Me te ardhe keq per disa tema

A

Adami

Guest
Me te ardhe keq per disa tema

Kam kohe qe sjam fut ne albforum por eshte me te ardh keq qe shof tema si psh : Mirdita provinc e serbis, apo luftar katolik apo musliman, apo shkodran tradhtar e mirditor e malcor te beses e luftar.
Duhet ta dime t'gjithe se shqiperia nder shekuj ka kalu forma te ndryshme nenshtrimesh e vujtjesh, tradhtish e luftnash.Nqs ja lam historine e shqipnise kritikeve , historia shqiptare del shume keq.PSE ? Thojme ne Shkoder qe Pse-ne se ka dit as Nastradini.
Na thjesht nisena nga faktet qe lexojme ose gjejme neper muzeume,internet, libra ,doreshkrime etj etj, por prape se prape nuk na shkon mendja qe pse jane ba disa gjana qe me synin e mendjen e sotshme na duken tradhti e paburrni.

Psh Skenderbeu po ta lexojme me synin e kritikut, here bate mareveshje e here jo me serbt, simas kohes e ngjarjes, nana e tij slave, e vlleznit ..............ska nevoje per koment per jeten e vdekjen e tyne.Donacionet qe jepte skenderbeu kishes ortodokse serbe etj etj si keto.Perfundimi .................. ska nevoje per koment.

Mirditort kurre skane thane qe ti bashkohen serbise ose malit te zi.Eshte e vertete qe kane kerku ndihmen e malazezve ( kushrini i Bib Dodes, Markoja)per ta shpall mirditen republike.Pra se kane pase qejf sundimin turk dhe per momentin kane gjet nje lloj mbeshtetje luftet tek malazezt per armikun e tyne te perbashket, turkun.

Dikush thote qe mirditort ose malcort skane dasht shkodrant musliman, por per cil shkodran bahet fjale, per te vjetrit e per ata katolik te myslimanizum apo prej shkodranve turq me origjine turke qe skane mungu neper shkoder kur kane kene garnizonet turke qe shetitnin neper qytet.

Ne tane shqipnine ka pase ushtar shqiptar qe i kane sherby turkut dhe qe kane kene te te gjitha feve.
Vete Preng Bib Doda ka kene i biri i Bib Dod Pashes.Pashes? Mirditort thjesht i kane shpall lufte turqise por kurre shqipnise apo shqiptarve.Vete mret nikolla i malit te zi i kerkon ndihme Bib Dodes per ta ndihmu me e ra muslimanve te veriut dhe me nje leter mirditort i pergjigjen qe : katolik e musliman ata jane vllaznit tone e nuk futena kurre ne lufte me ta ( kam nje source diku per kete pergjigje por spo e gjej per momentin) .

Per Preng Bib Doden e mirditort e tjere te atyne kohnave kane shkru shkrimtar si Gjergj Fishta, Faik Konica, Asdreni, Filip Shiroka, Ali Asllani, Ndoc Nikaj, Milto Sotir Gurra, arbereshe te shquar si Dhimiter Kamarda, Zef Skiroi e Gaetano Petrota pa harruar dhe korrespondencen e tij me De Raden; gjuhetare si Justin Rrota, Aleksander Xhuvani, Mahir Domi; politikane si Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi; publiciste si Shahin Kolonja, Sotir Peci e Milo Duci; dijetare te njohur bashkekohes e pasardhes si At Pashk Bardhi, At Pal Dodaj, Dom Nikoll Sahatcia, Pal Dukagjini; studiues te letersise si Dhimiter Fullani, Regjep Qosja, Jorgo Bulo, Muhamet Pirraku, engjell Sedaj, Isak Ahmeti; prijes e krere te Mirdites , Prenge Marka Prenga; personalitete te Europes si Edit Durham, Franc Nopca e deri Peter Bartel ne ditet tona; duke vecuar sidomos kontributin e biografit te tij Pal Doci ne monografine “Prend Doci- Abati i Mirdites (jeta dhe vepra)” shkruar vite ma pare e publikume ne 1997.

Pra nqs na dona me ja hedh poshte ketyne qe permenda ma siper gjithe ato qe kta kane shkru e fol per mirditort atehere kjo eshte pune tjeter.

