Me stilin e vjetër

makuciko

Forumium praecox
Me stilin e vjetër

Në park

I kujtoj fjalët e tua
Kët fundvjeshtë tek stoli i vjetër,
Kur me thoshe,"sa të dua!",
Ishe ti,a ish një tjetër!?

Kujtoj çastet që më fale,
Kujtoj orët pa vetmi,
Kujtoj puthjet prej të marre,...
Ish një tjetër, a ishe ti!?

Rri në park krejt i vetmuar,
Mbaj në dorë një copë letër,
Ato fjalë kush i ka shkruar,
Ishe ti, a ish një tjetër!?

Kush të mori e të çoi larg?
Kush të puth, të mban në gji?
Kush më donte me aq zjarr?
Ish një tjetër, a ishe ti!?

Arratisur qofsh prej meje,
Njëqindmijë kilometër,
Ti më doje, ndaj do kthehesh...
Ishe ti, a ish një tjetër!?

Ja, vërtet, të shoh sëlargu:
Pamja jote si perri
Ngjyrë pranvere i dha parkut,...
Ish një tjetër, a ishe ti!?

Më afrohesh shtatsorkadhe,
Më buzqesh si mike e vjetër,
Në gjoks zemra mu ndal fare...
S'ishe ti, ishte një tjetër!...
 
Top