Mediat kanadeze: Faruk Myrtaj akuzohet për abuzim me të mitur

Mediat kanadeze: Faruk Myrtaj akuzohet për abuzim me të mitur

TORONTO – Mediat kanadeze shkruajnë për përfshirjen në një skandal seksual me të mitur të publicistit shqiptar Faruk Myrtaj që jeton prej vitesh në Toronto.
E përditshmja “Toronto Sun” thotë se “një vajzë 10-vjeçare luftoi “dhëmb e thonj” për të shpëtuar nga sulmuesi që u përpoq ta ngacmonte seksualisht”.</p>


Gazeta citon policinë e cila ka deklaruar se për këtë ngjarje të rëndë është akuzuar administratori i një pallati për sulm seksual, ndërhyrje seksuale të dhunshme dhe mbyllje me forcë. Një burim i policisë tregon se “viktima, vetëm 10 vjeç ishte e vetme në dhomën e lavanderisë së pallatit kur u ngacmua nga personi që punonte si administrator. Policia ka arrestuar Faruk Myrtaj, 54 vjeç, me kombësi shqiptare, por që jeton si emigrant i ligjshëm në Kanada.</p>


Myrtaj, i emigruar prej 6 vjetësh në Kanada, mësohet se është anëtar i Unionit të Shkrimtarëve në këtë vend. Në Shqipëri ai ka punuar në median e shkruar si dhe ka qenë zv/drejtor i ATSH-së.(Shekulli)</p>
lh1qsYz-wk0

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22998. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22998
 
Top