Re: Mediat Shqiptare,cilesia dhe njeanshmeria e tyre
KJO ESHTE KRIZA JONE
Mimoza Dervishi
Pas intervistes se Rudina Xhunges me Edi Ramen, gazetat shpejtuan te citojne ketu-aty, ato qe mendohet se perbejne lajm, kryesisht cfare tha Rama per Berishen. Nuk u pa gjekundi te citohej per shembull, cfare tha Rama ne lidhje me shtypin dhe gazetaret. "Ju jeni orientuesit e opinionit,- tha ai,- dhe duhet ne keta dy muaj ta kishit zbuluar me kohe kush ka te drejte per punimet tek Zogu i Zi".
Ne nje vend si yni, ku akoma nuk ka monitorues te sakte te shikuesve apo lexuesve, pavaresisht shitjeve, ne nje epoke ku vleresimet per emisionet maten me numrin e mesazheve ne celularin e drejtuesve te emisioneve, do ishte mire te degjonim dhe te reflektonim mbi kritika te tilla, nga cilado ane ardhshin ato.
Ku eshte media sot dhe ku duhet te ishte? Ky eshte nje shqetesim i perbashket dhe kjo eshte nje ftese per reflektim dhe shkundje. Pothuaj pjesa me e madhe e gazetareve sot -_e njekohesisht pjese e statistikave te medias shqiptare qe nga viti 1992, gje qe e ben te lehte dhe te veshtire krahasimin, sepse eshte nje krahasim me veten. Titujt e shumte dhe kanalet televizive pa fund jane vetem hopi numerik i cili nuk e mbulon dot ate cilesor. Gazetaria sot s'po e kalon dot mesin e viteve '90, ku per hir te se vertetes kishte nje shkelqim dhe nje pararendje ne raport me aspekte te tjera te jetes ne ate moment dhe media ishte e vetmja industri qe funksiononte, ku edhe rroga e nje gazetari ishte gati dy ose tre here me e madhe se e presidentit te vendit. Nese do ndalonim se genjyeri veten, nese do ishim te pakten te ndershem me veten, konkluzionet jane teper shqetesuese.
Ta nisim nga A-ja, ose me sakte nga fjala, perdorimi dhe keqperdorimi i saj, armes kryesore te gazetarise. Shihen tendenca te rrezikshme te cilat fshehin deri diku krizen e thelbit dhe bartin kete krize ne nje forme me te kamufluar.
Perdorimi i Unit pothuaj ne cdo analize a koment, teper dendur, pothuaj ne cdo pese a dhjete rreshta eshte nje nga gjerat qe duhet te shmanget. Sigurisht qe ka tema te tilla, kur tregon nje histori tejet personale e denje per t'u ndare me lexuesit, qe s'ka asgje te keqe nga ky perdorim. Por kjo po behet nje semundje ngjitese dhe po harrohet fare audienca. Nese ne fillim u mendua se kjo te afron me lexuesin a shikuesin, dhe ka nje te vertete ketu, tani nisja e cdo lajmi televiziv a analize me: "Une mendoj" eshte teper e bezdisshme dhe mbi te gjitha krijon nje distance me audiencen, distance qe jo vetem eshte e panevojshme po eshte ajo qe nuk i duhet medias, sepse devijon krejt misionin e saj. Eshte e vertete qe kjo tendence perdoret dendur edhe ne mediat e botes, kryesisht italianet por dhe amerikanet, megjithate harrojme qe gjuha shqipe ka specifikat e veta dhe Uni duket mburravec dhe arrogant. Ndoshta keto lloj ngjyrimi ja ka dhene politika e Njeshit ne Shqiperi, qe vazhdon te dominoje. Dhe per te vazhduar krahasimin me boten, nje prezantues emisioni lajmesh apo te cfaredolloj show tjeter flet me Une, per ngjarje qe i ka mbuluar apo persona qe i ka intervistuar vete, dhe jo sic po ndodh ne Shqiperi, kur folesit te cilet fatkeqesisht akoma nuk e meritojne emrin gazetare, hedhin mbi vete me "Une mendoj keshtu", "gjykoj ashtu", punen e nje shpure gazetaresh ne terren dhe te nje grupi producentesh a redaktoresh neper zyra.
