Me Kuran ne zyre drejton Policine e Shtetit
Artikull i dates 12/4/2004 ne Koha Jone
ME KURAN NE ZYRE DREJTON POLICINE E SHTETIT
Faktet e publikuara dhe te njoftuara nga vete ministria e Rendit per shkarkimin apo perjashtimin nga policia te gjithe drejtuesve te policise ne qarqe apo ne ministri te cilet drejtuan operacionin kunder skafisteve tashme kane tronditur gjithe opinonin e ndershem ne Shqiperi. Shkarkimi i para disa diteve i Sokol Bizhges drejtor i Pergjithshem i Policise kriminale shkaktoi termet ne ministri dhe reagim te menjehershem te politikes, medias, dhe opinionit publik. Para tij ishte detyruar Pjerin Ndreu, ish-drejtor i Policise se Tiranes qe te jepte doreheqjen, pasi zuri ne nje operacioni policor droge ne autobuzat e linjes Tirane- Athine, ku pronare eshte gruaja e nje politikani teper te njohur.Te gjithe drejtuesit e operacionit "Puna", operacion qe bllokoi skafet dhe klandenstinet, tashme jane papune ose te paditur penalisht nga ministri Toska dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Bajram Ibraj. Ne raportin e Bashkimit Europian fakti pozitiv qe jepet per Policine eshte pikerisht ai i bllokimit te klandenstineve ne kohen kur ishte minister Rendi Luan Rama dhe drejtues i ketij operacioni kryekomisar Pjerin Ndreu. Gradat e dhena nga komisioni i ministrise se Rendit ku drejtues ishte Pjerin Ndreu jane lavderuar nga raporti i Bashkimit Europian , pasi kriteret jane bere ne bashkepunim me ekspertet europiane. Shkarkohet Gjovalin Loka, ish-drejtues i Policise se Qarkut te Vlores, Lezhes si dhe ne disa detyra te tjera dhe pas ai kundershton me argumenta praktiken nepotike dhe mafioze te Bajram Ibrajt e Toskes dhe menjehere perjashtohet nga Policia e Shtetit. Bajram Ibrajt dhe Igli Toskes u kishte mbetur barriera e fundit per te bere lemsh cfaredo e kedo ne ministri e ne policine e qarqeve, sidomos ne ato te rretheve ku kalon kontrabanda e droga. Ky ishte Sokol Bizhga, drejtor i Policise Kriminale te Republikes. Edhe kete e shkarkuan. Tashme rruget per drogen, kalimin e kontrabandes dhe per cdo pazar tjeter jane te lira. Ne ministri ende nuk eshte emeruar drejtuesi i antidroges. Ne shume qarqe shefat e antidroges nuk jane emeruar me qellim qe rrjeti i ri i droges te funksionoje. Ka akuza, por qe kerkojne ende nje konfirmim profesional qe sasia e lendeve narkotike qe sekuestrohet nga policia riciklohet prape, por kete rradhe nga segmentet e policise. Sokol Bizhga njeriu antidroge, antikorrupsion e kunder despotizmit te Toskes eshte shkarkuar. Rruga tashme eshte e lire.
Igli Toska ndjehet i qete dhe krejtesisht i pashqetesuar per cka po e ben lemsh ministrine, pasi per cdo emerim pyet Xhoana Nanon, kurse per shkarkimet firmos Fatos Nano. Gjithcka eshte bere nepotike dhe familjare. Ndersa Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Bajram Ibraj ka preferuar qe te ruaje postin dhe te firmose cfare i kerkojne nga lart. Vete ai falet mbi kuran cdo dite tamam si dikur Bashkim Gazidede ish-kryetar i SHIK i kohes se Berishes.Kjo akuze e rende eshte leshuar nga dora e ish-ministrit te Rendit Publik Luan Rama ne njeprononcim tek "Koha Jone". Kur gazeta i kerkoi ish-ministrit Rama qe te jete i sakte ne kete konstatim ai me kurajo tha se nuk do ta hiqte kete paragraf. Ish-ministri i Rendit Publik thote pa i hequr asgje: Nuk drejtohet ministria e Rendit kur ne krye te Policise se Shtetit ka nje njeri qe rri me kuran ne dore. Kjo eshte shume e rende per nje drejtues te larte te Policise shqiptare. Atij nuk i lejohet as Kurani e as Bibla. "Kurani" dhe "Bibla" per drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit duhet te jete Ligji . Nenteksti i akuzes publike te ish-ministrit te Rendit Publik Luan Rama, deputet i PS-se, eshte se Bajram Ibraj me psikologjine e tij, paaftesine totale dhe semundjen fetare te ngulitur prej vogelise nuk mund te jete i denje te drejtoje Policine e Shtetit.
Politika e sidomos mazhoranca duhet te reagoje menjehere per kete akuze ndaj Drejtorit te Pergjithshem te Policise bere nga ish-ministri i Rendit Publik. Gazeta "Koha Jone" ka denoncuar edhe ne vitet 1992-1997 faktin qe ish-kryetari i SHIK-ut Bashkim Gazidede ishte nje fondamentalist mysliman, gje qe i ndalohet me ligj perdorimi i institucionit per qellime apo inate fetare. Jane shume drejtues te policise qe rastesisht kane qelluar katolike, por qe jane larguar me paramendim nga Bajrami i Policise se Shtetit.
Pervec shqetesimit publik qe ka sjelle vendosmeria e ministrit Toska per te larguar te gjithe drejtuesit qe kane luftuar trafikun, vjen alarmant gishti tregues i ish-ministrit Rama ndaj Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit qe para ligjit zbaton normat e fese se tij. Cdo zyrtar eshte i lire ne besimin e tij. Ai le te falet ku te doje; ne kishe apo ne xhami apo edhe te mos falet fare, por kur vjen puna per te respektuar ligjin nuk ka perse ndjek metoden Gazidede ne politiken e kuadrit policor apo kudo ne administraten e shtetit. Shteti eshte i te gjitheve, edhe i katolikut apo ortodoksit, edhe i myslimanit apo bektashiut.
Kurajo e ish-ministrit Rama duhet cmuar ne ato pak rrjeshta qe ka shkruajtur me doren e tij, por alarmi ne piramiden e Shtetit duhet te jete i menjehershem. Sa me larg praktikes se Gazidedes qe ndikoi ne futjen e Shqiperise ne Konferencen e Vendeve Islamike, por dhe qe lejoi te futeshin kontigjente te fondamentalisteve. Kurse kjo e Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Bajram Ibraj, qe sic thote deputeti dhe ish-ministri i Rendit Publik " drejton Policine me Kuran ne dore", duhet patjeter qe te ndalohet. Gjeja me e cmuar e ketij vendi ne kete rrumpalle politike ka qene, eshte dhe duhet te mbetet harmonia fetare. Ndaj cilido drejtues apo zyrtar shteti qe manifeston fondamentalizem islamik apo katolik duhet ndalur ne ofensiven e tij.