Le te marrim nje shembull tjeter per Isa Boletinin qe eshte provu se ai ne rrethin e tij te asaj kohe ka pase disa badigard serb/malazez. A mos kjo e ban ate tradhtar? KURRE.Ose Idriz Seferi qe ban nje paqe me turqit ne maqedoni si tip nenshtrimit.Kete ai e ban vetem per fitim kohet per tu ngrit prape ne lufte, por kjo paqe se ban ate tradhtar te kombit.

Po mbretin Zog me Shen Naumin etj etj raste si keto qe kane ndodh gjate historise se shqipnise.

Ka shume momente te ndryshme historia e shqipnise ( dhe jo vetem e shqipnise) qe me synin e mendjen e sotshme nuk mund ti logjikojme qe pse kane ndodh.

Sidoqofte mendimi jem eshte te mos rrime me i permend sot disa veprime te te pareve tane qe sjena ne gjendje me i logjiku sic i kane logjiku ata e te kete vetem unifikim te te gjithe shqiptarve qoshin ata mirditor, katolik, musliman, cam, e lab , etj etj.
Kena boll kojshit qe kena perreth me u merakos se dihet qe ne cdo kohe na kane hal ne sy per historine e per madheshtine qe kena si popull e mezi cpresin me na ba cope prej ma te madhit deri tek ma i vogli.

Nje opinion i jemi personal per turkun eshte qe jam hala i paqarte ne vetvedi rancine e damin e ketij pushtimit.
Muslimanizimi i shqiptarve eshte lidh per arsye lirim taksash, dhe per nje arsye shume te madhe qe per mu eshte MOS-ASIMILIMI i shqiptarve ne grek apo ne serb duke e dit qe te mos kishte kene turqia ne ato kohna na sot do te ishim serbi dhe greqi.
Thjesht per mu turqia ka kene nje perandori qe e ka pase jeten shume te gjate.
Nga ketu une e lidhi me Romen qe na pushtoi ne kohen e Ilirise dhe me del pytja : a mos valle kane kene romakt ma te mire qe na hoqen ate lloj paganizmit qe kishim e na futen nje fe tjeter?

FETE per mendimin tem jane thjesht kultura te HUJA qe na i kane pru tjeret e jo qe na si shqiptar ( nqs dona me e qujt vedin kshu) i kena pase ner shekuj/milleniume.

Perendite tona jane : Prende, Aferdita,Mikon ( perendia e miqesise---Miku), Medauri ( nje perendi ilire e luftes), Nikes ( perendia e fitores)Shkumbe, Rodon, etj etj.Sa prej nesh jena krenar per fene e perendite tona te lashta.Ma merr mendja shume pak ose aspak.
Na si shqiptar ma shume krenahona me keto fe e kultura qe na i kane pru te hujt se sa me tonat qe i kena pase qysh ne kohen e antikes.

Por gjithsesi njeriu beson e praktikon ate qe ka qejf e qe i pershtatet ose qe ja kane lane trashegim tjeret dhe jo realen si shqiptar qe jena.


http://www.illyrians.org
 

Al-Punk

Still here
Re: Me te ardhe keq per disa tema

Adam e ke nis shume mire shkrimin vella.
Shqiptaret jane shqiptare po shpeshhere keqkuptojme ca gjera. Vjet kur kam shku ne fshatin e tim eti, kur merrnin vesh mbiemrin me therrisnin kumbar dhe vone e kam marre vesh perse. Nuk eshte per pune mafiesh e budalliqesh te tilla. Cdo katolik i therriste keshtu muslimanet e cdo musliman po ashtu. Sepse kur lindte nje i ri ne nje shtepi, nje nga feja tjeter do vinte dhe i behej kumbar (i priste cullufet etj).
Zakon per te nderuar e per te afruar muslimanet e katoliket qe kishte disa qindra vjet qe zgjaste.

Tani dicka nuk e kuptoj une, pse e ke permendur Shen Naumin? E mendoja sikur na kane heq dore nje perl per hic e gje atehere.
 
