Mediat e huaja për zgjedhjet në Kosovë: Testi i parë i shtetit të ri

Mediat e huaja për zgjedhjet në Kosovë: Testi i parë i shtetit të ri

“Populli i Kosovës po voton në zgjedhjet lokale, zgjedhjet e para që nga koha kur vendi shpalli pavarësinë nga Serbia, vitin e kaluar”.

Kështu fillon raportimin televizioni BBC në lidhje me zgjedhjet e Kosovës, i cili i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ditës së sotme.

Krahas lajmeve të rëndësishme ndërkombëtare, mediet prestigjioze botërore i kanë kushtuar vëmendje të veçantë edhe zgjedhjeve në Kosovë.

Sipas tyre, ky është testi i parë i shtetit të ri, i cili ka shpallur pavarësinë nga Serbia në shkurt të vitit 2008.

Kështu sipas BBC-së, Qeveria e Kosovës ka deklaruar se është e vendosur të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në të cilën edhe shqiptarët etnikë dhe pakica serbe do të votojë.

“Mijëra e paqeruajtës të NATO-s janë ende të stacionuar në Kosovë”, thuhet në këtë shkrim të gjatë të këtij mediumi.

Gazetari i këtij mediumi nga Prishtina, Lowen Mark, ka raportuar se në këto zgjedhje, pritet një pjesëmarrje deri në rreth 40 për qind.

“Shteti i Kosovës përballet me testin e parë, zgjedhjet lokale”. Ky është titulli i shkrimit që agjencia e lajmeve Reuter ka publikuar sot në lidhje me zgjedhjet në Kosovë.

Edhe kjo agjenci sjell parashikimet se në këto zgjedhje do të dalin rreth 40 për qind e kosovarëve për të votuar.

Në të njëjtën kohë, ky medium prestigjioz ndërkombëtar ka publikuar edhe deklarata të qytetarëve shqiptarë dhe serbë në lidhje me daljen ose jo në këto votime.

“Votuesit e Kosovës u drejtohen kutive të votimit, test për shtetin e ri”, shkruan sot e përditshmja e madhe amerikane The New York Times.

Gazeta citon kryeministrin e vendit Hashim Thaci të ketë deklaruar se këto votime janë “hap i madh për Kosovën”.

Agjencia e madhe e lajmeve AP, duke raportuar për këto zgjedhje, citon Momçillo Trajkoviç, udhëheqësin serb dhe kandidatit për kryetar të komunës së Gracanicës.

Duke hedhur votën e tij, ai ka deklaruar se ky akt është një mundësie mirë edhe për pakicat, ngase gjatë tërë kohës ai ka parë ikje të bashkëkombësve të tij.

“Ky votim këtu tregon se … frika … është duke humbur”, tha ai, duke iu referuar presionit të bërë nga zyrtarët serbë që ata të mos votojnë.

Sipas agjencisë, për këto zgjedhje janë regjistruar rreth 1.5 milion votues, për të zgjedhur organet lokale në mbi 2 mijë vendvotime.

Rezultatet paraprake priten brenda disa orësh pas mbylljes së qendrave në orën 19. (Express)

Mediat e huaja: Zgjedhjet në Kosovë përçajnë serbët

Zgjedhjet lokale në Kosovë po shihen me interes nga mediat e huaja, të cilat bashkë me zhvillimet e fundit të fushatës raportojnë ecurinë e procesit zgjedhor, duke vënë theksin në reagim e serbëve për këto zgjedhje.
“Zgjedhjet në Krosovë, përçajnë serbët”. Me këtë artikull raporton BBC situatën zgjedhore në Kosovë, ku raportohet se tashmë ka filluar votimi për zgjedhjet lokale. Këto janë zgjedhjet e para të organizuara nga Prishtina. Në zgjedhjet e para që organizohen nga autoritetet vendore që nga shpallja e pavarësisë do të votohet në 36 komuna.
Ndërkohë mbetet i paqartë qëndrimi i elektoratit serb në 6 komuna.Elektorati serb e ka gjetur veten mes thirrjeve të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë për të dalë në votime dhe të atyre në Beograd, që i ka kërkuar t’i bojkotojnë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka garantuar se materialet zgjedhore janë shpërndarë pa asnjë vështirësi.
Policia gjithashtu thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat që të garantojë siguri në ditën e votimit.
Zgjedhjet do të vëzhgohen nga misioni ENEMO, i cili ka përhapur tashmë ekipet e tij në gjithë Kosovën.
Përfaqësuesve ndërkombëtarë thonë se votimi i 15 nëntorit është me rëndësi të madhe për të ardhmen e Kosovës.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe institucioneve kosovare që të dëshmojnë pjekuri në zgjedhjet e para të organizuara nga autoritetet e Kosovës.
Diplomatët ndërkombëtarë në Kosovë, kanë filluar ditën e zgjedhjeve në Kosovë, me vizita të ndryshme nëpër qendra të votimit anekënd vendit.

Ndërkombëtarët në Kosovë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell, ka qëndruar në mëngjesin e së dielës në Graçanicë, ku është njohur me ecurinë e procesit të votimit në orët e para të hapjes së kutive.
Ai është ndier i impresionuar me pjesëmarrjen e votuesve serbë në zgjedhje.
“Deri më tani duket se ka më shumë votues këtu në Graçanicë, sesa në një shkollë që e vizitova në Prishtinë. Janë njerëzit që e menaxhojnë qendrën e votimit, janë vëzhguesit. Gjithçka po ecën mirë kështu që unë jam mjaft i inkurajuar”, u shpreh ambasadori Dell.
Ndërsa, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, ka vizituar një qendër votimi në Prishtinë ku ka biseduar me kryesuesin e kësaj qendre dhe është njohur me ecurinë e procesit.
“Gjithçka po shkonte mirë në këtë qendër të votimit. Përshtypjet janë shumë të mira. Shpresoj në përqindje sa më të lartë të mundshme të pjesëmarrjes së votuesve”, tha Feith.
Në mëngjes, Graçanicën e ka vizituar edhe Doris Pack e cila kryeson një delegacion vëzhguesish nga Parlamenti Evropian.(Shekulli)

gGWE-ybVMww

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26792. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26792

Top