Media te reja, zakone te vjetra

Al-Punk

Still here


NiemanLab ka studiuar kohet e fundit mesazhet e publikuara ne Twitter permes The Daily, gazeta e Rupert Murdoch e disponueshme vetem ne iPad, sidomos persa i perket harkut ditor. Te dhenat qe dalin jane mjaft habitese, veçanerisht nese krahasohen me mesazhet (tweet, cicerime) e publikuara ne Twitter nepermet gjithe programeve te tjera (qofte per kompjuter, qofte per celuare) si dhe faqes web te platformes.
Ne tabelen qe shihni me poshte, grafiku blu perfaqeson cicerimat e publikuara nga brenda programmit te Daily-t, ndersa grafiku i gjelbert tere morine e cicerimave qe dergohen ne Twitter gjate 24 oreve (Eastern time). Cicerimat e derguara nga iPad arrijne dy kulme gjate dites: njeri heret ne mengjes nga ora 7:00 ne oren 8:00, tjetri ne darke nga ora 8:00 deri ne oren 10:00. Ndersa aktiviteti ne Twitter i atyre qe nuk perdorin programin e gazetes ndjek nje tendence komplet te ndryshme qe praktikisht perket me oret e punes, ku frekuenca me e larte arrihet nga ora nente e mengjesit ne oren pese te mbasdites.

Duke gjykuar nga keto te dhena mund te themi se leximi i The Daily nga ana e publikut te tij i ngjan tmerresisht atij te gazetave klasike te shtypura ne leter; thene ndryshe, ne mengjes heret para se te shkojme ne pune dhe ne darke kur kthehemi ne shtepi. Dhe kjo habit jo pak nese mendojme qe The Daily publikohet ne iPad, nje prej suporteve me “mobile” qe ekzistojne pas celularit e qe te lejon ta marresh kudo me vete.

Artikuj te ngjashem:
  1. Ishte vetem nje iLuzion?
  2. The Daily: Murdoch pergatit gazeten e se ardhmes, vetem per iPad
34Y_t5Audp0


Artikulli i plote...
 
Top