Mediu, në dorën e Ina Ramës
Kryeprokurorja do të verifikojë nëse ka vepër penale në kallëzimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, do të vendosë mbi fatin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas kallëzimit të 63 trashëgimtarëve të viktimave të Gërdecit, të cilët kërkojnë rihetim dhe heqjen e imunitetit. Burime nga akuza qendrore thanë se kallëzimi i depozituar nga Zamira Durda është regjistruar në sekretari dhe do të verifikohet si çdo kallëzim apo ankesë që depozitohen në prokurori. Fillimisht materialet e kallëzimit do të verifikohen nga Drejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale në Prokurorinë e Përgjithshme dhe pas një periudhe dyjavore informacioni do ti serviret numrit një të akuzës shqiptare. Kjo e fundit do të vendosë nëse do ti duhet të ripërsërisë kërkesën në Kuvendin e Shqipërisë për heqjen e imunitetit ndaj Fatmir Mediut apo pushimin e kallëzimit, pasi për këtë çështje ka vendosur Gjykata e Lartë.

Verifikimi
Drejtori i Hetimit dhe Ndjekjes Penale, Sokol Stojani, duhet sërish të verifikojë ish-ministrin e Mbrojtjes, i marrë më parë i pandehur për tragjedinë e Gërdecit, por çështja e tij u pushua pasi Gjykata e Lartë përcaktoi, se hetimi dhe gjykimi nuk mund të vazhdojë pasi kishte fituar statusin e imunitetit në zgjedhjet e fundit parlamentare. “Kallëzimi i regjistruar në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme, do të verifikohet deri në detaje dhe brenda një periudhe prej dy javësh ushtruesit e kallëzimit, trashëgimtarët e viktimave të Gërdecit do të njihen me fatin e dosjes. Procedura do të jetë e njëjtë si për të gjitha kallëzimet e tjera”, thanë burimet nga akuza qendrore, sipas të cilave do të verifikohet baza ligjore e kallëzimit dhe indicet mbi të cilat mund të merret sërish i pandehur ish-ministri i Mbrojtjes. “Meqenëse një mundësi e tillë juridike, për pasojë dhe detyrim për prokurorinë për të rifilluar ndjekjen penale parashikohet shprehimisht nga neni 292 I K.Pr. Penale: Vendimi i mosfillimit të procedimit, i pushimit ose i pafajësisë, të dhënë për shkak të mungesës së ankimit për procedim ose të kërkesës së autorizimit për procedim, nuk pengojnë ushtrimin e ndjekjes penale për të njëjtin fakt dhe kundër të njëjtit person, në qoftë se më pas bëhet ankim, jepet autorizimi ose zhduket kushti personal që e bënte të domosdoshëm autorizimin, ne po paraqesim këtë kallëzim penal, për këtë ngjarje kriminale, që gjithsesi, ndiqet kryesisht”, thuhet në kallëzimin e familjarëve, duke i rikujtuar prokurorisë se baza ligjore për të marrë të pandehur Mediun ekziston.

Kallëzimet
Trashëgimtarët e viktimave të Gërdecit kanë depozituar dy ditë më parë një kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme nën akuzën e vrasjes në kuadër të organizatës kriminale për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkresa e firmosur nga 63 familjarë të viktimave i drejtohet Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, dhe pasi i referohet vendimit të Gjykatës së Lartë mbi pushimin e ndjekjes penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, kërkohet që Mediut ti hiqet imuniteti për të njëjtin fakt. “Për të mos ndërlikuar ndjekjen penale, ne i qëndrojmë dhe i bashkohemi kërkesës për gjykim të datës 13.03.2008, që Prokuroria e Përgjithshme paraqiti para Gjykatës së Lartë, në lidhje me atribuimet e figurave të veprave penale për personat përkatës, si dhe për faktet që provojnë këto akuza”, thuhet në kallëzim, i cili në mënyrë të përmbledhur i rikujton prokurorisë se ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti Fatmir Mediu, minimalisht ka konsumuar figurën e veprës penale, të parashikuar nga neni 248, i K. Penal, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij të kundërligjshme, të kryera me dashje ka dëmtuar rëndë interesat tona, pasi ka shkaktuar vdekjen e trashëgimtarëve tanë.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23862. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23862