A

Adami

Guest
Re: Me te ardhe keq per disa tema

Hi mando
Shen Naumin e kam lidh me mbretin Zog qe thuhet se ja fali serbve/slave. Por asnje se logjikon ne keto dite qe pse ju dha e si ju dha e kush ishin arsyet.Me pak fjale qe shume pakte e mareveshje qe jane ba me armiqte e kombit tone ne kohnat e ma perparme , ne ne ditet e sotme nuk mund ti logjikojme qe pse jane ba.Kjo ishte idea
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Me te ardhe keq per disa tema

Dhurate per ndihmen qe i dhane serbet Zogut ne grushtin e shtetit per tu kthyer ne pushtet.Te tjerat ngelen te gjykohen.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Me te ardhe keq per disa tema

Adam.
Ne te dy, na lidh 1 dicka e madhe bashke, e ajo eshte se te dy mendoj se jemi "adhurues" te Shqiperise te madhe. Eshte e vertet qe tema e Mirdites morri nje rrjedhe tjeter. Por kete jam un fajtori, dhe jo pa-djenine time, por me koshiencen time te plote ajo teme mori ate drejtim. Dhe ne fillim te hapjes se temes un jam disa arsye perse detyrohem te hap temen. Eshte pikerisht ajo qe thuaj ti se nuk duhet te meremi vetem me kritikat e historise tone. Por un isha i detyruar per te mbrojtur ato mijra shkrime qe ata kan bere ne forum, ku ne cdo fjali permendet fjala per shqiptaret muslimane (TURQIT). dhe ne fakt edhe ajo leter qe un nxora ate kishte per qellim, u vura ne dukje se si i quanin muslimanet. dhe deri ne cfare grade do shkonin vetem per te mos u bashkuar me muslimanet ne nje shqiperi te madhe. Ishte pikerisht lidhja e prizrenit ajo qe u mblodh nga te paret tane me rastin e largimit te perandorise nga ballkani. Ku ne si shqiptare ne perandorine osmane kemi pasur plot 27 kryeministra, dhe jetonim mire, prandaj dhe me largimin e tyre ne na udhezoi sulltani i asaj kohe qe ishte Abdulhamiti i dyte qe te bashkoheshim, pasiqe ne kohen e tyre ishim ne ata qe kontrollonin greqine e Serbine. Gjithmon ne krye te serbise apo greqise kishte shqiptar te cilet i komandonin ata, dhe me largimin e perandorise greqia dhe serbia filloi te revoltohej perseri kundra padroneve te tyre shqiptare. E gjersa u mblodhen ne Prizren kreret e Shqiperise qe te bashkonin vilajetet ne 1 te vetem ( bashkim ky qe historikisht nga ka munguar edhe ne kohen e Ilireve sepse sa here qe 1 mbret ilir fuqizohej dhe donte te nenshtronte mbreterit e tjere ilire gjithon dilte 1 mbreteri tjeter me e madhe europiane qe na pushtonte, flasim here tjeter per kete). Nejse, po flisnim per bashkimin e vilajeteve, me ne fund qe shqiptaret u bashkuan me lidhjen e Prizrenit, edhe pse nisme e muslimaneve aty u pranuan e u thirren edhe kreret krishtere, pra nga feja islame jan pranuar gjithmon per bashkpunim apo per te miren e kombit te krishteret. Nderkohe na doli 1 PASHA i cili gjasme i konvertuar ne musliman ndihmonte malin e zi kundra shkodres, dhe keto dihen mire, i cili u vra se bashku me 80 mirditoret e tij ne nje keshtjelle nga forcat shqiptare. Kete lajm e ka dhene edhe NEW York TIMES ne ate kohe. Dmth qe ne ate kohe kishte shume te krishtere kryesisht ne mirdite qe nuk donin te kishin shtet te madh vetem se 80% e tyre ishte muslimane. Prandaj shqiperia filloi te gllaberohej pak nga pak nga fqinjet. po keshtu ndodhi edhe ne 1921, nuk ka nevoj per shume komente, mjafton te lexohet letra, ku te cilet vetem per te mos u bashkuar me Tiransit, me matianet me jugoret, me durrsaket me shkodranet muslimane, i derguan leter gjeneves per te mos u bashkuar me ta por te ken shtetin e tyre prej 2 fisesh, dhe keto ishin interesat serbe dhe greke qe Shqiptaret te ndaheshin. Me ndarjen tone ata e kishin me te lehte te na hanin si karamele 1 nga 1. Dhe keshtu u be. Na iku jugu, na iku edhe veriu i shqiperise na iku edhe lindja e shqiperise, tek te gjitha keto kemi pasur qytete te medha, aq me teper qe kishim kryeqytet Janinen, dhe keto vetem se nuk donin krishteret te bashkoheshin me muslimanet. Dhe une detyrimisht keto fakte historike per ti bere akoma me te qarta per forumistet e tjere, perfitova nga rasti qe ketu kishim disa islamofobe aq me teper mirditore, te cilet rrane ne gracke. Automatikisht filluan te shanin ne forum, shkodranet, tironcit, jugoret, matianet durrsaket etj.
Pak a shume kjo ishte loja ime, ishte nje sulm per tu mbrojtur, ose me sakt i drejtova pasqyren atyre pak kokrrave qe ti lexosh postimet e tyre nuk ben gje tjeter vetem se shikon urrejtje per te tjeret.
Mua me pelqen shume patriotizmi prandaj dhe ta dhash ty Adam kete sqarim, sepse mendoj se i tille je edhe ti.
 
