Mediat e huaja: Zgjedhjet në Kosovë, përçajnë serbët
Zgjedhjet lokale në Kosovë po shihen me interes nga mediat e huaja, të cilat bashkë me zhvillimet e fundit të fushatës raportojnë ecurinë e procesit zgjedhor, duke vënë theksin në reagim e serbëve për këto zgjedhje.
“Zgjedhjet në Krosovë, përçajnë serbët”. Me këtë artikull raporton BBC situatën zgjedhore në Kosovë, ku raportohet se tashmë ka filluar votimi për zgjedhjet lokale. Këto janë zgjedhjet e para të organizuara nga Prishtina. Në zgjedhjet e para që organizohen nga autoritetet vendore që nga shpallja e pavarësisë do të votohet në 36 komuna.
Ndërkohë mbetet i paqartë qëndrimi i elektoratit serb në 6 komuna.Elektorati serb e ka gjetur veten mes thirrjeve të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë për të dalë në votime dhe të atyre në Beograd, që i ka kërkuar t’i bojkotojnë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka garantuar se materialet zgjedhore janë shpërndarë pa asnjë vështirësi.
Policia gjithashtu thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat që të garantojë siguri në ditën e votimit.
Zgjedhjet do të vëzhgohen nga misioni ENEMO, i cili ka përhapur tashmë ekipet e tij në gjithë Kosovën.
Përfaqësuesve ndërkombëtarë thonë se votimi i 15 nëntorit është me rëndësi të madhe për të ardhmen e Kosovës.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe institucioneve kosovare që të dëshmojnë pjekuri në zgjedhjet e para të organizuara nga autoritetet e Kosovës.
Diplomatët ndërkombëtarë në Kosovë, kanë filluar ditën e zgjedhjeve në Kosovë, me vizita të ndryshme nëpër qendra të votimit anekënd vendit.</p>
Ndërkombëtarët në Kosovë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell, ka qëndruar në mëngjesin e së dielës në Graçanicë, ku është njohur me ecurinë e procesit të votimit në orët e para të hapjes së kutive.
Ai është ndier i impresionuar me pjesëmarrjen e votuesve serbë në zgjedhje.
“Deri më tani duket se ka më shumë votues këtu në Graçanicë, sesa në një shkollë që e vizitova në Prishtinë. Janë njerëzit që e menaxhojnë qendrën e votimit, janë vëzhguesit. Gjithçka po ecën mirë kështu që unë jam mjaft i inkurajuar”, u shpreh ambasadori Dell.
Ndërsa, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, ka vizituar një qendër votimi në Prishtinë ku ka biseduar me kryesuesin e kësaj qendre dhe është njohur me ecurinë e procesit.
“Gjithçka po shkonte mirë në këtë qendër të votimit. Përshtypjet janë shumë të mira. Shpresoj në përqindje sa më të lartë të mundshme të pjesëmarrjes së votuesve”, tha Feith.
Në mëngjes, Graçanicën e ka vizituar edhe Doris Pack e cila kryeson një delegacion vëzhguesish nga Parlamenti Evropian.(Shekulli)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26729. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26729