjan ende si nje bote disi e larget dhe e panjohur per lexuesin shqiptar, edhe pse ajo eshte nje nga figurat me unikale ne historine e diaspores shqiptare. Jeta e tij ishte nje epope e madhe, veshtire per ta permbledhur brenda nje libri, pasi ngjarjet jane te shumta. Vetem arkivat diplomatike te Stambollit, Frances, Anglise, Rusise, Austrise, etj, permbledhin dhjetra mijra dokumente qe presin te dalin ne drite. Ky njeri qe shkoi te luftonte kunder Napoleon Bonapartit ne brigjet e Egjiptit me 1800, me pas do ta bente perandorin francez idhull te tij, aq sa ne boten europiane ate do ta quanin " Napoleoni musliman ". Madje ai ka deshire tu thote biografeve te vet se ka lindur ne te njejten dite si dhe perandori francez. Aq legjendare u be figura e Mehmet Aliut ne ate epoke sa ne vitet 40 te shekullit XIX-te, duke ju referuar figures se tij, Victor Hugo ne permbledhjen Les Orientales, do te shkruante : " Nese ka nje kolos qe mund te krahasohet me Bonapartin ku njeri gjenial eshte Mehmet Ali Pasha ; ai qendron krah tij ashtu sic rri tigri perballe luanit, si skifteri perballe shqiponjes... "
Luan RAMA-Perfaqesuesi shqiptar ne UNESCO