Meditimi gjithcka qe duhet te dini.

Thamina

Papirus rex
https://twitter.com/intent/tweet?te...editimi-gjithcka-qe-duhet-te-dini/&via=gshqip






Psikologji – Heq stresin, heq simptomat e ankthit dhe të depresionit dhe është një “ilaç” për të gjithë ata që e kanë të vështirë të përqendrohen: disa përfitime të papritura, por shkencërisht të provuara të një praktike që ka origjinë antike, e që po përjeton një sukses të ripërtërirë
Heq stresin, heq simptomat e ankthit dhe të depresionit dhe është një “ilaç” për të gjithë ata që e kanë të vështirë të përqendrohen: për përfitimet që meditimi sjell është folur shpesh, por kjo disiplinë (në të gjitha manifestimet e saj të ndryshme), nëse praktikohet vazhdimisht, mund të japë edhe më shumë avantazhe të papritura. Le të shohim së bashku disa prej tyre, nga më të rëndësishmet dhe të çuditshmet, të gjitha të provuara shkencërisht.
  1. E bën trurin me “muskuj”
Studimet MRI (rezonanca magnetike) të Universitetit të Harvardit te një grup studentësh që u kthyen nga një kurs tetëjavor meditimi, treguan një trashje të materies gri në zonat e trurit të lidhura me ndjeshmërinë e trupit dhe dhembshurinë për të tjerët. Në të njëjtën kohë, tek ata u regjistrua një rënie e vëllimit të amygdalës (një rajon i trurit që lidhet me stresin dhe frikën) dhe një rritje të materies gri te “lëvorja” ballore, përgjegjëse për disa funksione njohëse të larta, si për përqendrimin dhe aftësinë vendimmarrëse.
  1. Vepron si antiinflamator
Një studim ndërkombëtar i publikuar në vitin 2013 dhe i kryer nga studiuesit e Wisconsin (SHBA), Spanjës dhe Francës, ka treguar se si tetë orë meditimi intensiv, të praktikuara nga ekspertët e kësaj disipline, janë të mjaftueshme për të “fikur” aktivitetin e gjeneve të caktuara që kanë të bëjnë me origjinën e proceseve inflamatore. Një tjetër studim holandez i publikuar në vitin 2014, ka treguar se meditimi mund të veprojë mbi sistemin nervor simpatik, duke promovuar relaksin e substancave antiinflamatore dhe duke ulur prodhimin e substancave që stimulojnë proceset inflamatore. Pra, ky është një lajm i mirë për ata që vuajnë nga format e inflamacionit kronik.
  1. Rrit temperaturën e trupit …
Sipas një studimi të Universitetit të Singaporit të publikuar në PLoS ONE, praktikimi i një forme të veçantë meditimi, si për shembull, ajo e murgjve tibetianë (të ashtuquajtur g-Tummo) bën të mundur rritjen e temperaturës së trupit. Kjo metodë është shumë e mirë nëse praktikohet gjatë dimrit, kur edhe temperaturat janë të ulëta.
  1. … dhe ul presionin e gjakut
Meditimi mund të favorizojë çlirimin në gjak të oksidit nitrik (një substancë që provokon relaksimin e enëve të gjakut), duke i siguruar kështu gjakut “tuba” më të gjerë ku ai mund të rrjedhë. Ja përse kjo praktikë, së bashku me një stil jete të shëndetshme, mund të ndihmojë këdo që vuan nga tensioni i lartë i gjakut, duke e ulur atë.
  1. Ju mban të rinj
“Një sesion meditimi në ditë … heq bastunin.” Kjo do të ishte shprehja e duhur në këtë rast. Në fakt, meditimi mund të ngadalësojë procesin e plakjes qelizore. Disa studime, duke përfshirë një sërë hulumtimesh të Universitetit të Kalifornisë në Davis, kanë treguar se meditimi përmirëson aktivitetin e enzimës së telomerazës, e cila rindërton dhe zgjat telomeret, sekuencat e ADN-së të vendosura në fund të kromozomeve. Mbrojtja e telomereve është thelbësore për të garantuar jetëgjatësinë e qelizave.
  1. Mund të jetë më çlodhës sesa gjumi
Në një studim të kryer në vitin 2006, një grupi studentësh universitarë iu kërkua që të zgjidhnin mes gjumit, meditimit ose të parit televizor, përpara se të bënin një test për të verifikuar nivelin e tyre të vigjilencës. Kush meditoi, mori rezultate më të mira, me 10%, në krahasim me këdo që bëri një sy gjumë apo që pa televizor.
  1. Është një “ilaç” i fuqishëm për lehtësimin e dhembjeve
Meditimi mund të ndihmojë shumë persona, të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje, sepse duke u çliruar nga mendimet negative nëpërmjet kësaj disipline, dhembjet që përjetojnë bëhen më të lehta.
  1. Aleat i grave
Praktikimi i meditimit dhe i disiplinave të tjera me origjinë orientale si, tai chi dhe joga, mund të “zbusë” simptomat më të zakonshme të menopauzës, si afshet, shqetësimet e gjumit, luhatjet e humorit, dhembjet muskulore etj.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Lopa eshte nje kafshe ripertypse. Ajo e ha ushqimin me shpejtesi te madhe dhe kalon naten duke e risjelle ne goje dhe duke e ripertypur.

Cfare lidhje ka kjo me meditimin. Meditimi nuk eshte gje tjeter vecse perdorimi i kohes ne dispozicion per te analizuar nje problem me shpejtesi te madhe dhe per te zgjidhur probleme. Ne kete gjendje, truri, i cili eshte ne nje gjendje analitike, me shpejtesi llogaritese matematokore hap te gjitha sirtaret e kujteses per te te sjelle ate element apo ate kujtim nga mesimi ne shkolle apo nga ngjarja ne jete i cili do te te sjelle nje pergjigje. Truri origjinal nuk gjen pergjigje ne libra dhe refuzon te ndjeke udhezime dhene nga te ashtuquajtur specialiste te cilet sygjestionojne dhe keqesojne gjendjen e njerezve te cilet i marrin keto keshilla per te mireqena. Nje njeri qe ka fobi sociale per shembull nuk duhet te trajtohet si nje psikopat apo si nje depresiv. Ne qofte se nje njeriu te tille i vihet ne dukje se ajo gjendje eshte nje gjendje normale qe e shquan nga pjesa tjeter e grupit ne te cilin ai nuk ndihet mire atehere ai do te perpiqet te gjeje grupin e vet shoqeror ne te cilin ai mund te shkelqeje.

Ajo qe ngaterrohet me meditimin eshte gjendja e perhumbjes totale qe vjen nga nje permbushje me sentimente sereniteti qe bazohet tek gjendja e mireqenies totale. Une kur mblidhja manaferra dhe mana toke isha gjithnje ne kete gjendje lumturie te pafund. Ne ato momente te mungeses se vetedijes njeriu shkrihet komplet ma natyren e cila eshte ne gjendje te dalloje ate qe e do dhe ate qe e vret.

Rasti i dyte i perhumbjes totale eshte boshatisja e njeriut e cila edhe pse mund te ngaterrohet me permbushjen eshte komplet e kunderta.

Yoga nuk eshte gje tjeter vecse fiskulture. Qendrimi im me i preferuar eshte me koken poshte dhe kembet mbi mur.

Tai chi nuk eshte gje tjeter vecse nje lloj stervitje ku ti nuk qellon qesken e madhe me plehra nga inati por qellon energjite ajrore.


Elohim
 
Last edited:
Top