-> Me ne fund: Gjehet zgjidhja finale per Zogun e Zi

tntn

Primus registratum
-> Me ne fund: Gjehet zgjidhja finale per Zogun e Zi

vendimi eshte ky me poshte:




Te nderuar miq,
I nderuar popull i Tiranes,


Grupi negociator per zgjidhjen e statusit final te Zogut te Zi ben te ditur arritjen e kompromisit te meposhtem, ne interes te qytetareve te Tiranes dhe gjithe Shqiperise:

-Zogut te Zi t'i jepet pavaresia e kushtezuar.
-Ne menyre qe Zogu i Zi te permbushe te gjitha standardet e qendrueshmerise ndertimore te kerkuara nga bashkesia nderkombetare, vendoset qe:

1.Zoti Sali Berisha dhe zoti Fatos Nano te betonohen ne kembet mbeshtetese te nenkalimit.
2. Zoti Lulzim Basha tu shperndaje falas cizme, kepuce dhe leje ndertimi qytetareve te Tiranes.

Persa me lart, grupi i pavarur dhe profesional i eksperteve jep keto argumenta teknike:

1. Nano dhe Berisha do te betonohen perballe njeri-tjetrit ne distance te mjaftueshme per tu mundesuar peshtyrjen e njeri-tjetrit ne fytyre;
2. Kjo metode garanton 100% qendrueshmerine e kesaj vepre publike, duke qene se asnjeri prej te dyve nuk do te pranoje te largohet i pari nga sheshi i burrave pa i dhene tjetrit te peshtyren e fundit;
3. Propozohet qe Sali Berishes t'i lihen te lire dy gishtat e dores se djathte, ne menyre qe te vazhdoje te pershendese turmat me admirues nga i gjithe vendi;
4. Propozohet qe Fatos Nanos t'i lihet e lire dora e majte, qe te kete mundesi ta fuse ne xhep.
5. Gjithashtu, Fatos Nanos duhet ti lihet e lire edhe cepi i majte i buzes, qe ta ngreje gjithe tangerllik.


Post Scriptum:
Do ishte mire qe ky vendim te hynte ne fuqi menjehere.


Tirane, 9 janar 2005.
 
Top