A

Adami

Guest
Re: Me te ardhe keq per disa tema

Ok Cufi e kuptoj se ku ke dasht me dal ti por "adhurus" te Shqipnise se Madhe me ban me u ndje shume keq sepse ska kene kurre ne politiken e asnje atdhetarit e nacionalistit shqiptar ( qofte lidhja e Prizenit apo e ndonje tjetrit).Ska kene kurre as edhe e ndonje qeverijet shqiptare deri ne ditet e sotme qe te kete nje Shqipni te Madhe.Nuk eshte as edhe deshira jeme qe Shqipnia te jete e Madhe.

Mund te me pelqejne idea e nje Shqipnijet Naturale ma mire se ajo ma siper :).

Natural Albania


http://www.illyrians.org
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Me te ardhe keq per disa tema

Adam, ishte nje menyre e te thenit ajo e imja. Ne fakt, termi shtet i madh ka ardh nga serbet te cilet moren trojet tona dhe te fqinjeve te tjere dhe e quanin veten Serbi te madhe, ndersa ne skeni nevoje ta perdorim kete term, ishte gabim i imi. Kujtoj ketu letren e nje patrioti shqiptar, Blerim Namani ( per mbiemrin sjam shum i sigurt.) qe ja dergoi Presidentit tone per ta heq kete fjale nga fjalori jon. por ngaqe publiku i gjere nuk e njeh kete gje prandaj dhe un e perdora ate shprehje qe te gjith e njohin.

Sic e thash edhe tek shkrimi i pare, asnjeher trojet shqiptare nuk kan qen bashke, te pakten keshtu kam lexuar tek libri i Mehdi Frasherit ku flet per problemet Shqiptare.
Sa per informacion Mehdiu eshte ai trimi qe doli ne Radio tirana kundra musolinit, fjalimi i tij u perkthye ne shume gjuhe. Nejse.
 

LORD

Forumium praecox
Re: Me te ardhe keq per disa tema

Jungjatjeta
Adami me vjen mire qe ka njerez si ti qe u dalin zot interesave tona qe eshte per tu dal dhe ke arsye te forta per ti shpreh paknaqesit dhe per tu treguar njerezve qe jemi shqiptare te gjith mysliman e te krishter jemi nje gjak shqiptar.

E sa per tradhti Tradhtia dhe vrasja mbrapa shpine na ka percjell gjithnje neper shekuj.
Nga Iliret qe kemi mesuar(nese na kan mesuar drejte) Ka pas tradheti e mos besim nder veti e qe na ka percjell deri ne ditet e sotshme.

Cuf Bardhi te jesh patriot dhe nacionalist eshte gjeja me e mire me e fort dhe produktive;)
 
A

Adami

Guest
Re: Me te ardhe keq per disa tema

Bashkepunim ne momente dhe periudha te ndryshme qe ka kalu populli shqiptar nder shekuj.






I MBRAMI VEZIR I SHKODRES

Át Marin Sirdani,

Me ket titull “I mbrami vezir i Shkodrës” nuk kemi qitë ceken me perpilue jetshkrimin e Mustafa Pashës me të cilin dera e Bushtalive e bori qeverimin e Shkodres, por me diftue disa nder kallxime mâ në shêj, qi ndiehen edhè tashti prej burravet të vjetër në Shkoder e nder vise tjera të Gegnís per ket vezir.

Perbujtnija (hospitaliteti) i Shqyptarit


Në kohë kur Mustafa Pasha i derës së Bushatlive qeveriste në Shkoder si vezir, nji malsuer prej Shkrelit me êmen Gjeto Marku vrau në Pazár të Shkodres nji tregtár pse i foli nji fialë të pagjashme njaj grueje të fisit të tij. Roja e tregut ndollë aty pari e kapi, e lidhë me pranga e dergoi gjaksorin perpara Mustafa Pashës. Ky e qiti në gjygj, e si gjaksuer qi ishte, kje gjykue per dekë me i a pré kryet. N’e nesre, kur e qiten ktê prej burgut me e çue në fushë të Buenës me e pré, Mustafa Pasha ndolli në krevet të pallatit të vet e t’a pamen urdhnoi me i a prû perpara. Mbas sa të pvetunash, qi i bâni, të cilavet malsori u pergjegji pá i rá mohit fajit të vet, Veziri tuj e pá se s’p’o i luete syni kerkund, muer e i tha:

—Amanet, or fisnik, a ké pá ndonji ditë mâ të vishtirë se diten e sodit, qi po shkon me u pré?

