Media dhe Ideologjia

Media dhe Ideologjia

Duke lexuar BBC-ne ne rrjet, hasa ne informacionin e meposhtem:

"Images of US soldiers allegedly abusing Iraqi prisoners at a notorious jail near Baghdad have sparked shock and anger.
Politicians in the US, Britain and the Middle East expressed disgust at the images, broadcast on US television, and called for those responsible to face justice.

<span style="font-weight: bold"> CBS News said it delayed the broadcast for two weeks after a request from the Pentagon due to the tensions in Iraq. </span>&quot;

http://news.bbc.co.uk/2/hi/middle_east/3672901.stm
Ne shqip: CBS News tha se transmetimi [i pamjeve ku ushtare amerikane abuzonin fizikisht te burgosurit irakene] u vonua per dy jave sipas kerkeses se Pentagonit per shkak te tensioneve ne Irak.




Media e lire? Sa mund, duhet, dhe aktualisht sa nderhyn politika ne informacionin e medias? Cfare rendesie ka ardhja e informacionit ne kohe? A e quani manipulim kete dhe nese po si mund te evitohet?

Mua me beri pershtypje si e thane pa gje te keq se e kishin vonuar transmetimin 2 jave. Sikur me goditi ne fytyre, sepse ishte e shprehur aq hapur, qe informacionet qe marrim kalojne njehere ne siten e politikes.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Media dhe Ideologjia

çao!

eshte propaganda mengjes, propaganda. kam lexuar materjal mbi mediat ne Angli gjate luftes se dyte boterore. zgjidheshin materjale me karakter patriotik dhe me fryme pozitive per popullin, ne menyre qe te kishte unitet rreth shtetit dhe ideologjise qe ky shtet mbart'te e tejçonte.

gjerat kane ndryshuar natyrisht qe nga lufta e dyte boterore. ne Vietnam u ndoq ideja e tregimit te luftes, te gazetarit ne front qe tregonte betejat ashtu siç ndodhnin. me vone çensura u ashpersua, duke mos treguar kurre ushtare USA te rene ne beteje, duke marre formen e ushtarit supernjeri.

tani mesa kam vene re, çensurohen ato ndodhi qe shokojne popullsine (dhe jo vetem popullsine e nje territori), vrasin ndergjegjen. jane ato ndodhite qe kam degjuar te quhen &quot;efekte anesore&quot;, ku futen viktimat civile ngjarje te atij shembullit me siper etj etj. me nje fjale, ato qe trondisin ideologjine mbi te cilen eshte ngritur me aq <span style="font-style: italic">pathos</span> lufta.
 

Gerald_LSU

Primus registratum
Re: Media dhe Ideologjia

Kjo nuk ka te beje me censure, Pentagoni as nuk i urdheroi e as nuk i beri shantazh qe te mos i nxirrnin fotot. Ata u bene nje kerkese te motivuar nga meraku per trupat amerikane dhe situaten ne Irak ne pergjithesi. Kini parasysh qe para dy javesh dukej si domino efekt pasi Fallujah dhe Najafi sapo kishin shperthyer, nje lajm i ketille do te kishte patur si rezultat gati sigurisht me teper dhune.
Personalisht une nuk besoj ne asnje fare censure mbi mediat, por duhet patur parasysh se &quot;media&quot; nuk eshte koncept abstrakt, por eshte e perbebre nga njerez (gazetare) qe ne fund te fundit kane etiken e vete. Ne USA keto 2 vitet e fundit gazetaret kane filluar te jene me te matur me lajmet e tyre. Kjo nuk eshte doemos dicka negative ne nje sasi te moderuar. Ndoshta nuk do te ishte aq keq sikur mediat arabe te kishin te njejtat skrupuj.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Media dhe Ideologjia

Media mendohet te jete pushtet me vete dhe e lire, mirepo gjithnje e me shume shohim se nuk ashtu.
Arsyeja eshte shume e thjesht mengjes. Media ka nevoje per sponsor qe te ekzistoje dhe tarifat me te medha per blerjen e saj i jep politika dhe lidhjet e saj, keshtu qe nuk eshte e habitshme qe te jete media e shituar ajo amerikane, si edhe ajo e shume vendeve te tjera te botes.
Lili Gruber dha doreheqjen nga Rai, mesa duket Berlusconi nuk lejon me as te behet shaka ne adrese te tij, keshtu qe... s'ka shprese, pervec ndonje webpage-i subversiv
devil.gif
 

bona

Primus registratum
Re: Media dhe Ideologjia

alinos

si o goce mediat u makan me pare nga politikanet. ato localet po o goce por jo CNN e big chanels si kjo.

sidomos ketu ne americe o goce qe jane gazetat me dhjetra faqe e televizori ka qindra kanale i shajne politikanet e Bushin i bejne fertele.

shif ne Barnes e Nobles librat qe bejne fertele Bushin jane the best seller,aq keq kan fol me te thene menja kan per ta fut ne burg autorin.

gjithashtu duhet me i dhene drejtim i cik medias se shumica e dynjase marrin kot pastaj.
 

DFV

Primus registratum
Re: Media dhe Ideologjia

bona, edhe une jam dakort me mendimin tend.
Vetem kanali Fox dhe disa radio jane cmendur pas politikes se Bushit , ndersa CNN eshte ne pergjithesi i pa anshem.
E kunderta ndodh me gazetat, ato ne shumicen e rasteve e kritikojne ashper politiken e Bushit.
Keshtu qe mendoj se gazetaret ketu ne Amerike jane jashte ndikimit politik te qeverise.
 

bona

Primus registratum
Re: Media dhe Ideologjia

po pra

shif c'po i punojne qeverise tani me daljen e ketyne photove.
 
Top