media: per mua dhe per ty, prej meje dhe prej teje!!

media: per mua dhe per ty, prej meje dhe prej teje!!

pershendetje forumsa (apo forumista?),

une jam nje nga bashkepunetoret kryesore te revistes elektronike ezeta ( www.ezeta.org ) dhe ketu dua t'ju ftoj te beheni pjese e ketij projekti...

cfare eshte ezeta?

ezeta eshte alternative njerezore, popullore, vullnetare ndaj medias korporative qe po zgjerohet ne shqiperi.
ezeta mirembahet nga vullnetare (krejtesisht) dhe eshte e hapur ndaj pjesemarrjes se njerezve te ndryshem ne shkrime, poezi, muzike etj.
ezeta ka nje pamje dhe organizim inovativ, shume ndryshe nga monotonia e zakonshme e siteve shqiptare.

cfare mund te besh ti?

me dy-tre fjale: mundesite jane te pafundme. ezeta mbeshtet kreativitetin dhe inovacionin e individit ne media. bashkepunimi mund te jete konstant, i herepashershem ose i rralle. gjithshka varet prej teje. fushat e bashkepunimit jane virtualisht te pafundme.

http://www.ezeta.org

ps: per moderatoret, nuk e di nese ky mesazh eshte i "pranueshem" apo nese eshte ne vendin e duhur. sido qe te jete, po e le ne gjykimin tuaj (se mos kam ndonje alternative, hehe).
 

komino

Valoris scriptorum
Re: media: per mua dhe per ty, prej meje dhe prej teje!!

une sapo e pashe pmo
me pelqeu
ishte mjaft interesante edhe pse nisme e re (me gjithe veshtiresite e fillimit)

mendoj se do jem lexues i rregullt
thumbsup.gif
 

Erolina

Primus registratum
Re: media: per mua dhe per ty, prej meje dhe prej teje!!

Pershendetje, Peni! Kam lexuar me kenaqesi disa nga numrat e fundit te Ezetes, rekomanduar nga njera prej femrave me inteligjente qe me ka rane rasti i mire te njoh ne median shqiptare, M.M.
Me pelqeu shume kendveshtrimi me te cilin kishe trajtuar problemin dhe menyren e shkarkimit te Luan Rames dhe repliken me Enkelin!
Megjithese gjithmone te kam vleresuar per pergatitjen tende, nuk ma merrte mendja te ishe kaq i forte edhe ne gazetari!
thumbsup.gif

Po pergatis dicka per njerin prej numrave te ardhshem te Ezetes!
wave.gif
 

Guest
Re: media: per mua dhe per ty, prej meje dhe prej teje!!

Dhe une jam regjistruar me pelqen shume sepse ka kulture ne permbajtje jo si ca gazeta te tjera qe spo ua permend emrat
 

pmo

Primus registratum
Re: media: per mua dhe per ty, prej meje dhe prej teje!!

Në shënjestër: Erion Veliaj dhe lëvizja MJAFT

Ezeta, revista alternative elektronike shqiptare, ju fton të merrni pjesë në një nga debatet më interesante politike shqiptare të viteve të fundit: debatin rreth levizjes MJAFT dhe aktiviteteve inovative të lëvizjes. Deri më datën 10 dhjetor, keni mundësinë të dërgoni pyetjet tuaja në lidhje me lëvizjen MJAFT, nëpërmjet ëebsite-t të Ezeta-s. Një numër I zgjedhur I pyetjeve do t’i drejton Erion Veliajt, drejtorit ekzekutiv të lëvizjes. Sic mund ta dini, MJAFT është një nga risitë më pozitive në politikën e shoqërinë shqiptare, një lëvizje që kohët e fundit është bërë tejet aktive. Në një diskutim via email me Erionin, ramë dakord që do të ishte interesante (dhe mbase dicka që bëhet për herë të parë) që të ftonim pyetjet apo komentet e publikut.

Shkoni tek faqja kryesore, www.ezeta.org dhe klikoni tek mesazhi në qendër të faqes.

ps: pyetjet mund ti lini dhe tek ky mesazh i forumit, nese moderatoret jane dakord...une do e kontrolloj shpesh...data e fundit, 10 dhjetor!!

ps2: erolina, po i mirepresim materialet, hehe. gjithe te mirat...
 
Top