Me shkas: Lidhur me Enciklopedinë maqedonase

Me shkas: Lidhur me Enciklopedinë maqedonase

shqipmedia1.gif
Shkruan: Fehmi Baftiu -

Është një fakt historik, se miku ma i mirë i të vërtetes është koha. Paragjykimet dhe fantazirat janë dukuri që ma se tepërmi e urrejnë të vërteten, por që zakonisht koha i hudhë në mbeturina.

E vërteta ekziston gjithnjë. Fantazia e bazuar në genjeshtra vetëm sa e zbukuronë dhe e forconë ate, patë shkruar dikur moti filozofi Jakub Arbesi. Ndërkaq, në kohërat tona është zberthyer në parimin thuaja ligjor të kohës, kur kjo thenie kualifikohet si moto e politkës botërore, se ma e vlershme dhe dobipruerëse është vërteta e shumë kontestuar se sa genjeshtra artistikisht e zbukuruar. Zakonisht, mosrespektimi i të vërtetës, prodhonë fyerje, urrejtje dhe arëmiqësi, madje deri në shkallën ekstreme të gjakderdhjeve kolektive.

Askund, më mirë, nuk u manifestua ky parim i gjakderdhjes se sa në ish Jugosllavi, të cilën e inicojë një Enciklopedi e ASHA Sërbisë në fundivitin 1986, me genjeshtrat dhe fantazirat që ua kalonin edhe miteve. Edhepse politika serbe asokohe, kinse e kishte ndaluar publikimin e saj, kjo politikë në anën tjetër do të luaj lojën ma perfide. Organet politike të Sërbisë, publikisht identifoheshin se ishin distancuar nga kjo enciklopedi, ndërsa duke ditur mentalitetin ballakanas, se çdo veprim nën cergë e ilegalitet për ballkanasit që udhëhiqen nga filozofia e mistereve dhe kureshtjes, do të arrinte shumë ma tepër efekt se sa puna publike, e lejojë që të shumëzohet dhe kinse në gjysëm ilegalitet të arrijë cep me cep të ish Jugosllavisë, nga se ajo nuk u anulua nga botimi, por vetëm se u ndalua.

Dikur në fundvitet e gjashtëdhjeta profesori i im i nderuar Juray Andrassy nga Zagrebi, duke folur për rolin e diplomacisë botërore, veçanërisht rolin saj në Ballkan, pati deklaruar: Fatëkeqsia e moszgjidhjes së çështjes shqiptare në Londër e Vërsaj, është se populli shqiptarë është i vetmi në Evropë, që mbanë mend e nuk shkruan . E patë thenë këtë konstatim atëbotë kur ligjeronte për Konferencen e Ambasadorëve në Londër me 1912, dhe rolin e kryediplomatit serb Vladan Gjorgjeviq, i cili disa muaj ma pare, e kishte përkthyer në të gjitha gjuhet e pjesëmarrësve librin e tij Arnauti i velike sile ( Shqiptarë dhe fuqite mëdha) me plotë fantazira e genjeshtra për shqiptaret, dhe ua kishte dorëzuar që më parë të gjithë pjesëmarrësve në këtë Konferencë ndërkombëtare. Normalisht pjesëmarrësit e kësaj konference i pat trazuar konstatimi i tij se shqiptaret janë një fis primitive që iu përngjajnë majmunave dhe si të tillë, janë të shpërndarë në të gjitha malet e Ballkanit. Janë dy lloje siç pati thenë edhe në fjalimin e tij para ambasadorëve të fuqive të mëdha, përderisa Jovan Jovanoviq Pizhoni dhe ambasadori rus Sazanov pohonin me kokë Disa janë me bisht të kalit, kurse disa kanë bishtin e majmunit dhe jetojnë nëpër male duke u mbajtur fort për drunjtë !.

Por, siç pat konstatuar profesori i imi nderuar, dyshimi i ca pjesëmarsëve të konferencës , do të ndryshojë vetëm atëherë kur kësaj konference do ti arrijë Memorandumi i Qeverisë së Ismail Qemalit me 2 janar 1912, për krijimin e shtetit etnik shqiptar dhe kufijt e tij .Memorandum i argumentuar me të gjitha provat dhe faktet materiale dhe të padyshimta, të cilat fatëkeqsisht populli shqiptarë në tërësi, askurr deri më sot, nuk i aktualizojë, para diplomacisë botërore! Atëbotë, patë lindur edhe shakaja diplomatike, se sa shpejt zhduket bishti, kur në pyetje është strofulla dhe dashuria për malin.Athua çfarë do të bëjmë me Afriken, kur majmunet të zbresin nga Kilimanxharoja, pyesnin njeri tjetrin !?

Në fundvitin e 1980 lidhur më çështjen shqiptare në Maqeoni, na lajmërohet përmes gazetes Veçer të Shkupit, një shkenctar i famëshem me kualifikim , gjimnazin e Dibrës, dhe karierë korrespodent i jashtem i Rilindjes i quajtur Njazi Limani nga një fëshat i Dibres.

