Mediat e huaja: Me largimin e Sollakut, zgjerohet

Mediat e huaja: Me largimin e Sollakut, zgjerohet

Mediat e huaja: Me largimin e Sollakut, zgjerohet kontrolli i kryeministrit

Ne nje artikull shume interesant te gazetes International Herald Tribjun, autori Nikolas Vud thote se gjithcka dihej qe do arrinte ne kete pike, madje vete Sollaku e ndjente qe do shkarkohej ne kete menyre Version multimedial i ketij lajmi

Mediat nderkombetare kane pershkruar shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem Theodhori Sollaku si nje tjeter perpjekje te kryeministrit te vendit Sali Berisha per te forcuar pushtetin dhe per te patur nen kontroll gjithe institucionet shqiptare. Ne nje artikull shume interesant te gazetes International Herald Tribjun, autori Nikolas Vud thote se gjithcka dihej qe do arrinte ne kete pike, madje vete Sollaku e ndjente qe do shkarkohej ne kete menyre, pasi u kishte rezistuar mjaft presioneve per doreheqje nga partia ne pushtet. Autori thote se dy vite pasi u zgjodh kryeminister, Berisha ka zgjeruar kontrollin mbi institucionet qe konsiderohen si thelbesore per mbijetesen e demokracise shqiptare. Autori ben nje ekspoze te karrieres se Berishes, largimit te tij te turpshem me 1997 dhe rikthimit te bujshem ne 2005 me tezen e luftes kunder korrupsionit. Autori citon kritiket e shkarkimit te prokurorit ne Shqiperi, duke thene se u reduktua nje nga institucionet e fundit te pavarura ne vend. “Levizja e presidentit Bamir Topi konsiderohet krejt e parakohshme perderisa Sollaku po priste nje vendim nga Gjykata Kushtetuese qe merret javen qe vjen ne lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij nga pozita”. Me pas autori vlereson gjithe procesin e fundit investigative qe kishte ndermarre Prokuria e Sollakut per te hetuar qeverine e Berishes. “Ky hetim detyroi dhe Ministrin e Drejtesise Rusmajli te jepte dorehqjen. I kishte kerkuar dhe ministrit Lulzim Basha te jepte doreheqjen dhe po hetonte marrdheniet e qeverise me firmen Becshtel. Tani qe Sollaku eshte larguar, komentatoret shqiptare dhe opozita kane frike se Berisha do te behet me i forte se kurre”.s
 
Top