Po t'i lexoni me vemendje gazetaret me te mire te botes apo t'i shihni neper ekrane, njerez qe kane nje karriere gati 40-vjecare, qe kane intervistuar presidente dhe kane moderuar debate presidenciale, e perdorin rralle ose as fare unin. Kjo edukate e te thjeshtit eshte nje nga arsyet kryesore, qe kane mbijetuar kaq gjate ne nje biznes te veshtire, sic eshte media.
Por ky problem, ashtu sikur gjuha e ngarkuar qe po shihet tani gjithmone me dendur dhe ku krejtesisht harrohet qe po i drejtohesh nje audience krejt shqiptare, ku nuk eshte turp te dish vetem shqip, jane probleme teknike dhe ne dukje te jashtme, qe ne fakt fshehin krizen e vertete, ate te konceptit dhe veprimit.
Sa eshte media sot ne nje hap me zhvillimet e reja?
E pare nga jashte media e shkruar ka mbetur ne vendnumero, vend qe i perket mesit te viteve '90, ku zhvillimet dhe klima rrotull ishin krejt ndryshe. Po ne kete kendveshtrim, media vizive ka mbetur ende tek deklamacioni revolucionar i Vjollca Vokshit me ca modernizma e vjedhura nga jashte. E pare me thelle, duket sheshit dhe me keqardhje, qe gazetaria nuk po u pergjigjet zhvillimeve me te fundit ne vend. Ka nje boshllek te dukshem, qe vihet re mes politkaneve te rinj, te gjithe te formuar ne klimen e pas "90-s ne Shqiperi a jashte, dhe gazetareve, qe per cudi jane formuar po nga e njejta klime. Gazetaria eshte akoma peng e stilit Nano-Berisha, ku thjesht pasqyrohet cfare shan njera pale dhe si kunderpergjigjet tjetra, pa i hyre absolutisht me thelle problemit. Ka dhe nje perpjekje qe nen motivin, "t'i largohemi mendesise se vjeter" kalohet krejt ne ekstremizem dhe predikohen tema te tilla si "Berisha nuk kritikohet sepse socialistet deshtuan duke i rene Berishes ne zgjedhjet e fundit", dhe harrohet qe Berisha eshte perballe tyre tani per tani. Po nen kete rryme cdo kritike e liderit socialist shihet si perpjekje per t'i zene vendin Nanos. Dhe me e keqja megjithese kane kaluar tre muaj nga qeverisja e re, vazhdon te kritikohet opozita e cila faktikisht nuk ka te njejten pergjegjesi ne qeverisjen e vendit si pozita. Opozites i behet analize dhe kritike per te metat e saj, por jo pse ben opozite.
Dhe jo vetem kaq por vazhdohet me mendesine, kush sillet mire me median nuk shahet, nuk preket fare por perkedhelet gjithe diten edhe sikur ta kete kryekeput gabim. C'do te thote ta kesh mire me median, ta mbash mire me gazetaret? Gazetat apo ekranet jane fusha beteje dhe aty te gjithe perplasen, kritikojne dhe kritikohen, jashte ketij terreni bej c'te duash, ne kafene apo kudo qe te jesh.
Shkurt, vihet re qe poltikanet qe kane guximin t'ua plasin ne sy gazetareve se ku u calon puna dhe qe jane "agresive" me ta, jane te "urryerit" dhe te tjeret, qe dorovisin a buzeqeshin miqesisht per gazetaret jane te perkedhelurit. Te perkedhelurit nuk perbejne kurre lajm, sepse ruhen ta mbajne mire me ty dhe ti ruhesh ta pyesesh per problemet e verteta, dhe keshtu pa fund notojme bashke ne nje vorbull fjalesh dhe propagande pa buke.