—Po si s’kam pá ditë mâ t’vishtirë se ket ditë, t’i ngjatët jeta.

—Kur? i tha Veziri tuj bâ çudë.

—Eh! lum zotnia, kur më ká ardhë miku te shpia e s’kam pasë buke me i dhâne me ngranë. Per né malsorët âsht mâ e ambel deka, se me t’a msy miku deren e mos me pasë me shka me i a shtrue sofren.

Mustafa Pasha, si Shqyptár qi ishte, i dite zakonet e malsorvet e u xûni besë fjalëvet të tija, e u gëzue tuj pá në nji nier aq të vorfën nji zêmër aq të mirë e fisnike, prandej i erdh keq me e shkue dam e jo veç i fali jetën, por urdhnoi me i dhânë disa kokrra dele e mbasandej i tha:

—Ksajë herë po të fali, or fisnik, se kenke zêmërmirë e bujár. Merri ato dele qi kan me të dhânë, e nisu per shpî t’ande, e kur të vijn miku te ti, vijo me e pritë sa mâ mirë t’a apin Zoti.



* * *



Lutja fetare


Në luften e Turkut me Rusí në vjetë 1829, me Mustafa Pashen kishte shkue edhè Kapidani i Mirditës, Lleshi i Zí, me nji numer të madh katolikësh. Ushtria shqyptare mbrrîjti në Filipe shì të Shtunden e Madhe. Lleshi i Zí, tuj marrë vesht se n’at gjytet gjindej nji prift katolik e thirri e e pveti se në çë kohë do t’a thote meshen ne e nesre se dote me shkue m’e pá me gjith ushtrín e vet, mbasi ishte e Djela e Pashkve. Ky i pergjegji se meshen nuk mund t’a thote diten per dielli, por naten tinzisht, pse çë me kohë qi kishte pasë luftë Austria me Turk katolikët n’at gjytet ishin marrë neper kambë e deri shartet e fés u ishin ndalue ballafaqe. T’a ndimen atë fjalë Kapidanit të Mirditës i ndrroi ftyra, e — Per qiell e per Dhé —tha, unë meshën e due diten per dielli si gjithë katolikët e botës, e në dashtë kush me na u perzie në punë të fés le të vijë se kurr mâ gadi s’ka pase mue e ushtrín t’ême!

Prifti i trimnuem me fjalen e Kapidanit u tha meshen n’e nesre ne pikë të mjesditës me gzim të madh të katolikëve të vendit.

Kur i vojtën në vesh Mustafa Pashës pengimet qi kishin katolikët n’ushtrim të fés, urdhnoi qi n’at vend t’u ipej lirí aty e mbrapa me e thânë meshen kur të dojshin e me shartet e fés pa u perzie kush në punë fetare; e pernjimend qysh me at rasë ai vend gzoi lirín fetare pá kurr farë pengimit.

Marrë nga “Ndriçime të historisë, të kulturës dhe të artit shqiptar”, Shpresa, Prishtinë, 2002, fq. 238, 239, 242. (ribotime prej Hyllit të Dritës”)

--------------------------------------------

Me ushtritë turke gjindej edhe Bibdoda me 4 mijë Mirditas të gatuem për luftë.




Ushtritë franko-turke patne mësye Sebastopullin. Qendra ushtarake në ushtrinë e madhe gjindej n’anen tjetër të Tunes (Danubit) në sa qi disa rrema ushtri patne kapërcye Tunën e dale përballë Sabastopullit. Me ushtritë turke gjindej edhe Bibdoda me 4 mijë Mirditas të gatuem për luftë.

