Me te Bukur

Ildri

Forumium maestatis
thumbnail.php
Në sajë të dozës së lartë të vitaminave C dhe E, që përshpejtojnë krijimin e kolagjenit dhe hidratimin natyral të lëkurës, kivi është ”eliksir” i pabesueshëm në luftën kundër rrudhave. Ky është rezultati që doli nga një studim britanik.
Në sajë të dozës së lartë të vitaminave C dhe E, që përshpejtojnë krijimin e kolagjenit dhe hidratimin natyral të lëkurës, kivi është ”eliksir” i pabesueshëm në luftën kundër rrudhave. Ky është rezultati që doli nga një studim britanik.

Për shkak të kësaj, si preventivë dhe për reduktimin e treguesve më të dukshëm të viteve, por edhe forcimin e sistemit imunitar, rekomandohet konsumimi i rregullt i kivit, që ka vetëm 45 kalori. Përveç vitaminave C dhe E, përmban edhe fibra bimore, kalium, bakër, magnez dhe mangan.
Kivi është i pasur edhe me acid askorbik, që neutralizon bakteret dhe mbledh poret.Nëse keni filluar të hani kivi kundër rrudhave, efektin mund ta forconi me maskë: bëni kremin nga një kivi dhe pak kos. Aplikoni në fytyrë një shtresë të trashë, lëreni të veprojëshkurt, dhe shpëlajeni mirë//
Noti, ilaç i mire kunder astmes

Koha e thatë dhe e ngrohtë më së shumti prek personat që vuajnë nga astma...

Koha e thatë dhe e ngrohtë më së shumti prek personat që vuajnë nga astma, e sidomos fëmijët, prandaj sipas eksperteve duhet forcuar sistemi imun
Images.ashx
Në mënyrë që fëmijët të jenë sa më të fortë, duhet që sa më shumë kohë të kalojnë në ambient të hapur, të shëtisin, të vrapojnë dhe të merren me sport, sepse aktiviteti fizik u forcon mushkëritë.

Qëndrimi në ajër të pastër, sidomos u shkon për shtat vogëlushëve që vuajnë nga astma, të cilët i pengon pluhuri nëpër shtëpi.

Duhet t'u bëhet me dije se për ta më së miri është të merren me atletikë, vaterpolo, hendboll, por në vendin e parë të listës që aktivizon mushkëritë është noti.

Uji i detit, dielli dhe noti pozitivisht ndikojnë në forcimin e imunitetit.

Mjeket sugjerojnë që fëmijët të zgjohen sa më herët, të qëndrojnë pranë detit si dhe gjatë ditës të merren me not, por të kenë kujdes të mos i ekspozohen shumë rrezeve të diellit dhe të mos marrin vendime vetë pa këshillën e mjekut.
Vera e kuqe zbulohet si "ilac" anti-plakje

Shkencëtarët për herë të pare kanë krijuar një model për minjtë, që mund të ëojë në të ardhmen në prodhimin e një ilaçi kundër plakje

Studiuesit kanë konfirmuar se një element përbërës që gjendet tek vera e kuqe, lufton pasojat e dëmshme të plakjes dhe mund të ndikojë tek zgjatja e jetës, duke pakësuar sëmundjet që shoqërojnë plakjen. Ata thonë se ky studim dhe zbulime të tjera të kësaj fushe mund të çojnë në vitet e ardhshme, në zbulimin e një ilaçi kundër plakjes. Resveratroli, një molekulë e vogël që gjendet tek vera e kuqe ka treguar se tek ekperimentet e kryera me mizat dhe krimbat, ka rritur ndjeshëm jetën e tyre, duke kufizuar sëmundjet, përfshirë kancerin dhe sëmundjen e zemrës. Studjuesit thonë se resveratroli ndikon pozitivisht tek speciet e ndryshme, duke shtuar aktivitetin e mitochondrias, që luajnë rolin e fabrikave të energjisë tek qelizat e njeriut.
Images.ashx
Tani shkencëtarët për herë të pare kanë krijuar një model për minjtë, që mund të ëojë në të ardhmen në prodhimin e një ilaçi kundër plakjes. David Sinclair është professor i gjenetikës në Universitetin Harvard dhe autor i studimit më të fundit, që tregon për ndikimet pozitive të resveratrolit tek shëndeti i minjve. “Puna në laboratoret tona dhe tani e disa kompanive synon gjetjen dhe zhvillimin e ilaçeve që mund të përdorin mbrojtësit natyralë të trupit kundër sëmundjes dhe shpresojmë që një ditë do të kemi ilaçe që mund të vonojnë avancimin e shumë sëmundjeve dhe ndoshta edhe të ngadalësojnë plakjen.”

Substanca Resveratrol ndikon në shtimin e energjisë tek qelizat, duke aktivizuar një numër gjenesh të njohura si sirtuina. Ajo ndikon sidomos tek një gjen i quajtur SIRT1. Studentët në laboratorin Sinclair e çaktivizuan gjenin SIRT 1 tek minjtë, duke i dhënë atyre Tamoxifen, një ilaç që zakonisht përdoret për trajtimin e kancerit të gjirit. Kur minjve i dhanë doza resveratroli pasi SIRT1 ishte çaktivizuar, studjuesit zbuluan se përbërja nuk e përmirësoi funksionin e tyre mitokondrial, por vetëm shtoi energjinë tek ta. Studjuesit thonë se tani po fillojnë provat e resveratrolit tek njerëzit dhe ai parashikon se ilaçi i parë kundër plakjes mund të dalë brenda 5 vjetësh.
Fiku dhe ulliri ushqim dhe ilac

Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina.

Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina. Është bërë e qartë se fiku është një frut kalorik që ekuilibron e shmang aciditetin e trupit të njeriut...

Është i pasur me burime natyrale të vitaminave A, B, C dhe përmban një përqindje të pasur e të lartë të lëndëve ushqyese, sidomos elementet hekur, kalcium, bakër. Përqindja e sheqerit tek fiku zë 19% të peshës së tij, dhe për këtë çdo 100 gr. fiq i jep fuqi e nxehtësi trupit rreth 70 sa’ren.

Është i dobishëm për gratë shtatzëna gjidhënëse, ndërsa në aspektin kurativ fiku është i dobishëm, mbrojtës e shërues i sëmundjeve të aparatit tretës, kapsllëkut, sëmundjet e gojës e mishit të dhëmbëve. Është vërtetuar shkencërisht se infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë ndihmon diuretikët e pastrimin e gjakut. Po të konsumohet esëll konsiderohet si një medikament i mrekullueshëm për rastet e kapsllëkut të përkohshëm, sepse përmban lëndë pastruese.
Images.ashx
Përdorimi i brendshëm - Në rastet e kapsllëkut të përkohshëm veçanërisht tek të moshuarit, përdoret infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë 3 kokrra në një gotë uji të ftohtë në mëngjes esëll e një tjetër para se të shkohet për të fjetur.

Përdorimi i jashtëm - Për inflamacione të laringjitit, rrugët e frymëmarrjes përdoret infuzioni i fikut si gargarë 3 herë në ditë. Për djegiet e lehta vendosen copa fiku pasi të jenë prerë në rripa tek vendet e dëmtuara e lidhen me një fasho të pastër, e cila ndërrohet mëngjesin e ditës në vijim. Për ulçerat e plagët e këqija vendoset fik i thatë i zier mbi plagë duke e lidhur me fasho me kusht që të ndërrohet 3 herë në ditë. Kjo kurë vazhdon për 4-6 ditë derisa të shmanget pisllëku plotësisht.

Vaji i ullirit shërben si ilaç për mëlçinë, kuron parazitët në stomak dhe shëron kapsllëkun. Vaji i ullirit ka gjetur përdorim si pomadë për kurimin e rënies së flokëve e disa lloje sëmundjesh lëkure. Arabët e kanë njohur vlerën dhe dobitë e pemëve të ullirit që jetojnë rreth 2000 vjet. Kjo pemë është përzier me hurmat me pseudonimin pema e arabëve si në ushqim ashtu edhe në shërim.

Studimet kanë vërtetuar se ulliri përmban përqindje të lartë të ujit rreth 30%, vaj nga 15-50%, lëndë proteinore rreth 5%, karbohidrate rreth 10%, kripëra minerale, më të rëndësishmet fosfor, hekur dhe kalcium. Gjithashtu në të gjenden vitamina A me sasi të mëdha, vitaminë B e pasur me lëndë minerale.

Vaji ka ngjyrë të verdhë që anon nga jeshilja me erë të këndshme ku për nga aspekti mjekësor konsiderohet i butë e i lehtë dhe i dobishëm për disa sëmundje të tëmthit, si dhe përdoret në prodhimin e disa lloje sapunësh e kremrash mjekësorë. Ndërsa gjethet e ullirit përmbajnë lëndë kapëse, ndër më të rëndësishmet Tanine, përdoret si gargare, forcuese e kundër etheve. Thuhet se gjethet e ullirit po të zihen vlejnë në parandalimin e gargarinës, gjithashtu është provuar shkencërisht se gjethet e ullirit kanë të njëjtat veti pothuajse, duke patur parasysh se në përmbajtjen e tyre ka hidhësirë.

Dihet se lënda e taninës që nxirret nga gjethet e ullirit përdoret në procesin e tharjes së lëkurave. Studimet e kryera nën kujdesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë vërtetuar se vaji i ullirit i pajis përdoruesit e tij me 35% të nxehtësisë dhe shmang kolesterolin në qarkullimin e gjakut.

Për më tepër, vaji i ullirit ndihmon që njeriu të gëzojë shëndet të mirë, sepse ky vaj konsiderohet absolutisht më i miri pasi nuk mbetet në muret e arterieve dhe për më tepër ndihmon në shërimin e mëlçisë, aktivizon daljen e verdhëzës dhe pastron aparatin tretës.

Nëse trupi lyhet me vaj ulliri, ai fiton butësi të ndritshme dhe për këtë sapuni i cili ka në përbërjen e tij vaj ulliri konsiderohet më i vlefshëm për trupin. Kjo pasi është vërtetuar se vaji i ullirit është më i dobishëm sesa dhjami për shëndetin dhe më i lirë materialisht//
 
Top