Me Chigrinsky-n kompletohet skuadra

Me Chigrinsky-n kompletohet skuadra

barca-150x150.jpg
Ukrainasi Dmytro Chygrynskiy edhe zyrtarisht e kompletoi transferimin e tij te kampioni evropian Barcelona. Blaugranët i paguan klubit ukrainas Shatjor Donetsk 25 milionë euro për të siguruar kartonin e plotë të tij. Ato klube që do të shprehin interesim për shërbimet e tij në të ardhmen duhet të bëjnë gati 100 milionë euro. Aq është klauzola që i ka vënë në kontratë kampioni i La Liga-s. Gjiganti 22 vjeç është i transferuari i tretë. Më parë në Camp Nou defiluan dyshja e transferuar nga kampioni aktual italian Inter suedezi Zlatan Ibrahimoviq dhe braziliani Maxvell. Chygrynskiy edhe pse i ka kualitetet ai do të ketë punë të vështirë për të siguruar një vend në 11-shën startuese. Ai për tu bërë partner i kapitenit legjendar të Barcelonës Carles Puyol do ta ketë konkurencën e meksikanit Rafael Marquez, Gerard Pique-s dhe Gabriel Milito-s i cili është afër riaftësimit.</p>


Guardiola: Ska më transferime</p>


Nuk më duhet më asnjë transferim, me ardhjen e Chigrinskyit Barcelona ka kompletuar skuadrën, tha menxhaeri kampion në të gjitha frontet Pep Guardiola.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21967. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21967
 
Top