Të mësyemet e para i pat bâ ushtrija franceze e permrapa saj vijshin ushtritë turke bashkë me Mirditas. Mbas një lufte të përgjakshme në njanën anë e në tjetrën, ushtritë Ruse qi kalojshin ata me shumicë të madhe, vuene para francezt e mbas tyne edhe Turqit qi shkuene gjithnji tue u zmprapë, por kuer mbërrine te fushat përballë Tunës e panë se ishte e pamundun per ta me kalue ujin me barkat e tyne dhe ishin të shtrënguem me at turr ndo me u mbytë n’ujë ose me u dorëzue rob lufte.

Mirdita qi ishte kenë mbrapa me ushtritë turke n’at ditë e pshtoj ushtrinë Franko-Turke me nji dredhi lufte të përdorun nga kapidani i vet Bibdoda, i cilli tue vrue se Rust vijshin tue u afrue, rreshtoi 4 mijë mirditasit e vet përballë rusve e me shpejti të rrfeshme u urdhnoi: “Në shpinë mêca edhe largas shoqishojt.” U larguene njani prej tjetrit edhe të gjithë njiheri rane me shpinë për dhé. Bataret e pushkëve të rusve kaloshin përpjetë e nuk mund i merrshin ata të shtrijm për tokë nësa që këta, ashtu të shtrijm mbushëshin pushkët shtrimas në njanen bri dhe porsa çojshin tek kryet me synue pushken të mbështetun te gryka në skjep të opangës merrshin drejtimin edhe pushkatoshin ushtritë ruse ndrejtë në kambë tue shti në francez e turq, qi të shkapërndamë kërkojshin me kapë barkët e ardhuna në ndihmë e me kalue Danubin e me dalë në breg tjetër.

Të shtimet e Mirditasve e të mbushunat brijas kjenë me nji rresht të pandame dhe aq haptas sa mujshin me përfshi 4 mijë vetët e shtrimun aty për dhé, qi shqetuene keqas Rust edhe i ndaluene deri sa ushtrija tjetër pat kalue Tunen e u rreshtue në bregun përtej ku me ndihmat e ardhuna nga qendra ushtarake me topa dhe vegla lufte tjera i banë ballë rusve mâ së miri.

Mbassi gjithë ushtrija tjetër kje vue përballë rusve përtej bregut, nuk pat mbetë tjetër n’anë të rusve veç kapidani me Mirditas. Aso herë, kapidani brofi në kambë edhe u briti tjerëve: “Në kambë mêca. Gërmuqas të kapim bregun te barkët qi na presin” e të gjithë, me pushkë të mbushuna në dorë, me shtat të përkulun për me u ikë plumbave qi porsi breshni kalojshin në synim t’ushtrive për te bregun, kapne barkët e sandallat e duelne ujin e Danubit të pritun me gëzim e brohori të madhe prej të gjithë ushtrisë qi i përshëndeti porsi pshtuesat e nji degës së madhe t’ushtrisë edhe t’erzit e të nderit të dy mbretnave të mëdhaj sikur ishin Sulltani i Stambollës e Napoleoni III i Francezëvet.

Me at ditë Bibdoda e mirditasit e tij patne nderime të veçanta. Sulltani emnoi Bibdodën Pashë e Napoleoni e deklaroi Princ e n’at herë e mbrapa qeverija franceze edhe qeverija turke e njofti Kapidanin për pashë e Princ të Mirditës.

Bibdoda, me titullin e Pashënisë, u kthye prej luftet në Shqypni i mveshun me petka zyrtare të kambës dhanun nga Mbreti i Stambollës, por u pa se mveshja e re e tij bani përshtypje të pakandëshme në krenët e në popullin. Porsi pashë ai emnoi nji tubë zaptijë të paguem nga Stambolla e qi ishin nën urdhnat e tij ndrejtë për ndrejtë pas asnji mvarësi nga Shkodra.

Shkodra kishte dy pashaha, përfaqësues të mbretit, njani i degës ushtarake e tjetri i degës civile porsi sundimtar ose prefekt i Shkodrës. Bibdoda, për natyrë guximtar e i egër për çdo gja qi prekte në të drejtat e tija e të Mirditës qi e njifte edhe e donte të pa asnji mvarësi nga Shkodra, shumë herësh u kishte ra ndesh disa pretendimeve të pashahave të Shkodrës, qi mendoshin me shtri sundimin e tyne në disa dega ku pretendimet e të dyja palëve përziheshin, por Bidoda nuk mendonte kurr me shtrue vendimet e veta për nën gjykimet e tyne.





Marrë nga: “Kujtimet e nji jetës së kalueme”, Dom Ndoc Nikaj, Plejad 2003, ff. 21-22.
 
Top