Me kinse hulumtimet(!) e shumta të bëra qoftë nëpër arkiva (kurr këmba e tij nuk kishte shkelur në asnjë arkiv), dhe institucionet e tjera, kishte zbuluar se shumica e shqiptarëve në Maqedoni, posaçërisht nëpër lugina e qytete si Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Strugë dhe Shkup kanë ardhur nga malet e Shqiperisë- nga andej prapa Korabit. Kjo, shpërngulje e shqiptarëve sipas tij ishte bërë për shkaqe të gjakmarrjeve në mes të shqiptarëve, apo të kalimit në besimin islam – siç konstaton ai në këtë pamfletë, Ata u sollen me arrogancë dhe me likuidime masive ndaj popullit vendas maqedonë , rrethana këto që e detyruan popullin maqedonas të kalojë në lindje të lumit Vardar dhe Bullgari. Pjesa tjetër e ortodokseve sllav, pranojë islamin por nuk e ndryshojë gjuhen. Një pjesë e kësaj popullate edhe sot jeton në viset malore të Dibrës, Gorës në Kosovë, ndërsa posht në disa fëshatra të Kërçovës. Ndryshe, kjo popullatë quhet edhe pomakë e që më vonë do të emertohet edhe si torbesh

Asokohe e patëm shumëzuar këtë pamflet dhe shpërndarë ca intelektualëve në Kosovë por edhe në Shqiperi. Nomalisht, pata reaguar ndaj këtij pamfleti me një analizë në gazetën Rilindja. Por në vend të botimit të reagimit, pas ca ditesh më ftojë në zyren e tij drejtori i asokohëshem i Rilindjes Zogaj, bashkë me gjithë redaktoret, dhe me tha se botimin nuk mund ta bëjmë, pa me u konsultuar në Komitetin krahinor të LKJ. Komiteti krahinor asokohe e patë caktuar profesorin e nderuar Dr.Ali Hadrin, që emër të Kosovës të bisedojë me koleget e vet në Maqedoni. Dhe çështja përfundoj, me kritiken publike të gazetes Veçer, dhe tërheqje të vërejtjes autorit. Autori Njazi Limani- tani u pagëzua me Limanoski dhe për dhuratë pat marrur një Audi të asokohëshem të ri, edhepse të gjithë ishin në dijeni se dikush tjetër ishte autor i pamfletit. Mirëpo, qe i detyruar ta lëshojë Dibren e të inkadrohet në organet politike në Maqedoni!

Dhe tani pas gadi 3o vitesh lajmëhon autoret e pamfletit. Befasia ma e madhe është se një kryeredaktor i këtij pamfleti të jetë një akademik, i cili paguhet për analiza thelbsore dhe reale shkencore, e jo ti ringjalli urrejtjet apo fyerjet në mes të dy popujve dhe genjeshtren ordinere të një Njazi Liman-oskit.

Por do i preferoja akademikut le të lexojë letren dorëzuar, kinse si përfaqsues i maqedonëve, të Petar Arsovit drejtuar Konferencës në Vërsaj, dhe le të shofi se a ka ekzistuar populli maqedonë deri në vitin 1943? Se, deri më këtë vit a ka ekzistuar madje edhe termi gjeografik Maqedonia, apo Sërbija e Vjetër, që sipas burimeve dhe të vërtetes materiale e historike , peranadori Dushan qendren administrative e ka patur në Shkup? Poashtu, do ishim mirënjohës poqëse na zbërthen preambullen e Kanunit të Perandorit Dushan Nemanja,ku thuhet se Perandori Dushan do të jetë perandor i sërbeve, grekeve, bullgareve, vëllehëve dhe shqiptarëve (arnautëve) . Maqedonet fare nuk pëmenden. Ndoshta, ai, i ka konsideruar si serbë, bullgarë, vllehë por me siguri si shqiptarë në trojet e veta, të cilët Perandori bullgar Samuil me pushtetin dyshekujsh para tij, e kishte asimiluar një pjsë të tyre? K

ush ishte zotërues i tokave dhe i Manastirit të Mbigurit (Bigorski) në mesjetë në gryken e Radikës, dhe si u bë që edhe sot ekzistonë fletëfalenderimi në emër të Gjon Kastriotit nga Manastiri i Hilandarit? A e dinë apo i ka lexuar Marrëveshjen e Bukureshtit dhe a mund ta gjejë dikund emrin maqedonet, apo si u arriten aleancat sekrete, Greqi, Sërbi, Mali i Zi e Bullgari pa Maqedoninë? Athua ka njohuri se për cilin qytet u konfrontuan Serbia e Bullgaria dhe fillojë lufta e Dytë Ballkanike Sërbi, Greqi, Mali Zi, me Bullgarinë? Ose do i preferoja të shikojë me syt e vet diç që shumë kush e ka vërejtur gjerë tani, nga se kanë kaluar mbi 30 vite. Afrohu i famëshmi, akademik deri në Mavrovë dhe hyni në toaletet e këtij hoteli dhe shifni se çka do të thonë fjalit e shumta te kahmotëshme e kurr të pashlyera ; Site sme mie bugarite
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23571. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23571

Top