Eshte gati tragjike po te mendohet se media eshte e blere nga biznese-perfaqesuese te njeres pale politike a tjetres. Kjo teme meriton shume respekt, vend dhe kohe nga vete analistet dhe gazetaret. Aq me teper po te mendohet se gazetaret ne gjithe boten jane njerezit me llogari bankare jo aq per t'u patur zili. Media eshte nje pune e veshtire, qe ka te beje drejperdrejt me lirine dhe hapesirat e te shprehurit, te cilat as blihen as shiten.
Pavaresisht cilat jane bizneset apo lidhjet qe fshihen pas titujve te gazetave, ajo qe duket sheshit eshte niveli i sotem i gazetarise. Zhvillimet e reja kerkojne nje stil te ri, nje mendesi te re, aty pikerisht, aty ku fillon pasqyrimi i ketyre ndryshimeve, ne strofkullen e medias. Duhet t'i japim fund krahasimit vetem me veten dhe te hapen ca kanale te huaja me shume e te shfletohen ca gazeta te huaja me shume, jo thjesht per te vjedhur tituj, formate emisionesh apo modelin e flokeve.
Sot lajmi i gazetave dhe televizioneve fillon dhe mbaron me cfare tha zedhenesi i qeverise apo lideri i partise. Ne fakt, aty vetem sa duhet te fillonte lajmi, dhe shpesh te injorohej fare, pjesa tjeter i takon gazetarit ta beje ndryshe. Ketu duhet ta kerkojme arsyen e renies se lexuesve. Gjithkund gjen te njejtin lajm, me te njejtin titull, gazetat po shnderrohen perdite e me teper ne buletine partish apo faqe zyrtare te qeverse. Ose me keq akoma, si shtepite e shqiptareve ne kohen e komunizmit, me nje bufe 12 mijeshe dhe dy divane 8 mijesh, dhe kudo qe te hyje, te dukej si shtepia jote. Le te mos ankohemi se jane shtuar gazetat, sepse po ta shihni me vemendje numri i lexuesve per te gjitha gazetat bashke, sot, nuk eshte as sa numri i lexuesve te tre a kater gazetave te vetme te mes 90-s. Nuk eshte vetem fakti qe lexuesi po pjestohet midis 12 a 13 gazetave, ai s'po afrohet fare tek tezga e shitjes. Nje lexues i kualifikuar merr dhe me shume se dy gazeta, por dhe nje me pak i kualifikuar, ka deshire te lexoje me shume se nje, dhe do ta bente me qejf edhe sikur ta heqe nga buka e gojes, lekun e nevojshem per te blere gazeta, sic e ka bere dhe ne kohe me te veshtira. Po keshtu konkurrenca mes shtypit te shkruar dhe atij viziv eshte e njohur ne gjithe boten, por po ta shihni me vemendje megjithese CNN mund te kete 600 milione shikues ne dite, kjo nuk ia ka zbehur kurre vlerat "New York Times", "Washington Post", etj., etj. Madje jane gazeta te tilla, qe kane perbere lajmin e madh dhe kamerat u kane shkuar nga pas. Gazetaret punojne 6 muaj, nje vit ose dhe me vite per te rendur dhe zbuluar dicka, qe mendojne se perben lajm dhe zbulim. Sigurisht qe ka dhe gabime, thjesht per hir te lajmit bombastik.
Po keshtu, CNN, festimin e 25 vjetorit te lindjes kete vit e shoqeroi me ca heqje nga ekrani te figurave te njohura dhe dinjitoze qe kishin 10 a 12 vjet qe dilnin perdite. Ata vazhdonin te punonin me te njejtin ritem dhe temp si ne diten e pare te punes, por monitorimi tregoi, se emisionet perkatese kishin renie te shikuesve dhe mosperputhje me audiencen, qe gjithmone ndryshon. Kerkohej dicka ndryshe dhe nuk u kursyen as figura te nderuara te cilet kishin vene gure themeli ne kete televizion.
