Me thuaj me ke ha te te them cfare ha

Hektor12

Locus omnem
Më thuaj me kë ha, të të them çfarë po ha!

Jeni të shqetësuar se konsumoni shumë ushqim? Është i gjithë faji i miqve tuaj. Sipas një studimi anglez, dieta jonë ushqimore kushtëzohet në një masë të madhe nga personat që na rrethojnë.

Edhe zgjedhjet ushqimore, kushtëzohen nga ambjenti social. Sipas një studimi të fundit në Britaninë e Madhe, stili ynë i dietës është lehtësisht i ndikueshëm nga ai i miqve tanë. Ndaj para se të zgjidhni miqtë, mbani mend këtë e më pas seleksiononi ata të cilët ju duken sikur e duan më shumë jetën e shëndetshme.

Rezultatet e këtij kërkimi do të duhet të konfirmohen edhe nga analiza të tjera, megjithatë për studiuesit britanikë, kjo është një rrugë “gjysmë e shtruar”.

Sipas tyre, sjelljet ushqyese mund të transmetohen në aspektin social dhe këtë duhet ta kenë mirë parasysh ata të cilët ndërtojnë strategji komunikimi të reja, për të nxitur konsumin e ushqimit të shëndetshëm.

Ha ti, të ha dhe unë

Kërkimi, i publikuar në numrin e fundit të Gazetës së Akademisë së Ushqimit dhe Dietës, ka marrë në konsideratë 15 studime të zhvilluara në të kaluarën, të cilat shqyrtonin efektet e sjelljeve të të tjerëve, në zgjedhjet tona të ushqimit. Analiza e të dhënave të këtyre studimeve vërtetoi se zakonet e njerëzve që na qendrojnë rreth e qark, janë në gjendje të ndikojnë në zakonet tona, përfshi këtu edhe në zakonet ushqimore.

Kujdes miqtë…

…dhe shpesh ky proces vjen në mënyrë të pavetëdijshme. Kërkimet kanë evidentuar që nuk është e nevojshme për të qenë dhe konsumuar ushqim fizikisht bashkë me miqtë tuaj, që të hani si ata. Sjelljet ushqyese, qofshin këto të duhurat apo të gabuarat, na ndjekin edhe kur jemi vetëm në tavolinë.
 
Top