Per t'ju kthyer shtypit ne Shqiperi, sigurisht ka analiza dinjitoze, qe kane opinione dhe kendveshtrime ndryshe dhe qe ngrihen e shkojne pertej lajmit te thate. Por kjo eshte pak per ta shpetuar krizen ku ka rene media sot. Per te mos thene pastaj qe disa analiza shpesh jane te tipit, "takova nje mik ne kafene i cili me tregoi si behet korrupsion ketu dhe atje". Nese marrim persiper te tregojme c'na thone miqte neper kafene, shume mire bejme se miqte jane pjese e shoqerise dhe jane urat tona me te perditshmen, por c'behet me teper se kaq. Kush eshte dallimi mes atyre qe shtyjne kafet dhe neve, qe kurrsesi nuk duhet te shtyjme fjalet.
Eshte thene dhe me pare qe mungon gazetaria investigative, zbuluese shqip, po gazetari e tille, nuk do te thote vetem te zbulosh krime te medha dhe te besh bujen e madhe. Do te thote t'i shkosh nje lajmi deri ne fund. Dhe meqe ra fjala, c'u be me ate lajmin trondites ku tavani u ra ne koke kalamajve? U tha dhe emri i firmes qe kishte bere rikonstruksionin dhe u la me aq. Shteti shpresojme qe po ben te veten, po pse nuk shkohet dhe hapen dokumente, pse nuk intervistohen drejtuesit e firmes dhe te vihen para kamerave, dhe nese nuk duan te intervistohen, pse nuk i behet nje reklame e keqe per muaj e muaj me radhe kesaj firme, deri sa t'i ndjejne pasojat qe vijne nga vjedhja apo punet shkel e shko, qe rrezikojne jete njerezish. Ky eshte roli i medias ne funksion te shoqerise se perbashket, pjese e te ciles jane dhe gazetaret apo femijet e tyre. Ky eshte denimi moral, qe u japim ne fenomeneve te tilla te demshme, shteti le ta denoje ligjerisht.
Nese vertet telenovela e Partise Socialiste ka mbaruar sic tha Rama, bashke me te, duhet te mbaroje dhe telenovela e gazetarise, qe ne pergjithesi ka qene nje telenovele e mbetur ne kufijte e thashethemeve. Gjithkush i kujton kamerat qe i shkonin nga pas Fatos Nanos, pak para kongresit te PS-se, por askush nuk mban mend ndonje kamera t'i kete shkuar pas ish-kryetarit neper ato hotelet a kazinote ku sic flitej gjithe diten liheshin shuma marramendese. E njejta gje shkon edhe per te tjere personazhe e fenomene te perfolura dhe vetem te perfolura. Nese ky cikel roze a gri ka mbaruar, bashke me te duhet te mbaroje dhe rendja pas poltikaneve per t'u bere pyetje te tilla, si "thone qe jeni te percare", "kemi degjuar qe...", "flitet se..". Ky eshte abuzim me informacionin dhe s'ka asgje te perbashket me lajmin.
Po keshtu gazetaria nuk mund ta kufizoje veten sot, ne replikat mes pozites dhe opozites. Shpresojme qe Shqiperia po futet ne nje klime te re moderne dhe te lere pas mendesine, ku behet gjithe kohes fushate. Me te mbaruar nje pale zgjedhje, nis fushata tjeter. Eshte krejt e kunderta neper bote, zgjidhet presidenti ne Amerike, te gjithe te nesermen i kthehen punes. Kete duhet te beje media, t'i kthehet punes.
Por a eshte ajo sot e papergatitur te perballoje zhvillimet e reja, apo eshte peng i aferave te bizneso-politikes? Ndoshta jane te dyja, dhe ky duhet te jete debati i dites. Le te besojme fort qe eshte e para, thjesht media eshte kapur mat dhe eshte e coroditur nga ndryshimet e reja qe filluan me tre korrikun, pavaresisht se ishin deri diku te parashikuar. Kjo rregullohet me shpejt se ajo tjetra, kapja mat nga biznesi, e cila godet dhe zhvesh median pikerisht ne thelbin e saj, ne lirine e fjales dhe mendimit. Pa kete liri, ajo qe mbetet mund te marre cfaredolloj emri, vetem media jo.